LUM SI TI, KURBANI I RI, QËNDRESË JE TI!

1
3857
Qëndresa Halili

Qëndresa Halili

PER FEMRËN QË…!

Më shajnë, poshtërojnë, bërtasin, shpifin e kërcënojnë. Bile disa “CopyShefqeta” vijnë kinse me ledhatojnë veshin, duke më thënë: “Ti mirë e ke, por e vërteta lakuriqe, si puna jote, nuk na bën mirë neve, na e zë frymën e përcëllon sytë flakë…! Mos, se nuk të ka hije!

Femrën, që nuk i ka hije me fol!
Tani shtrohen pyetjet e rrezikshme për ta: Kush, Kur, e Ku me fol? Dikur të gjorët MaMuslimanët e dhunshëm, frikshëm, trishtueshëm, kthehen: “Ani, edhe nëse nuk mbulon trupin (e ta dish, sa epshin na e ke nxit), mbuloje gojën, sytë, e fytyrën, por ama pjesët poshtë qafës na e le neve. E qashtu kënaqemi e shkrihemi ne… Ç’ka thua sonte, e kishim këndua ndonjë ‘Kuluvallah’ e me bereqet pas namazit të natës, me thirrjen ‘Allahu Akbar!’ ia kishim fillua…

Lum si Ti, Kurbani ri, Qëndresë je Ti!”
Kështu, është e vërteta juaj!
E vërtetë e sakatosur!
E vërtetë gjymtuar!
E vërtetë e dhunuar, njëjtë si Femra!
Femrën, që e shihni veç si një gjysmë-copë lëkure për shuarje epshesh e derdhje spermash..!
Femrën, që e shihni si ‘prodhuese’ fëmijësh, duke ndezur e programuar si e kur doni!
Femrën, që e shihni pa’fytyrë, pos qafës e poshtë!
Femrën, që doni nën mbulesën e zezë, skllavëruese, e cila edhe të shenjtës natë ia fut pa’dashje friken edhe në mes të territ!
Femrën, që po nuk i derdhi dy-tre pika gjaku, si dëshmi virgjërie, nuk e keni martuar!
Femrën, që e leni sokaqeve vetëm pse një i dashur e ka tradhtuar!
Femrën, që nuk e keni len deri frik të shkollohet e as me fund të gjatë të mësohet!
Femrën, që e keni përbuzur, munduar, keqtrajtuar, deri sa edhe prostitutë e keni quajt!
Femrën, që kurrë asnjë fjalë nuk ia keni dëgjuar!
Femrën, që si skllave/shërbëtore të shtëpisë e keni shpërfytyruar!
Femrën, që po nuk u be e sjellshme si donit ju, me gurë e shqelma e keni sakatuar!
Femrën, që ende plasni për bukuri, duke e mallkuar!
Femrën, që as emrin fëmijës se vet s’ka mundur me ia vënë!
Femrën, që shoqëri me meshkuj s’keni len me krijua!
Femrën, që ARTIN ne boten e juaj të errët ja keni ndaluar!
Femrën, që nëse lindi veç vajza e keni divorcua!
Femrën, që kurrë s’e keni lanë me u zbukurua!
Femrën, që as vajzat e veta si keni lejuar liri, AJO vet me i edukua!
Femrën, që sa herë kishte ciklin menstrual, e keni mbyll mos me u diktua!
Femrën, që nënën nder sy ia keni sha e pyet mos kund vajza ka gabua, se atëherë kryet mundet me të shkua!
Femrën, që ende e shihni si kafshë të egër, të cilën veç zinxhirët tuaj prej xhehenemi e zbutin pak!
Femrën, që nuk ia mundësoni një pikë gëzimi në mes të gjithë atyre vuajtjeve!
Femrën, që nuk ia leni të qeta mendimet, veprat jo se jo!
Femrën, këtë qenie kaq të ndieshme e goditni aq fort e rëndë!
Femrën, që i pritni dorë e këmbë, po nuk eci me hapat tuaj!
Femrën, që e kufizoni me nje jete te zbrazet kutie! Femrën, që po natyra nuk deshi t’i falë femije e futni pas dere, le te degjoje se si tjetra pas nëntë muajsh lind djalin!
Femrën, që e keni keqtrajtuar si është me se vështiri, vetëm për t’u duk burra të fortë!
Femrën, që edhe veshjen, stilin e erën ia keni ndërrua!
Femrën, që i ndalohet kreativiteti, këndimi, vallëzimi e kompozimi!
Femrën, që i ndalohet edhe të shpreh pakënaqësinë ndaj ndonjë vesi te keq, e ma e keqja edhe përmirësimin ia keni mohua!
Femrën, që nuk e shohin përtej mishit e gjakut!
Femrën, që nga marrja, për pak edhe gjininë ia keni ndërrua!
Femrën, që besimin, lidhjen e lutjet me ma te shtrenjtin Zot ia keni imponua!
Femrën, që për ma të voglin gabim e keni dënua!
Femrën, që edhe fatin e mënyrën e jetesës ia keni caktua!
Femrën, që nuk e përkrahni një biznes a punë me e fillua!
Femrën, që e shtypni fort e ma fort, veç hekat tjetrit mos me ia tregua!
Femrën, që gjithë dhimbjet ia keni grumbulla!
Femrën, që gjithë ëndrrat ia keni zaptua!
Femrën, që edhe gjuhen e nënës ia keni ndryshua!
Femrën, ah moj e bukura femër, si kështu keq të kane shëmtua?!
He, vdeksha në vend, po u kthefsha edhe një herë aty, atje, asaj feje të shpërfytyruese me i besua..!

Aty ku nuk dëgjohet zëri i shpirtit, ndjenjës, lirisë, as zëri i gojës se të bekuarës FEMER!
Aty nis fillimi i LUFTËS PËR ZOTIN, sepse në njëfarë mënyre FEMRA ËSHTË KRIJUESE AQ KREATIVE SA VET, NGA DORA E SAJ, ËSHTË BEKUAR E NËNSHKRUAR, SI BESIM E VLERËSIM PËR SHTIMIN E BOTËS SE GJALLË!

ZOT, me fal që ndoshta sonte ta kam hapur edhe një plagë të rëndë, por dije se toka është harruar tashmë nga njerëz, që mbjellin e rrisin fjalën tende, atë të dashurisë se pastër femërore, nga barku i të cilës jemi mbjellë e çelë tek e ndritshmja JETË!
Mos me keqkupto ZOT, por ky mëkat nuk i durohet FEMRËS MË!!!

qendresa_halili1Qëndresa në New York shijon lirinë e saj!

Ejani, Shefqeta, hoxhallarë, imam, Muhameda, Mahmuta, Selama e Islama, a keni dhimbje tjetër femrës me i shkaktua e shtua???!!!

03/08/2016, New York, Amerikë!

1 KOMENT

  1. Ose je SHQIPTAR ose Musliman.

    Qaq.

    Muslimant e kane vertetue se Darwini e ka pase gabim… sepse nuk eshte bo njeriu prej majmuni… por majmuni prej muslimani.

    DARWIN U KRY

Komentet janë mbyllur.