Marrëveshja Thaçi-Vuçiq-Grenell, humbje e lirisë së Kosovës

8
618
Ma. Agim Aliçkaj

Ma. Agim Aliçkaj* – Revista Drini

Serbia nuk bën të shpërblehet, ajo duhet të marrë mësim dhe të dënohet për krimet barbare në Kosovë!

Lufta për pushtet në Republikën e Kosovës ka marrë përmasa absurde tragji-komike, shumë të rrezikshme. Radio-televizionet, gazetat dhe mediat sociale janë të mbushura plot me shkrime, intervista, debate dhe komente të ndryshme, nga më të ultat e deri te ato me vlera të larta letrare dhe patriotike. Është e kuptueshme përpjekja e çdonjërit për të arsyetuar qëndrimet e veta, por sharjet, fyerjet, gënjeshtrat, mashtrimet, dezinformatat dhe falsifikimet e ndryshme janë të pakuptueshme dhe shumë të dëmshme. “O, tempora, O, mores!” – do të thoshte poeti i njohur Edgar Allan Poe.

A mund të shpëtojë LDK nga Vetvetja !? 

Më bëri përshtypje postimi i z. Fatmir Bajraj në Bota Sot Group me titull: “LVV-ja do ta djegë Malin për një Lis”, në të cilin mbrohej dhe arsyetohej plotësisht LDK-ja për të gjitha gabimet dhe dështimet 12 vjeçare, duke i fajësuar të tjerët. Komenti im ishte si vijon:

Z. Bajraj,  Respekt për qëndrimet tuaja. E konsideroj veten të pavarur, por jo të paanshëm, kur është në pyetje ekzistenca e shtetit të Kosovës. Çështja nuk është aq e  komplikuar si e paraqitni ju. Po flasim për fakte dhe gjëra që shihen haptas, e jo për supozime dhe mashtrime, të cilat shumica e popullit i ka kuptuar.

Në njërën anë është Hashim Thaçi, i cili ka kapitulluar para Serbisë dhe po e shet Kosovën. Ai është i ndihmuar nga partitë e korruptuara që ishin në pushtet, përfshirë edhe pjesën anti-Rugoviane të LDK-së me në krye Isa Mustafën, të cilat janë fajtorë për dështimet e njëpasnjëshme të Kosovës, si brenda ashtu edhe jashtë. Nga ana tjetër është z. Albin Kurti me Vetëvendosjen dhe znj. Vjosa Osmani me grupin përparimtar Rugovian të LDK-së, të cilët janë kundër ndarjes shkatërruese të Kosovës dhe korrupsionit të pakufi.

Populli kërkoi ndryshime dhe me 6 tetor i votoi këta të dy. Duhet shtuar se përkrahja për ta është në rritje e sipër dhe se në zgjedhjet e ardhshme mund të fitojnë më shumë se 50% të votave. Ju me disa të tjerë po tentoni ta frikësoni popullin me kinse rrezikun nga “anti-amerikanizmi, unitarizmi dhe bolshevizmi“.

Të kuptohemi, anti-amerikanë dhe anti-shqiptarë janë vetëm grupi i parë që e solli Kosovën para katastrofës, askush tjetër. Bolshevizmi dhe unitarizmi për popullin e Kosovës tash për tash janë çështje abstrakte. Populli dëshiron ta shohë së pari punën e Albinit dhe Vjosës për ta vlerësuar, jo të rrezohen pa e treguar vehten.

LDK rrezikon të përçahet keq dhe të dobësohet plotësisht me fajin e vet dhe jo të VV-së. Mendoj se për të shpëtuar LDK-ja e ka vetëm një rrugë, tërheqja nga formimi i një qeverie “Thaçjane” të kontrolluar nga Vuçiqi, kërkesa për zgjedhje të reja, sapo të kalojë virusi dhe largimi i një pjese të gardës së vjetër nga radhet e veta. Në këtë mënyrë mund të forcohet dhe të mbetet relevante në zgjedhjet e ardhshme, të cilat pa marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, herët ose vonë do të mbahen.

Kështu për LDK-në krijohet mundësia për t’i rezistuar me kompetence dhe në mënyrë demokratike “unitarizmin dhe bolshevizmin” si dhe gabimeve të mundshëm të VV-së. Jam i sigurt se komunizmi, bolshevizmi dhe ekstremizmi fetar nga cilado anë qoftë, nuk mund të zë rrënjë kurrë në Kosovë, pa marrë parasysh kush është në qeverisje”.

Deklarata e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, edhe pse me qëllime të caktuara, kundër krijimit të qeverisë Hoti dhe kërkesa për shkuarje në zgjedhje të reja është veprim shumë më i mençur se sa përpjekja LDK-së për të marrë pushtetin në mënyrë ilegale. Edhe nëse e realizojnë këtë dëshirë, “liderët” e vjetëruar të LDK-së do të ja shohin sherrin.

Do të jenë të detyruar të marrin pjesë në tradhëtinë më të rëndë kombëtare, që nga koha e tradhëtisë së komunistëve shqiptarë, me në krye diktatorin Enver Hoxha të dhënies së gjysmës së tokave shqiptare ish-Jugosllavisë. (?!)

Kurrë mos u nënshkroftë një marrëveshje antishqiptare!!

Fjala e urtë popullore thotë “Katundi që shihet kallauz nuk do”. Intervista e ish-diplomatit amerikan pro-serb, përkrahës i politikës së Ambasadorit Grenell në Ballkan, Z. James Hooper tregon haptas dhe qartas qëllimin e z. Grenell për ndarje të Kosovës. “Marrëveshja Vuçiq-Thaçi është gati, problem për të është vetëm për ta bindur kancelaren gjermane Angela Merkel dhe BE-në gjatë muajve maj e qershor”! Përndryshe, siç shprehet ai “po qe se Grenell nuk e arrin këtë, përfundon mundësia për t’i dhënë fund konfrontimit midis Serbisë dhe Kosovës”. Arroganca e z. Hooper me qëllim të mashtrimit dhe frikësimit të popullit shqiptar është e pashembullt.

Kurrë mos u nënshkroft një marrëveshje anti-shqiptare, Z. Hooper!

Kosova priti më shumë se nji shekull për ta fituar lirinë. Por 21 vjet liri, u keqpërdorën rëndë nga politikanët e këqinj. Me luftimin e korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e shtetit, e ndihmuar nga mërgata e fuqishme, Kosova forcohet dhe ka mundësi për të pritur, deri sa Serbia të shërohet nga sëmundja e urrejtjes dhe aspiratave hegjemoniste. Do të vijë koha kur Serbia do ta lusë Kosovën për njohje të dyanshme në kufijtë ekzistues me qëllim të hyrjes në Evropë. Populli i Kosovës nuk pranon marrëveshje të imponuar dhe nuk e jep më asnjë pëllëmbë toke. Serbia nuk bën të shpërblehet, ajo duhet të marr mësim dhe të dënohet për krimet barbare anti-njerëzore të kryera në Kosovë.

Kriminelët e luftës nuk mund të amnistohen kurrë.

Thaçi dhe Vuçiç e kanë gënjyer Ambasadorin Grenell

Duhet bërë sqarim për ata që i keqkuptojnë ose i keqinterpretojnë me qëllim porositë e këtij shkrimi, të cilat janë të qarta. Amerika dhe Ambasadori Richard Grenell nuk mund të fajësohen për situatën e keqe në Kosovë. Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë investuar shumë dhe nuk janë kundër lirisë së Kosovës. Mirëpo, marrëveshja për ndryshim të kufijve është në favor të Serbisë dhe mund të barazohet me humbjen e lirisë së popullit të Kosovës.

Thaçi dhe Vuçiq e kanë gënjyer Ambasadorin Grenell, se mund ta shtyjnë këtë marrëveshje të nisur nga interesat e tyre të veçanta. I pari për interesa personale, ndërsa i dyti për interesa të Serbisë. Ambasadori i ka pranuar manipulimet dhe gënjeshtrat e tyre si të vërteta pa i analizuar mirë, ai ka dalur hapur në anë të Serbisë dhe nuk mund t’i udhëheqë bisedimet me sukses. Pra, këtu kemi të bëjmë me mospajtimin tonë me një politikë të gabuar të një zyrtari të lartë Amerikan në Kosovë dhe asgjë tjetër.

Dëshira e jonë do të ishte, që përfaqësuesit legjitimë të Kosovës (jo Thaçi) të kenë mundësi të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë dhe para Presidentit Trump të paraqesin qëndrimet dhe brengat tona, me propozime konkrete se si mund të zgjidhet situata.

Kritikat publike me qëllim të mirë nga mërgata shqiptaro-amerikane janë në pajtim të plotë me vlerat amerikane. Kjo nuk e prek dashurinë dhe respektin e përhershëm për Amerikën dhe popullin amerikan. Kundërshtimi i popullit shqiptar kudo, në trojet tona e në diasporë, në çdo formë dhe më çdo mjet demokratik i marrëveshjes famëkeqe Vuçiq-Thaçi-Grenell është në interes të Kosovës, të Evropës dhe të Amerikës.

A mund ta shpëtojë Kosovën Gjykata Kushtetuese?!

Puna ka ardhë deri tek Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, organi më i lartë i mbrojtjes së shtetit. Pavarësia e kësaj Gjykate është esenciale dhe vendimet e saj duhen respektuar. Ka një arsye shumë të fortë pse në SHBA gjykatësit e Gjykatës Supreme zgjidhen në mënyrë të përjetshme. Ata nuk bën të influencohen dhe të shantazhohen. Mendoj dhe besoj se gjykatësit e GJK në rastin konkret do të gjykojnë në mënyrë të drejtë, me integritet të lartë personal dhe profesional, sepse kanë përgjegjësi historike për funksionimin e shtetit të Kosovës.

Këtë e treguan me pezullimin e dekretit të Thaçit për t’i dhënë LDK-së mandatin për krijimin e Qeverisë së re. Vendimi i Gjykatës po pritet me ankth kudo në tokat shqiptare dhe në diasporë. Hapësirat në kushtetutë mund ta lejojnë mundësinë për interpretim se kinse partitë humbëse mund të krijojnë qeveri nëse i “blejnë” votat e shumicës. Por, ky vendim nuk do të mund t’i qëndroi ballafaqimit me argumentat e anës tjetër.

Veprimet e fundit anti-shtetërore dhe makinacionet anti-demokratike të Thaçit, të ndihmuara nga Isa Mustafa, me disa karrieristë të tjerë, janë të qarta dhe mund të  karakterizohen si antikushtetuese. Vetë profesor Arsim Bajrami, njëri ndër hartuesit e Kushtetutës, përkrahës i PDK-së për një kohë të gjatë, në mënyrë të prerë deklaroi se: “Kushtetuta e Kosovës nuk ju jep të drejtë partive humbëse, të cilat arrijnë sukses ta rrëzojnë qeverinë aktuale me mocion mosbesimi, të krijojnë qeveri me kryeministër tjetër. Shpërndarja e parlamentit dhe shkuarja në zgjedhje është e vetmja rrugë!” – shton ai.

Problemet e lidhura me pandeminë dhe shpenzimet e organizimit të zgjedhjeve të lira janë argument bosh i atyre që i friksohen verdiktit të sovranit. Vetëm zgjedhjet e lira demokratike mund të krijojnë legjitimitet qeverisës dhe ta qetësojnë popullin e nënçmuar dhe të zemëruar të Republikës së Kosovës.

Këtu vjen në shprehje thënia e vjetër latine: “Vox Populi, Vox Dei”! 

Dëshiroj ta përfundoj me përsëritje të shkrimit tim të mëparshëm: “Historia na mëson se populli shqiptar e ka filluar rezistencen dhe luftën për liri në momentin kur është okupuar nga forcat terroriste serbe dhe okupatorë të tjerë. Për liri e kanë dhënë jetën bijtë dhe bijat më të mira të kombit. Asnjë individ dhe asnjë subjekt brenda dhe jashtë Kosovës, nuk ka të drejtë të deklarojë as të mendojë se ai i vetëm e ka sjellë lirinë e Kosovës.

Askush nuk guxon të bëjë pazare me tokat shqiptare. Amerika na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë, por nuk ka të drejtë të na marrë atë. Kombi shqiptar e don me zemër dhe pa hile Amerikën, por e don lirinë më shumë se Amerikën dhe më shumë se jetën. Nuk ka forcë në botë, që mund ta shtypë dëshirën e një populli për të jetuar i lirë!

*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës

8 KOMENTE

  1. Agim,

    mos fol pa lidhje… po vazhdoje punen tende …e qe eshte SHITJA E BILETAVE PRISHTINE – NJU JORK…

    Ti je i mire per biletashites edhe per koondukter ne autobuzi…

    Mos fol pa lidhje, e me u korite…

    Shënim: Nuk besoj se e njeh Amerikën ti, më mirë se ky. Ky po paralajmëron: “Askush nuk guxon të bëjë pazare me tokat shqiptare. Amerika na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë, por nuk ka të drejtë të na marrë atë.” Ne mund t’i servilosemi Amerikës, por sa na vlerësojnë ata, kjo ka rëndësi! Dhe nëse na imponojnë dhënie territori, ashtu si rrëzuan qeverinë Kurti, servilosu sa të duash – nuk na ndihmon. Ne duhet me pa me gjetë rrugën, si Rugova, me mbrojtë interesat tona, e që Amerika me qenë pro-nesh! Se ka shenja, që politika e gabuar e kumandirave hajna e të paaftë, i ka hedhur amerikanët në përkrahje të Serbisë… /AÇ

  2. Arben,

    Une shum mire e njoh politiken AMERIKANE, dhe e njoh me mire se Agim Aliçkaj. Agimi po genjen per Grennellin, sepse Grennelli ka thene se nuk ka diskutue asjenhere per nderrim te teritoreve.

    Pastaj eshte nje poshtersi absolute qe shumë egersira komuniste dhe islamike po e perdorin per spjegimin, apo cilesimin e ndihmes madheshtore AMERIKANE ndaj Kosoves.

    E kam fjalen kur disa idiotë politikë, bashkëpunimin me USA e cilesojne si SERVILIZIM!!!

    Servil eshte ekskluzivisht nje shtetas i nje shteti, qe eshte okupuar nga nje shtet tjeter dhe ai qe i sherben OKUPUESIT eshte SERVIL.

    AMERIKA kurrë nuk ka pase dhe nuk do te kete SERVIL ne Kosove, sepse AMERIKA E KA ÇLIRUAR DHE E MIREMBAN LIRINE E KOSOVES.

    Por Hordhite barbaree Komuniste dhe Muslimanet ne Kosove e konsiderojne AMERIKEN okupatore, sepse nuk po kane mundesi te e implemtojne diktaturen komuniste apo sherijatin Islamik.

    PIK.

    Shënim: Të kuptoj, por ka pra diskutime se Amerika sot me Grenellin si ndërmjetës, pavarësisht asaj që thotë Grenell, ka plane, për me ba një marrëveshje, që nënkupton edhe shkëmbim të territorit të Kosovës me Serbinë! Kjo flitet se është në dëm të Kosovës. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë edhe pritshmëria jote për Amerikën bie, por kjo ka më pak rëndësi se sa territori dhe interesat e Kosovës. Ne duhet me shpresua se kjo që thua ti është e vërtetë, por duhet me u përgatitë, që të mos na ngjajë kjo tjetra, e na gjen të papërgatitur, dhe na zhgënjen, nëse Amerika na dëmton! Se shumë njerëz po thonë se Amerika e sotme është ndryshe! E nëse është ndryshe, si me e ndalë?! /AÇ

  3. Arben,

    a ka mundesi nga ti personalisht me më spjegue vetem nje çështje:

    PSE DJE ME 7 MAJ, komunisti AL BIN Kurtoglu nuk e permendi ditelindjen e HEROIT ME TE MADH SHQIPTAR QE LUFTOI PER LIRIKUNDER OTOMANEVE!!!!!?????

    PSE?

    Shënim: Nuk besoj se Albini ka gjë kundër Gjergj Kastriotit. Mundet se tregohet taktik. Por sa i përket ditëlindjes së Gjergjit, thonë se është me 6 maj (e jo me 7), por nuk është e sigurtë, prandaj edhe nuk e feston kush zyrtarisht. E kryeministri Kurti në rolin e tij nuk flet për gjëra që nuk janë të sigurta, as Rama etj. nuk folën, zyrtarisht, them, se kështu në FB e uruam shumë njerëz, se ai një ditëlindje e ka pasë e le tqa zëmë se e ka pasë me 6 maj, përderisa nuk ka fakte, që e kundërshtojnë.

    Lexo për më tepër sqarimin e Col Mehmetit: https://fjala.info/sot-eshte-ditelindja-e-kryeheroit-shqiptar-gjergj-kastrioti-skenderbeu/

  4. Arben

    Nuk te thashe me bo hajgare per 6 apo 7 Maj. AI NUK E PERMENDI FARE. Dhe per poshtersine e tij Islamike dje ua uroi Goranve Musliman nje feste te tyre!!!!!!!!!!!!!!

    Po harron se pas vizites se Kurtoglut ne Turqi, ai deklaroi se figura kryesore e kombit SHQIPTAR eshte Shemsedin Sami apo Sami Frasheri, i cili i ka 49 vepra ne gjuhen Tyrqelike dhe 5 ne GJUHEN SHQIPE.
    Kete e tha sepse ka borxhe ndaj Erdoganit, i cili i ka premtue mbeshtetje politike permes muslimaneve te kosoves..dhe detyra e AL Bin Kurtoglut eshte mos me permend kurr GJERGJ KASTRIOTIN….por Shemsedin SAMI i cili eshte i pranueshem per Tyrqeli.

    Pastaj me 24 Mars 2020 Kurtoglu i shruajti nje falenderim NATO-s prej 4 rreshtave duke e falenderuar me keto fjale: Falemiderit qe na ndihmuat dhe e kryejtet OBLIGIMIN e juaj me na mbrojte!!!!!!

    Ndersa disa dite me vone e uroi pavaresine e TURQISE me 76 rreshta!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Arben,

    Nuk po mundesh me e pranue faktin qe Al Bin Kurtoglu eshte i SHITUR te Erdogani 100%.

    AL BIN LUTOGLU eshte a;
    ANTISHQIPTAR

    Shënim: Nuk besoj se Albini është anti-kombëtar, mundet se ka llogaritur në votën e muslimanëve dhe mbështetje nga Turqia, por këto janë kalkulime politike – se mendon që ndryshe nuk i fiton zgjedhjet. Duhet me e pa si sillet, duhet me dhanë shenja të dukshme ma shumë për këtë, për me e konsiderua kështu si ti!

  5. nese e ka per kalkulime politike athere ai po bebe njesoj sikur Hashimi, Ramushi, Isa, Edi Rama, …dmth qenka njesoj si tjeret…

    Shënim: Çdo politikan – edhe Trump – varet nga vota e popullit, secili i bën llogaritë e tij si me i fitua dhe maksimizua votat. nuk mund të mendohet ndryshe. Dhe këtu pastaj kemi edhe parimet e strategjinë mbi të cilën ata e ngrejtë politikën e tyre. Albini synon shtet të pakorruptuar e lufton kundër këwtij fenomeni – gjithashtu nuk e pranon cënimin e territorit të Kosovës. Të dyja janë qëllime të mira. Dhe politikën e tij e bazon mbi barazi me serbët dhe të tjerët, e jo inferioritet. Por jetojmë në një shoqëri reale, jo ideale. /AÇ

  6. Çfarë barazie me Serbet!!!?? Ata i kane punet e tyre, ne i kemi punet tona… aty s’ka barazi, sepse s’ka nevojë per barazi me Serbine…

    Shënim: Serbët i bëjnë në sy vetes sikur janë racë hyjnore dhe i kanë trajtuar shqiptarët si racë e kategorisë së dytë. Serbët në Kosovë kanë garantuar të drejta edhe më shumë se kanë shqiptarët vetë, për shkaktë kësaj tendence – dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk i kanë ato të drejta. Serbia në negociata me Kosovën po synon me e marrë edhe një copë territor të Kosovës, pikërisht se në vend me e konsiderua veten fajtore dhe me pagua për krimet e shkaktuara në Kosovë, ajo po e konsideron veten superiore dhe po paguan edhe njerëz të lidhur me administratët Trump, për të përfituar nga negociatat.

    Thaçin etj. i kanë thye, e në këtë rast, Albini e Vjosa po tregojnë më shumë dinjitet në mbrojtje të territorit të Kosovës. Albini po kërkon reciprocitet (barazi) me Serbinë, nëse ata bëjnë diçka jo të përshtatshme ndaj Kosovës, ashtu thotë Albini me ua ba edhe Kosova Serbisë. Grenell që flitet se ndikoi në rrëzimin e qeverisë Kurti thotë: jo reciprocitet. Që dmth. jo, ju nuk jeni të barabartë me Serbinë në negociata e në marrëdhënie me ndërkombëtarët e me njëri-tjetrin. Pra, nëse nuk ka reciprocitet, ka pra, dominim të Serbisë si deri tani ndaj Kosovës e shqiptarëve në Kosovë! Ti thua “çfarë po na duhet barazia me Serbinë?!” Leni pra, si Isa e Hashimi të dominojnë. Në negociata me serbët nuk duhet me u nisë nga pozita inferiore si Hashimi!

  7. Arben, Albin Skenderbeu,

    Nese don reciprocitet dinjitoz… pra me te vertete DINJITOZ athere ne duhet te shkojme ne SERBI dhe duhet ti vrasim 14 mije Serb… aq sa na vrane me 1998-1999. Dhe duhet tua kallim 176 mije shtepija, dhe duhet tua dhunojme 20 mije femra…
    edhe ti burgosim 2500 serb… edhe shumicen ti vrasim …

    KJO ESHTE RECIPROCITET.
    e jo pallavrat albinaiane

    Shënim: A thua do mmund ta bësh këtë se?! Bëhet fjalë për sjellje racionale, jo fantazi imagjinare… /AÇ

  8. Reciprocitet pi lyp ti … une jo.

    Shënim: E ti çfarë po lypë? Me qenë nën Serbi si deri vonë? Apo shtet i pavarur dhe i barabartë me Serbinë e shtetet e tjera në OKB? /AÇ

Komentet janë mbyllur.