DY POEZI SI SHEMBULL QËNDRESË NË KRAHASIME, SI DIGË E PAMPOSHTUR PAKOHËSIVE NË SFIDIME

0
993
Rexhep Doçi

Naxhije DoçiPrishtinë – Prill-2020

RRI NË SHTËPI – SHPËTO JETË

Në thellësinë e shpirtit të tronditur
kjo pranverë 2020
në Kosovën e zgjimit të etur
dhe në krejt dheun tim krahështrirë
lashtor e sublim
si edhe për globin anë për anë
stinë me buzëqeshje të fshehur
në krahët e erërave të panjohura.


Foto në Karantinë (Vetizolim): Naxhije Doçi-Prof.

Natyra këtë herë nuk është si përherë
vrullit të përtërirë me lule e fletë,
dhe me cicërima zogjësh degë më degë
që në nismë agmie të ditës së re.
Është e tronditur dhe me hovin e ndarë
nga sëmundja-murtajë
që merr jetë njerëzish të pafajshëm,
nga CoronaVirusi i panjohur e vrastar
llojit të paparë
me emrin edhe CUVID-19.
Megjithatë, shpresat e pafajësisë së dëlirë
përherë të pashuara në jetë
në mbijetim të pakohësisë.

Mendjendriturit e bekuar
shkenctarët mjekësorë të përkushtuar
të botës mbarë anë për anë
natë e ditë hovit në zbulime,
luftë globale jehut të mirësisë.
në mundje të Pandemisë
Andaj t’i respektojmë këshillat e dhëna
nga zemërbardhët shëndetësorë
heronj në vijën e parë me zemrën zjarr,
të hyjnizuarit hirëplotë
në Kosovë e në Botë:
-Rri në Shtëpi-Shpëto jetë-
nga armiku i padukshëm e agresiv
nga CoronaVirusi-CUVID-19.


Foto në Karantinë (Vetizolim): Prof. Dr. Rexhep Doçi

Që stina e radhës,
vera e nxehtë me hovin e saj të shpejt
të rrëzëllojë e buzëqeshur
në fushë e në male
dhe në rrjedha të cemta e në det
vargu im me ndjenjësi shpirti
përgjerohet për të vërtetën,
pikturon ikona dashurie për jetën
se jeta është e bukur si shenjtëri
e vetmja bukuri që nuk përsëritet.
Në flakërim hirësish të derdhura
edhe mjek të vetvetës të bëhemi,
ta vlerësojmë jetën tonë me mençuri,
me dashuri e mirëkuptim ta mbulojmë,
në largim urrejtjesh të pangopura
bashkimin me njëri-tjetrin ta kultivojmë.
Vetëm me guximin bjeshkë
dhe vullnetin e thellësisë si shenjtëri
mund të triumfojmë
mbi armikun e planetit tokë,
mbi Corona Virusin-Pandemi
vrastar e kobëzi.

Prill – 2020


NGA PRISHTINA NUK U LARGUAM

Kur sulmi i tërbuar serb
vërshoi damarëve të qytetit
flakëruar me rreze shprese
nuk u larguam nga themelet prush
mbi agoninë e shekujve.

Në dritare rezervoheshim të shikojmë
se përballë nesh, maje suke
rrinin natë e ditë të përqëndruar
helmetat serbe gri
që me tejqyrë na përcillnin
e me krisma armësh na tmerronin.

Ne megjithatë në Prishtinë qëndruam,
vërshuar nga mallëngjimi
shpinën nuk mundëm që t’ia kthenim.
Në grishje madhështish për agun e bardhë
heshtjet me frymim qëndrese i ngjallnim
trishtimet në valsin lirik i kompononim.

Ushqeheshim me rezervat e pakta
duke i dhënë njëri-tjetrit këshilla
për përkujdesje e mbijetim
mbi shfrenimin shungullues të armikut serb smirëzi
degraduar nga NATO supërfuqi
dhe shpirti luftarak i popullit tim
flakë-ndezur për liri.

Poezi nga libri ”Kohë flakadanësh të lirisë” – Naxhije Doçi – Prishtinë – 2011