Beteja e Dytë e Kosovës, një festë e merituar për ne!

0
677
Beteja e Dytë e Kosovës

Ngadhnjim Sopjani, Prishtinë

Meqenëse shqiptaret e kanë humbur autorësinë mbi “Betejën e Parë të Kosovës“, humbjen epokale të vitit 1389, krijohet përshtypje që edhe e vërteta nuk mjafton që ta vë në vend këtë ngjarje, pasi që është serbizuar aq shumë, saqë është kontaminuar. Neve si komb historia na e ka lënë një dritarëze, të cilën nuk e kemi shfrytëzuar për t’u rifutur prapë si autorë dhe pronarë të kësaj kohe dhe të këtyre ngjarjeve, ose thënë ndryshe në dorën tonë është një dëshmi e qartë e frikës dhe tradhëtisë serbe, kundër popujve të ballkanikë dhe besnikërisë serbe ndaj osmanëve, njëkohësisht dëshmi e këmbëngulësisë sonë, për ta mbrojtur Evropën dhe vlerat e saj!

Beteja e Dytë e Kosovës” e vitit 1448 është shumë me kuptimplote se beteja e parë, të dyja ishin humbje në fakt, që të dyja ishin humbje si pasojë jo të dobësisë serbe apo fuqisë osmane, por e tradhtisë serbe. Në Betejën e Parë, në qershorë 1389, tradhtia ishte brenda serbe, Vuk Brankoviq tradhtoi bashkë-fisnikun e tij Lazar Hrebeljanoviq, duke u tërhequr nga lufta gjatë zhvillimit te saj, që ua mundësoi fitoren osmanëve! Në Betejën e dytë, tradhtia serbe ishte jashta sojit të tyre, por se bashku me armikun e përbashkët, osmanët, kundër forcave ballkanike!

Janosh Huniadi

Ati nacional i shqiptarëve, Gjergj Kastiroti ishte nisur në drejtim të tokës së vet me 17 tetor 1448, Kosova e sotme për ta shpërlarë njollën e humbjes së gati 60 viteve më parë, këtu në Kosovë pritej t’i bashkonte forcat me fisnikun hungarez Janosh Huniadi, për betejën finale. Princi hungarez nuk arriti me kohë në vendtakim, pasi që u ndal nga krajli serb, Gjuragj Brankoviq, i cili kishte lidhë krushqi me Sulltanin (duke ia dhënë vajzën për grue).

Brankoviq e ndali turrin e Huniadit, i cili ishte nisur për në Kosovë për t’u takuar me fisnikun Arbëror, duke u munduar ta bindte që të mos shkonte, mirëpo meqenëse Janosh Huniadi ishte i vendosur, atëherë forcat serbe kryen tradhtinë e shekullit, vranë Hunaidin dhe kokën ia çuan Sulltanit si trofe.

Gjergj Kastrioti

Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk ishte i informuar për këto ngjarje në fillim, por ai ende besonte se fisniku hungarez nuk do e tradhtonte pa një arsyeje. Kështu ai shkoi në Smederevë, ku u takua me prijësin e serbëve dhe e kuptoi dredhinë, pra që serbet kishin ndërruar anët, duke u rreshtuar me turqit, dhe ishin përgjegjës për vrasjen e aleatit të Skënderbeut. Si formë ndëshkimi, Gjergj Kastrioti vrau mijëra burra serbë dhe plaçkiti disa fshatara serbe të rrethinës se Smedereves!

Beteja e dytë e Kosovës dëshmon që Kosova ishte një vend i dashur për Gjergj Kastriotin, andaj kishte vendosur ta zhvillonte goditjen kryesore kundër armikut pikërisht në tokën e dardane. Janë 8 pika kyçe, si politike ashtu edhe shpirtërore që i vërteton  kjo ngjarje historike:

01 – Kosova ka qenë dhe do mbetet nënqiell i banuar nga Shqiptarët.
02 – Serbët e tradhtuan krishtërimin dhe popujt e Ballkanit.
03 – Skënderbeu vrau serbë, pra nanën nuk kishte mundësi ta kishte serbe?
04 – Kishat “serbe” në Kosovë ishin faltore shqiptare, që shqiptarët u përpoqen t’i mbrojnë sërish dhe po të ishin serbe, atëherë Despotati serb do bënte gjithçka për t’i mbrojtur ato. 05 – Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk bëri luftë fetare por përtej saj, pasi iu shkaktoi humbje dhe popujve të krishterë.
06 – Shqiptaret janë fitues, kurse serbët dalin prapë humbës.
07 – Kosova nuk kishte asnjë rëndësi per Serbinë, siç e bindin veten sot, se përndryshe s’do lejonin që prijësit e popujve tjerë të grumbulloheshin m’u në atë vend.
08 – Koha e Gjergj Kastrioti është engjëlli ynë i djathtë dhe i majtë, pasi që thirremi në të, kur mbesim pa argumente para botës?!