Reagim kundër Haxhi Hotit nga “Partia Nisma” gjysmë analfabet, që indinjoi “Diasporën Shqiptare” shpirtin e “Kombi Shqiptar”!!!

0
724
Haxhi Hoti
Luan Asllan Dibrani
Luan Asllan Dibrani

Shkruan Luan Asllan Dibrani

E alarmoj publikun dhe “Diasporën Shqiptare” me opinionin e tij kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti me deklaratat tejet skandaloze kundër “Diasporën Shqiptare” shpirtin e “Kombi Shqiptar”!!!

Gjuha me te cilën përdor, hasi në rezistencë të fortë nga disa opinionistë me çka nuk mjafton, por ndaj tij duhet të mëren masa të rrepta, duke e dënuar sipas procedurave dhe kodeve aktuale të ligjve në Kosovë!

  • Secili e din për rolin dhe kontributin, të cilin mërgata e ka dhënë dhe vazhdon ta japi si para luftës, gjate saj gjithashtu edhe në ditët e sotme.
    Kontributit i mërgatës është burim i rëndësishëm i mbijetesës dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Gjuha te cilën ka ofenduar, dhe përdorur është një fyerje për neve citojmë më poshtë deklaratën e tij.

Mërgatës me ligj duhet me ja ndalu të drejtën me votu në Kosovë, mërgata e Kosovës janë njerëz shumë të paditur, nuk mundet me i ditë gjërat njeriu prej TV dhe prej internetit. Mos përzihi në Kosovë shumë, se në shtëpit e juaja nuk ju vet kush as maraba nuk ju thonë fëmijet e juaj. Mërgata e Kosovës kur çohen në 4 të mengjesit me punu, mendojnë që për Kosovën po çohen me punu, jo për Evropë jeni tuj punu, e jo për Kosovë. Po ta kishit dashur vendin kaq shumë, ishit ardhur në luftë me luftu për Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera ky injorant.

Fillimisht shihet përgatitja e tij se sa gabimet i ka bërë në përpilimin e një teksti me shtatë rreshta!? Ku dhe si arriti ky te kandidojë si deputet është vërtetë e pa besueshme? Sikur ti hyjsh në FB-në e tij publike qe ka dhënë dhe financuar shteti me ia hap dhe mirëmbajtur ka vetëm 270 pëlqime! Është shumë absurditet si u fut në kandidaturën garuese për Deputet me skandalet e njëpasnjëshme, që i krijon edhe i pa dije edhe i pa vlerë, po me peshë shumë ofenduese për “Diasporën Shqiptare”. Hoti ishte arrestuar me datë 29 dhjetor të vitit të kaluar, pasi që përmes një postimi në Facebook e kishte kërcënuar Albin Kurtin.

Si me poshtë citojmë:
Albin Kurti i ka 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook, të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se “ka ndodhur gabim teknik”!

  • Prandaj Nga Diaspora këto ditë u pëshpërit shumë për këtë matrapaz ngaqë historikisht ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimet e Kosovës. Ky shkruan qe diaspora të mos lejohet të jete pjesëmarrëse në votime?…

Pjesëmarrja e mërgatës është e domosdoshme, por jo edhe pa përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Kosovës. Angazhimi i mërgatës, fatkeqësisht dhe aspak për fajin e saj, është reduktuar në minimum, të rikujtimit qe ekzistojnë diku, përpos për ndonjë aksion gjuetie për t’ja vjel xhepat e saj dhe votat!. Politizimi i diasporës ka krijuar përçarje si ato që tashmë ekzistojnë në brendësinë shpirtërore të sajë pikërisht nga tip Haxhi Hotat !
– Nuk mohohet dhe s’ka dyshim, se “Diaspora Shqiptare” ka dhënë një mbështetje të vazhdueshme ekonomike, politike, morale, financiare dhe kulturore për shtetin e Kosovës.

Diaspora shqiptare mund të jetë stabiliteti juridik dhe ekonomik i rëndësishëm, që investitorët të krijojnë plane afatgjate për bizneset e tyre në Kosovë, pa ju kërkuar haraçe e 30%-shit, e parave pa ja nisur punës akoma, siç kanë vepruar ish qeveritë pjesë e se çilës ka qenë edhe Haxhi Hoti!?

Mërgimtarët shqiptarë do të duhej t’i kenë përfaqësuesit e tyre në kuvendet dhe në qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë!

Mërgata është pjesa më e dhimbshme e popullit tonë, prandaj shteti duhet të ketë trajtim të veçantë për këtë komunitet me vlera për kombin tonë ! Në Kosovë, por edhe në Shqipëri kërkohet ndryshimi i kushtetutave me qëllim që të përfaqësohen Kuvendet e Kosovës përkatësisht në Shqipëri me kandidatet e vet.

Diaspora jonë edhe sot, po jep kontribut të çmuar për shtetin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Nga ajo vilen me miliona euro për t’i ndihmuar familjarët e tyre, por edhe shtresat e varfra të kësaj shoqërie të lodhur nga politika ditore dhe e turpshme në shtetet amë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Diaspora shqiptare ballafaqohet me kushtëzime ryshfeti e haraçi nga njerëz të fuqishëm në pushtet. Mërgimtarët tanë më mirë se kushdo tjetër e dinë se çdo të thotë të jetosh në një shtet ku sundon ligji, ku atdheu ndihmohet në praktikë dhe jo me retorikë boshe duke e vjedhur e rrënuar siç kane vepruar qeveritarët e deri tanishëm…

Diaspora shqiptare duhet të jetë e pandikuar nga partitë ekzistuese këtu në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo duhet të jetë e regjistruar në KQZ, e cila do ishte konkurronte në zgjedhjet nacionale dhe lokale me kandidatët e vet, pastaj edhe votat është normale qe ti kërkohen. Diaspora përmes organizmave të veta, do të mbronte të drejtat e mërgimtarëve ma mirë se sa Haxhi Hoti qe përpiqet ti përbaltë me aq injorancë dhe me një gjuhe arrogante. Të zgjedhurit e “Diasporës në Kuvendin e Kosovës apo të Shqipërisë”, do të ndikonin, po ashtu të jenë edhe pjesën e qeverisjes, për të ndikuar pozitivisht në përmirësimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe të dukurive të tjera abuzive. Ajo do të nxiste luftimin e klaneve dhe nepotizmit dhe po ashtu do ta godiste krimin e organizuar në kurrizin e popullit,dhe krejt në fund në ndikimin e zhvillimit ekonomik, për të cilën gjë ka shumë nevojë qytetari i lodhur i Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë!

Për në fund ju bëjë thirrje mërgimtarëve qe t’i bashkoheni mesazhit tonë ta gjykojmë këtë fatkeqësi te ideatorëve me qëndrime të mykura dhe antikombëtare si të Haxhi Hotit qe na fyu aq në forme primitive!!!

Le të mbetet ky si mesazh i ndryshimit dhe qëndrimit ndaj ”Diasporës Shqiptare” që konsoliduan kontribuon, afirmimin dhe interesat e shqiptarëve kudo në botë. Qytetarë, vëllezër e motra, të nderuar dhe mërgimtarë, kudo që ndodheni ju ftojmë që ky rast mos tu demoralizoj, po ti mbledhim të gjitha forcat politike të kombit tonë, ta menaxhojmë një të ardhme ma te mirë ma progresive për interesin e kombit tonë. Të jetë një mesazh i kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide, me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni, i të gjitha forcave intelektuale të krijuesve, artistëve, biznesmenëve dhe të gjithë spektrit ne elitën e Mërgatës sonë të jemi kompakt dhe të bashkuar rreth flamurit, Kombit dhe gjuhës sonë qe e ruajtëm me shekuj si rast konkret arbëreshet e Italisë dhe shqiptarët e Turqisë!

Ky mesazh dhe kjo letër reaguese kundër debive politik në Kosovë, Shqipëri e ma gjerë, mos tu sprapsin, por mblidhni force dhe te jemi zëri dhe kushtrimi i ndjekjes se amaneteve të Rilindësve tanë, Isamil Qemalit, Hasan Prishtinës, Çajupit, Fan Nolit, Naimit, Asdrenit, Vëllezërve Gërvalla, Kadri Zekës dhe me mijëra e mijëra intelektualëve qe dhanë kontribute të mëdha ne Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë po ashtu edhe për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nga Diaspora.

Ky rast le te na bëje edhe më te fortë e ti demaskojmë njerëzit e tillë si Haxhi Hotin deputet i Partisë Nisma gjysmë analfabet qe indinjoj “Diasporën Shqiptare” shpirtin e “Kombi Shqiptar”!, dhe te vazhdojmë kontributin tonë për Shqipërinë, Kosovën, dhe trojet tona nën Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi për një bashkim të vendit dhe një Shpallje të Bashkimit Kombetar… Me respekt nga i indinjuari dhe reaguesi shqiptar nga Gjermania.