BERTOLD BRECHT – poezi, përkthyer nga Faslli Haliti

0
709
Bertolt Brecht

1. TË STUDIOJ PËRSE

Djali im i vogël më pyet:
Do doja të studioja matematikë?
Përse do doje (të pyes ) unë.
Që dy cope bukë janë më shumë se një,
Do ta shënosh sidoqoftë.
Djali im i vogël më pyet: do doja të studioja anglisht?
Për ç’motiv, do doje (të pyes ) unë.
Kjo mbretëri po perëndon.
Dhe ti vetëm fërkon barkun me ( pëllëmbën e dorës) dhe ofshan,
Po do ta kuptosh tashmë
Djali im i vogël pyet:
do doja të studioja histori?
Pse, do doje (të pyes) unë.
(Mëso ta mbash kokën fort mbi tokë),
( Atëherë ) mbase ti do të qëndrosh.
Po, studio matematikë, i them,
Studio anglisht, po, studio hstori.

2. FËMIJËT LUAJNË LUFTASH

Fëmijët luajnë luftash.
Rrallë qëllon që ata të luajnë lpaqsh,
sepse të rriturit bëjnë vazhdimisht luftë,
ti bën “pum” dhe qesh;
ushtari shtije
dhe një tjetër nuk qesh më.

Është lufta.
Ka një tjetër lojë që duhet shpikur:
një lojë që ta bëjë botën të buzëqesh,
dhe jo që ta bëjë të qajë.

Paqje do të thotë
që jo të gjithëve t’iu pëlqejë e njejta lojë,
që lodrat e tua
t’u pëlqejnë edhe fëmijëve të tjerë
që shpesh ata nuk i kanë,
sepse ke tepër ti;

që skicat e fëmijëve të tjerë
nuk janë zhgaravina;
që mamaja jote s’është krejt vetëm jotja;
që gjithë fëmijët janë miqtë e tu.

Dhe paqe do të thotë akoma
të mos kesh uri
të mos kesh të ftohtë
të mos kesh frikë.

3. KËNGA E NJË TË DASHURUERE

E di vallë e dashura që mua më bien flokët
shumë e shthurur është jeta ime
dhe duhet të shtrihem mbi gurë.
kisha një grua që ishte më e fortë se unë
si bari është më e fortë se demi
ngrihet në fakt.
Ajo e shihte që unë isha krijues e më donte.
Nuk pyeste ku të shkonte.

4. HOLLYWOOD

çdo mëngjes
për të fituar bukën e gojës
shkoj në treg

ku blihen gënjeshtrat
plot shpresë
rri pas atij që shet

5. LUFTA QË DO TË VIJË

Nuk është e para.
ka pasur të tjera lutra më parë.
Në fund të luftës së fundit
Kishte fitimtarë e të mundur.
Mes të mundurve, njerëzit e varfër vuanin urie.
Mes fitimtarëve, urie vuanin njerëzit e varfër prapë.

6. KUSH ËSHTË SIPËR, THOTË PAQE E LUFTË

janë të një esence ndryshe.
paqa e tyre është lufta e tyre
jam si era dhe furtuna.
lufta rritet nga paqja e tyre si fëmija nga nëna.
ka në fytyrën linjat e saj të tmerrshme.
lufta e tyre vret atë
që në paqen e tyre
ka mbijetuar.

7. MËSIM NGA GALILEU

Kur zoti shqiptoi komandën
deshi që dielli me një shenjë të tijën
të sjellë dritë rreth botës sonë
si një shërbyes në rrethin e caktuar.
duke dëshiruar që çdo krijesë
të rrotullohet rreth natyrës më të zgjedhur.
pra rreth të rëndësishmëve
filluan të rrotullohen të vegjlit
dhe të shquarve inferiorët
si në qiell edhe në tokë.
e rreth papës rrotullohen kardinalët
e rreth kardinalëve rrotullohen peshkopët
e rreth peshkopëve rrotullohen sekretarët
e rreth sekretarëve rrotullohen busolantët
e rreth busolantëve rrotullohen artizanët
e rreth artizanëve rrotullohen shërbëtorët
e rreth shërbëtorëve rrotullohen qentë
pulat dhe lypësit.
Një njeri është një MAN

8. NJERIU ËSHTË NJERI?!

Thotë zoti B.B. se njeriu është njeri
dhe këtë mund ta thotë kushdo.
por zoti bertold breht vazhdon pastaj
që me një njeri mund të bësh ç’të duash.
sonte çmontojnë një njeri si një makinë
dhe shohin që montohet saktë i tëri përsëri
njerëzisht i përafrohet njeriut
pa brutalitet por me forcë duke e lutur
që të përshtatet me botën
dhe të lërë çdo peshk të notojë.
të duash të ndërtosh me të çfarëdo
sigurisht që nuk gabohesh.
por duhet të kesh parasysh se një natë
mund ta konvertosh në xhelat që të na vrasë.
zoti breht uron që ju të gjithë të shihni
të shkrihet si bora toka mbi të ju cilën qëndroni
dhe rastet e portit Galy Gay t’ua tregojnë
se sa i rrezikshëm është të jetuarit në këtë botë

9. GJENERAL

Tanku yt është një makinë e fuqishme.
Rrafshon një pyll dhe përlan qindra njerëz.
Por ka një të metë:
i duhet një tankist.

Gjeneral, bombarduesi yt është i fuqishëm.
Fluturon më shpejt se një furtunë
Dhe mban më shumë se një elefant.
Por ka një të metë:
i duhet një mekanik.

Gjeneral, njeriu bën gjithçka.
Mund të fluturojë e mund të vrasë.
Por ka një të metë:
mund të mendojë.

10. ASNJË NJERI NUK ËSHTË NJË ISHULL

Më parë erdhën të merrnin ciganët
dhe unë qesh i kënaqur sepse ata vidhnin,
Pastaj erdhën të merrnin hebrejtë
dhe unë heshta sepse më ishin antipatikë,
Pastaj erdhën të merrnin homoseksualët
dhe u lehtësova, sepse ishin të bezdisshëm,
Pastaj erdhën të merrnin komunistët
edhe unë nuk fola sepse nuk isha komunist,
Një ditë erdhën të më merrnin mua,
por nuk kishte mbetur askush që të protestonte.

11. KAM DËGJUAR SE NUK DONI TË MËSONI

Kam dëgjuar se nuk doni të mësoni asgjë.
E qartë: jeni milioner.
E ardhmja juaj është e siguruar-
Ajo është para jush në dritë të plotë.
Prindërit tuaj kanë bërë aq sa këmbët tuaja
Të mos përplasen në asnjë gur
Atëherë nuk duhet të mësoni asgjë.
Mun të mbeteni kështu siç jeni.

Dhe nëse, ka disa vështirësi që nga ajo kohë,
Siç kam dëgjuar, janë të pasigurt
Ke shefat e tu që ta thonë saktësisht
Atë që duhet të bësh gjersa të jesh mirë.
Ata kanë lexuar librat e atyre
Që dinë të vërtetën
Që kanë vlerë për të gjitha kohët
Dhe recetat që të ndihmojnë gjithmonë.
Meqenëse ka kaq shumë që mendojnë për ty
Nuk duet të lëvizësh qoftë edhe një gisht.
Por nëse, s’është kështu
Atherë do duhet të studiosh.

12. PO TË JETONIM NË PËRJETËSI

Po të jetonim në përjetësi
Gjithçka do të ndryshonte
Meqenëse jemi të vdekshëm
Shumë mbeten si më parë.

13. NDËRRIMI I RROTËS

Po rri ulur buzë rrugësh.
Shoferi ndërron rrotën.
Nuk jam vullnetarisht aty nga ku vij.
Po përse shoh ndërrimin e rrotës
Me padurim?

14. S’KAM NEVOJË PËR LAPIDAR

S’kam nevojë për lapidar,
Por nëse ju keni ndonjë nevojë për mua
Do doja që në të, të shkruhej:
Ka bërë disa propozime.
Ne ia kemi pranuar.
Me një shkrim të tillë të gdhendur
Do të nderohemi që të gjithë.

15. KOHË TË VËSHTIRA PËR POEZINË

Po, e di: vetëm lumturia është e dashur.
Zëri i saj dëgjohet me kënaqësi
Fytyra e saj është e bukur.
Pema deformohet në oborr
Është frut i tokës së keqe,
Por ata që që kalojnë e sakatojnë
Dhe kanë të drejtë.
Unë s’i shoh
Mbi të gjitha shoh rrjetën e grisur të peshkatarit.
Sepse unë flas vetëm për faktin
Pse kolona dyzetëvjeçare ecën e kërrusur?
Gjinjtë e vajzave
Janë gjithmonë të ngrohtë
Një rimë në një këngën time
Do më dukej pothuaj një vetëkënaqësi.

Përktheu: Faslli Haliti