Me maska e silenciatorë, momentet e ekzekutimit në mes të ditës në Bronks

0
339
They sprint across the street with guns drawn

Bota05/05/20

Një ngjarje e rëndë e tipit mafioz është regjistruar në Bronks të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar dy persona të maskuar të cilët kanë ekzekutuar drejtuesin e një banese motoristësh

Në pamje shfaqen dy persona të maskuar dhe armatosur me pistoleta me silenciatorë, të cilët dalin nga një automjet tip Jeep, dhe menjëherë nisin të drejtojnë armët nga objektivi i tyre.


51-vjeçari Rosado, i njohur si lideri i bandës së njohur të motoristëve Pagan Motorcycle Club u qëllua disa herë nga atentatorët dhe ndërroi jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.

Deri në këto momente asnjë person nuk është arrestuar nga policia për këtë ngjarje. /Opinion.al