Shkruan Luan-Asllan Dibrani
Diaspora shqiptare është shokuar
Nga matrapazat e politikan shqiptarë
Shiten si patriot e atdhetarë…
S’lënë të jenë bashkë mbi tre shqiptarë!
Lajmi vjen nga atdheu
Na duhet të jemi flamurtar
Me parulla të mëdha në mërgatë
Si sharlatanë na sjellin indinjatë?
Në vend të parë e kanë paranë
Me programe të shumta për partinë
Nuk duan të ndiejnë për shqiptari
I mbushin xhepat me hajni !?.
Lanë në vaj burra me histori
S’mbahet kështu kombi or faqezi
Të shpërndarë në grupe e parti
S’flasin me veti as në mbledhi!
Zot, perëndi dhe njerëzi
E kanë përçarjen dhe paranë
Jo për Kosovë as për Shqipëri
Por,me i mbush xhepat me flori!
Kanë themeluar shumë parti
Nëpër klube duke përça
Këta janë qeveritarë e të mjerë
Kanë bërë mërgatën të pa vlerë!
Ruani partitë për Kosovë e Shqipëri
Ne jemi atdhetar dhe evropian
E ndihmojmë atdheun me krenari
Pa politikanë,që vijnë varg e vi!?…
Marrin pare për në shtëpi
Duke i mashtruar këta të mjerë
Nga lodhja janë të syrgjynosur në skëterrë
Nuk është kjo aspak ferr nga ju or te mjerë!…
Natë e ditë me punë krahu
Kursejmë para për atdhe
Vijnë hajnat me shpejtësi
Mbushin xhepat me flori!
Të tillët dalin e shajnë Diasporën
Si të pa ditur e budallenj
I quajnë qyqar e shërbëtor të Evropës
Na shajnë e gjykojnë, si te jemi ne të huaj!
Deputet i thonë vetes me imunitet
Qe nuk din shkrim mirë e as alfabet
Po kjo Diasporë shpalli Pavarësie e Shqipërisë
Hapi rrugën e Lirisë !
UÇK-në këtu e nisëm në Diasporë
Me burra djem e vasha të reja
Lanë eshtrat në betejë për atdhe
Ku ishin ju atëherë ne cilen fole?
Diaspora trokiti në Bruksel e Uashington
Ndihmoj edhe Kosovën për Pavarësi
Para dërguan për ekonomi
Ju i tretët zie ma zi!
Ne të gjorit në kufi
Përballemi me ju me ironi
Na plaçkiteni e leckosni, me krenari
S’mahet shteti kështu or faqezi…
Haxhi Hoti nëme e shanë po fije turpi
Diasporën Shqiptare si është më së ulëti
shpirtin e “Kombi Shqiptar” qe ishim e do jemi
Pa të tillët qe vërerë vjellin kundër Ismail Qemalit
Flake qesin kundër Hasan Prishtinës
Shajnë edhe rilindësit Naim Çajup e Asdrenin
Për se keqi lëkundin eshtrat e “Vëllezërit Gërvalla”
Për se dyti vrasin Kadri Zekën!
Enver Hadrin që u vra nga dora gjakatare
Ismail Kadare pishtarin e letërsisë
Kështu shan Haxhi Hoti me kope
Diasporën qe luftoj për mëmëdhe e liri
E jo çka thotë ky mjeri e i gjori Haxhi!