Kur errësira tundon

0
443
Aurel Dasareti - bashkimi i Shqipërisë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Vetëvrasja është një veprim i vetëdijshëm dhe i qëllimshëm i ndërmarrë nga individi për të lënduar veten, dhe ku ky lëndim ka çuar në vdekje. Faktorët e rrezikut për vetëvrasje janë psikologjike, sociale dhe biologjike.

* * *

Vetëvrasja tregohet qoftë si numër në një popullatë ose grup në një periudhë të caktuar kohore ose si një normë vetëvrasjeje.

Shkalla e vetëvrasjeve në gjithë rruzullin tokësor ndryshon, mesatarisht vetëvriten 18 njerëz në vit për 100.000 banorë. Nivelet e vetëvrasjeve të burrave në vendet perëndimore janë 2-3 herë më të larta sesa të grave. Pra, njerëzit kanë kryer vetëvrasje rregullisht, qysh nga fillimi i ekzistencës tonë…

* * *

Shkaqet e vetëvrasjeve:
Është e rrallë të gjesh një faktor të vetëm që ka shkaktuar vetëvrasjen dhe ka shumë njohuri që mungojnë në këtë fushë. Vetëvrasja shpesh paraqet një rezultat të pakënaqur të një zhvillimi të gjatë të problemeve psikologjike dhe konflikteve, më shpesh edhe sëmundjes psikiatrike, në të cilat individi nuk gjen zgjidhje përveç vdekjes së vetë-zgjedhur, por mund të shihen edhe vetëvrasjet më impulsive të nxitura-shkaktuara nga sëmundja mendore, dhe shpesh një shfaqje e papritur krize. Faktorët e rrezikut për vetëvrasje janë psikologjike, sociale dhe biologjike.

Faktorët e rrezikut mendor:
Ndër faktorët e rrezikut psikologjik, shfaqet depresioni, psikoza, abuzimi (keqpërdorimi) me alkoolin dhe drogën, çrregullimet e personalitetit, çrregullimi bipolar, përpjekjet e mëparshme të vetëvrasjeve dhe trajtimi i dëmtuar dhe shërbimet vijuese (përcjellëse).

Faktorët e rrezikut shoqëror:
Faktorët e rrezikut shoqëror mund të jenë krizat dhe problemet e marrëdhënieve, abuzimi dhe trauma, problemet financiare, papunësia dhe rrjetet e dobët sociale.

Gjenetika dhe faktorët biologjikë të rrezikut:
Është një komponent gjenetik i njohur që mund të disponojë për sjellje vetëvrasëse, pavarësisht çrregullimeve mendore. Nga faktorët e rrezikut biologjik, qarkullimi veçanërisht i çrregulluar i serotoninës në tru shoqërohet me rritjen e rrezikut të veprimeve impulsive dhe të dhunshme.

Metodat e vetëvrasjes:
Metodat më të zakonshme të vetëvrasjeve janë varja, helmimi dhe të shtënat. Ka dallime të mëdha gjinore. Tek burrat, varja dhe të shtënat janë më të zakonshmet, tek gratë varja dhe helmimi.

Simptoma përpara vetëvrasjes:
Shumica e njerëzve që kryejnë vetëvrasje kanë tentuar më parë vetëvrasje. Përpjekjet paraprake të vetëvrasjeve, megjithatë, shikuar në izolim, nuk janë një parashikues i mirë sepse shumica e njerëzve që kanë bërë përpjekje për vetëvrasje në jetën e tyre, nuk kryejnë vetëvrasje. Si rregull, vetëvrasja paraprihet nga një bashkëveprim fatkeq i disa faktorëve të rrezikut psikologjik, shoqëror dhe biologjik të përmendur më lart. Por vetëvrasja gjithashtu mund të jetë rezultat i sëmundjes së rëndë mendore.

Në rastin e depresionit të thellë (melankolisë), një person mund të dëshirojë në mënyrë aktive të vdesë dhe madje të besojë se kjo është në të mirë të të tjerëve. Gjithashtu në psikozat (skizofrenia, psikozat paranojake), mund të lindin dëshira të vetëvrasjes morbide të cilat, nëse nuk trajtohen, mund të çojnë në vdekje të vetë-shkaktuar. Në kushte të tilla dhe të tjera, ata që më vonë kryejnë vetëvrasje shpesh do të tërhiqen gjithnjë e më shumë nga kontakti me njerëz tjerë para vetëvrasjes, por jo gjithmonë ky është rregulli.


Një sqarim (plotësim) për qëllimin e letrës time të fundit:

“Kur errësira tundon”

Akuzat e rreme duhet të sjellin pasoja për kryesin.

Sot, akuzat e rreme kundër kundërshtarëve politikë (VV-së), për të fituar sërish zgjedhjet e Kosovës, po përdoren nga partitë politike të korruptuara kriminale antikombëtare që e terrorizuan, boshatisën dhe shkatërruan Kosovën gjatë 20 vjetësh sundimi. Këlyshët, për t`u kthyer në pushtet, për të mos rrezikuar konfiskimin e pasurive të tyre astronomike joligjore-kriminale dhe dënohen për të gjitha ligësitë që ia bënë Kosovës – keqpërdorin tragjedinë e një të riu që bëri vetëvrasje para disa ditësh, duke e fajësuar për këtë qeverinë aktuale. Në vend që të tregojnë dhembshuri për të ndjerin dhe ngushëllime për familjen, ata përpiqen të fitojnë avantazh politik për veten e tyre – në kurrize të viktimës.

Ata janë virusi më i keq se ky aktual kinez. Ata gënjejnë shumë dhe shpesh, edhe atë, në kohën kur gjithë rruzulli tokësor gjendet nën karantinë, bënë grusht shteti.

Të akuzosh në mënyrë të rreme (që bëjnë figurat publike – politike “shqipfolëse”) është një abuzim serioz që duhet të sjellë pasoja serioze – dhe jo si sot, gjë që ia vlen! Sot është e lehtë dhe e lirë të hedhësh akuza false. Nga dita që mund të mbani përgjegjësi për këtë, ne do të shohim që ajo përfundon!

Respekt për ju, Aurel Dasareti