Orvatje të keqësimit te situatës politike përmes vetëvrasjes së 26 vjeçarit nga depresioni?

0
445
Vetë-vrasja e të riut në Prishtinë

Nga Rrezart Kalaja

Vdekja e te riut 26 vjetar ngjalli reagime nga partitë opozitare, dhe nga presidenti i vendit, për mënyrën se si po menaxhohet situata e pandemisë. Të gjithë politikanët kërkuan hetime që të zbardhet rasti sa më shpejt.

Rasti i tij shkaktoi polemika edhe te politikanët që u përfshinë duke kërkuar hetime përgjegjësi, ndëshkime deri në dorëheqje, duke i dhënë rastit një epitet politik nga e cila shfaqjet dhe sëmundjet e tilla duhet trajtuar si raste të karakterit shëndetësor dhe ngushëlluese për familjaret e viktimës e jo me i dhënë ngjarjes karakter politik si qyqar duke bëre politikë në kurrizin e të vdekurit,duke harruar votën e popullit se për çka ju ka dhënë votën në synim të zhvillimit ekonomik kulturor dhe politik ne tjerë parametra?

Vetëvrasjet janë fenomen i vjetër ndër popuj dhe presioni aktual qe e ka përfshi njerëzimin janë shkaqet kryesore që i çojnë njerëzit në vetëvrasje për shkak të depresione qe posedojnë me kohë e jo vetëm brenda një periudhe 24 orëshe.

– Dikush as nuk jep shenja depresioni sidomos ky ish student i universitetit në Gjermani dhe as nuk i shpreh ndjenjat,prandaj nuk mund të parandalosh as ta ruash kur e ndan mendjen dikush për një gjë të tillë, madje as sikur të ishte edhe ne gjirin familjar.

Vetëvrasjet në të shumtën e rasteve bëhen pikërisht ne afrinë familjare dhe t’ju kërkosh familjarëve llogari pse beri vetëvrasje, me duket jo e logjikshme! Prandaj, ti politizosh vdekjen e tilla mendoj është krimi dhe qellim te keq ne këtë kohe pandemie?

Sikur të merret vendimi i vetëvrasjes aty për aty, që të përballemi me një gjë të padëshiruar,kosovarët kishim te kalojmë ne depresion dhe mbi gjysma e popullit kishin me kaluar në proces te vetëvrasjes, nga gjerat qe po i përjetojmë si popull i ndëshkuar pikërisht nga të apostrofuarit qe po qesin kashtë në zjarre,në këtë situate dhe tentim përfitimi politik.

Politika nuk ka të drejtë të përfitojë nga vdekja e askujt dhe te kaloje si pronë fitimprurëse prandaj është skandaloze, po qe të lartpërmendurit ushqehen me vdekje si viktime e depresionit paraprak kjo është një orvatjee keqesimit te situates politike. !!!Opozita luan rolin e viktimës ne këto momente duke kritikuar Qeverinë Kurti dhe pikërisht Arben Vitinë nga e cila, po mos t’ishin marre këto masa a thua ku kishim ne si Kosovë mundësi t’i përballonim një infektimi masiv, prandaj mos harroni në bazë të raporteve botërore Kosova qëndron në mesin e shteteve ma të suksesshme në përballje te Corona-Virusit nëproporcion me popullatën.