SHKATËRRIMI I HISTORISË ME PARAMENDIM

1
566
Shefqet Dibrani

QIKQIK, 23 dhjetor 1989

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Qendra për Informim e Kosovës, e cila (nga korriku 1991, është shënuar vetëm me siglën “QIK”), që pa arsye është konsideruar si Qendra për Informim e Lidhjes Demokratike të Kosovës. QIK është themeluar po nga ata gazetar që kanë themeluar edhe LDK-në, ndërsa ngjarja, ka ndodhur vetëm gjysmë ore, e shumta vetëm dy orë, pasi është mbajtur Kuvendi Themelues i LDK-së. Selia ka qenë objekti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse drejtues i saj i parë ka qenë shkrimtari e gazetari Ibrahim Berisha (1989-1993), tash profesor universitar.

Por shkatërrimi i historisë me paramendim në kohë demokracie është veprim i dënueshëm dhe kombtarishtë i papranueshëm, gjë që organet e hetuesisë, përkatësisht prokurori i shtetit duhet të lëvizin në këtë drejtim, sepse faktet flasin për veprime subversive dhe antikombëtare, kur po shihet se atë që nuk arriti ta bëjë Serbia, kundër QIK-ut e bëri KOLONA E PESTË, strukturë në mision, e zbritur, qoftë nga KOLEGJIT NOVIINVES, përkthimi nga serbishtja “RIINVES”, veprimtaria e të cilëve nisur sa ishte gjallë dr. Ibrahim Rugova, nëpërmes milionave të mbetur nga Fondi Trepërqindëshit, që kurrë nuk u hetuan, e qoftë nëpërmes strukturave të organizatës kriminale PReK-u që është drejtuar nga dr. Bujar Bukoshi, për qëllime të caktuara. Personat që kanë qenë strukturë në PReK, dihen, dihet edhe zëdhënësi i saj që tashmë është zyrtar i lartë shtetëror dhe në LDK. Më vonë kjo Kolonë është sforcuar me elementin anti-LDK të ardhur nga Organizatës Joqeveritare “SAHAT”, përkthimi nga turqishtja “ORA”, të cilëve iu mbahen mend sharjet drejtpërdrejt kundër dr. Ibrahim Rugovës, sa ishte gjallë.

QIK, nuk ekziston më, por askush deri më sot nuk është marrë në përgjegjësi, por nuk dihet se si arriti tua mbyll gojën të gjithëve, Isa Mustafa. Madje për këtë akt barbar, nuk kanë thënë qoftë edhe një fjalë as familjarët, ata që janë strukturë dhe vijnë nga fusha e gazetarisë.

Sot, secili që të dojë, në internet mund ta kërkojë fotografinë e Siglës “LDK”?! Përveç një fotografie e shpëtuar nga unë, foto që shoqëron një shkrim timin, përkitazi me shkatërrimin e QIK-ut, askund nuk gjenden fotografi, çka d.m.th se KOLONA E PESTË, ka arritur shenjën/siglën “QIK”, ta heq edhe nga interneti, për ta shlyer më kollaj edhe kujtesën historike.

QIK u themelua nga LDK-ja, jo si Qendër e Partisë, por si Qendra për Informim e Kosovës, ajo ka kryer misionin e saj, pikërisht në Kohën e Luftës, sidomos me lajmet në gjuhën Angleze, Gjermane etj.

Siç e theksova në fillim QIK, u themelua nga gazetarët: Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja, Xhemail Mustafa, Enver Maloku etj. Po ashtu e theksova se Selia ishte Objekti i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, pra aty ku vepronte edhe LDK-ja. E nëse shikohet data e themelimit, në aspektin historik thotë shumë pasi QIK ka nisur punën po të njëjtën ditë me LDK-në. Kjo qendër u rrit dhe u zhvillua paralelisht me të gjitha zhvillimet shoqërore e politike të kohës. Ndërsa sot, pasi ka ardhur Isa Mustafa në krye të LDK-së, QIK është shkatërrua komplet, madje kanë arritur për t’ia hequr edhe siglën kudo nëpër rrjetet sociale. Pra nuk është rastësi pse LDK-ja u pushtua nga mercenar dhe nga Kolona E Pestë, e cila me paramendim po ia shkatërron historinë Kosovës.

KOLONA E PESTË, e ardhur përmes PReK, Kolegjit Riinvest, Ora, dhe mercenar të pavarur, sado të shkolluar në Evropë dhe Amerikë, a kanë dëshmuar se po bëjnë veprime ANTIAMERIKANE, prandaj ata elektoratit të LDK-së duhet t’ia shpjegojnë nëse ka një shembull tjetër në botë, se si një Elitë e Re, e shkolluar në Evropë dhe në Amerikë, po ia shkatërron historinë Kosovës. E them me përgjegjësi se Qendra për Informim e Kosovës – QIK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK-ja, pashmangshëm janë pjesë e kësaj historie.

Nëse e kthejmë mendjen në retrospektivën historike, “BREZI I REPUBLIKËS” dhe KOLONA E PESTË, duhet ta dinë se pikërisht lajmi për themelimin e LDK-së është shpërndarë me burimin zyrtar të lajmit: “Qendra për Informim e Kosovës (QIK)”, dhe kjo pa dyshim është histori, i pëlqen shkatërruesit apo jo, u pëlqen mercenarëve apo jo, i pëlqen KOLONËS SË PESTË, apo jo.

Ky shkatërrim po bëhet me paramendim, ky shkatërrim po lejohet nga strukturat e tanishme të pozicionuara në kryesinë e LDK-së, prandaj kotë brohorasin RROFTË AMERIKA, pasi veprimet e tyre janë ANTIAMERIKANE. Kot po përpiqen për ta mashtruar opinionin se qenkan shkolluar në Evropë e Amerikë, kur veprimet e tyre shkatërruese dëshmojnë anitevropianizëm dhe antiamerikanizëm të kulluar, dhe së këndejmi janë koncepte antidemokratike, të dënueshme dhe të papranueshme.

Dihet se me kalimin e kohës, edhe numri i gazetarëve dhe përkthyesve, që kanë punuar në QIK është rritur, (thuhet se kanë qenë diku rreth 4800 gazetar e bashkëpunëtor), sot ata janë gjallë, janë personalitetet të shquara dhe me ndikim, por heshtja e tyre është abuzim me historinë, prandaj unë po iu bëjë thirrje publike, atyre që i njohë dhe ishin pjesë e proceseve, le ta ngritin zërin për ta thënë të vërtetën, nëse nuk duan t’i mallkojë historia. Unë jam i vetëdijshëm se ata do të heshtin, ashtu siç kanë heshtur për Shkatërrimin e gazetës “RILINDJA”, siç kanë heshtur me shkatërrimin e Radio Televizionit të Prishtinës (RTP), por historia do ta mallkojë edhe ata bashkë me KOLONEN E PESTË, që iu ka futur si thikë përbrenda LDK-së.

Në QIK, kanë punuar e udhëhequr Xhemajl Mustafa dhe Enver Maloku, të vrarë për motive politike. Drejtësia ka heshtur, kurse emrat e tyre përmenden vetëm në kohën e fushatës zgjedhore. Vrasësit nuk janë zbuluar edhe pas 20 Vitesh?!

Në anën tjetër dihet se në QIK, kanë punuar emra të njohur të cilët ishin përkthyes ose gazetar profesional siç janë: prof. dr. Ibrahim Berisha, akademik Mehmet Kraja, prof. dr. Milazim Krasniqi, prof. dr. Lindita Aliu – Tahiri, (bashkëshortja e Ramush Tahirit), prof. dr. Muhamet Hamiti, pastaj (duke mos ua ditur gradat akademike po i përmendi vetëm emrat), edhe të: Avni Spahiu, Hilmi Zogjani, Ibrahim Gashi, Skënder Hyseni, Bajram Mjeku, Safet Zejnullahu, Sanije Berisha, Gani Mehmetaj, e shumë e shumë të tjerë, (e bashkëpunëtor i jashtëm për shumë vite ka qenë edhe autori i këtij shkrimi).

Qendra për Informim e Kosovës, e ka bërë historinë e vet, por ia shkatërroi KOLONA E PESTË?! Kur dihet se shkatërrimi i historisë së Kosovës është vepër penale, heshtja kaq e gjatë e Prokurorit të Shtetit, Prokurorit për krime të rënda dhe i Gjykatës Special, për ta hetuar këtë rast duket absurde, kundërmon ANTIAMERIKANIZËM. Ky veprim subversiv ka Mision Shkatërrues, jo vetëm të Historisë, por ka qëllim për ta zhbërë (nëse mundet) edhe shtetin e Kosovës, që duket haptas është përpjekje për ta prolonguar Projektin ma të madh në Ballkani, krijimin e paqes dhe të pavarësisë në Republikën e Kosovës që e ka bërë Amerika, në Evropë dhe kudo në botë.

Kjo thirrje publike, iu drejtohet edhe Përfaqësuesve Diplomatik të Amerikës në Kosovë, për t’i vëzhguar veprimet subversive të KOLONËS SË PESTË, që e ka pushtuar LDK-së nga brenda, për tu tallur me Kosovën dhe Amerikën, nën sloganin e miqësisë dhe përkrahjes së Amerikës.

St. Gallen, 04.05.2020.

Legjenda: Shkrimit po ia bashkëngjis emisionin e realizuar nga RTK i datës 27.07.2018

“QENDRA PËR INFORMIM E KOSOVËS – Një Histori 27.07.2018″

1 KOMENT

  1. Shefqet Dibrani më të lumtë për argumentat… thjesht si lexues, ju përshëndes.
    Dashamirësi i Kosovës motër…
    Tiranë 04-05-2020 *Pasues veteran* Guri Naimit D.

Komentet janë mbyllur.