EH, SA VUAN KY NJERI! EH, SA VUAN!

0
345
Takim me Përparim Hysi

Nga Përparim Hysi

(dy poezi)

1. Eh, sa vuan ky njeri! Eh, se sa vuan!

Eh, sa vuan ky njeri! Eh, se sa vuan!
Është njeriu më fatzi, se dot nuk qan.
Kurrë nga sytë e tij nuk bie loti
Duket se për jetë e ka mallkuar ZOTI!

Se që të qashë duhet të keshë një shpirt të brishtë
Si mund të presëh lot nga një ANTIKRISHT?!!!
Ky njeri që nuk qan dot dhe nuk di se ç’është loti
Është më fatkeqi në botë dhe, për mua, është NJERIKOTI!

Por ca më keq, ky njeri as nuk di të qeshë
Konvulsohet si dreq dhe ngjan sikur përqeshë!
Se të qeshurit, – thonë, – i ka rrënjët tek PARAJSA!
Provon, nuk arrin dhe mend i bie plasja!!!

Duket me trup të shëndoshë dhe hiqet si i paepur
Lehtë mund ta dallosh se gjallon si i vdekur.
Se as qesh kur duhet, por dot as nuk qan
Eh, se sa vuan ky njeri! Eh, se sa vuan!

10 prill 2020

2. DHE KY, TJETRI, VUAN !

Dhe ky, tjetri, vuan, por është i një “prerje” tjetër
Zemëratën ky e mban, sa të shkojë në botën tjetër.
Narcisist i kulluar (mos guxo t’i prishësh”ajkën”)
Kurrë nuk ka për ta harruar, deri sa të marrë “hakën”!!!

Ka delirë madhështie dhe kërkon të imponohet
Pret dafina lavdie dhe fëmijërisht gëzohet
Mund të bëjë apostazi se”qëllimi justifikon mjetin”*
Hiqet si një MBINJERI dhe synim të ketë pushtetin.

Shok nuk ka si ziliqar (askurkund “rival” s’i del)
Po të ishte DANTE gjallë, do t’ia qepte sytë me tel.**
Është”xheloz” i sëmurë, nëse ka në dorë pushtet
Nuk duhet votuar kurrë, “Mbinjeriu” sjell rrëmet.

Sepse kthehet në PËRBINDËSH, keqdashës dhe mizor
Veç ai i gjithëfuqishëm”! Gjithë të tjerët: puthadorë!!!
Shkëputet nga shoqëria, edhe mbyllet në vetevete
Ky është vet neveria, tek e mbyll, sikur kam “ethe”!!!

* apostazi – ndërrim feje a bindjeje (për ktë rast)
** DANTE ziliqarëve ua qepte sytë me tel.

Tiranë, 11 prill 2020