KOMENT I SHKURTËR MBAS LEXIMIT TË ROMANIT “KALVARI I DIAGRAMËS” TË NEXHMIJE HASANIT

0
3060
Nikoll Ulndreaj

Ja si e komenton romanin “KALVARI I DIAGRAMES” të shkruar nga Nexhmije Hasani poeti i mirënjohur Nikoll Ulndrejaj.

Një dhimbje që klithë do më pëlqente ta kishte titullin romani juaj mikja ime. Që nga pjesa e parë gjerë në pjesën e fundit kafshohem nga dhëmbët trishtues të jetës. Me pëlqej gjuha juaj e rrëfimit. Shirat e rrëmisht që nuk reshten gjatë gjithë leximit të librit edhe thinjat do ti bënte te pikonin lot… ca dit që i kalova në shoqëri të këtij romani do ti kujtoj gjatë. Shpesh herë duke menduar ia kam shuar dritat mesnatës, trishtimi i saj nuk më ka kuptuar. Nuk më ka kuptuar as kurë kokrrizat e buzëqeshjes me kanë ngrire në buzë. Sigurisht oshtima e dhimbjes s’ka për të më ikur aq lehtë mikja ime.

E di qe kjo oshtimë dhimbje ka kaluar para se te vijë tek unë nëpër çdo pore të trupit tuaj. Aty e ka ngrysur natën dhe gdhirë mëngjesin. Akoma ndjenjat e mija nuk flenë… nëpër mes këtij romani mikja ime kam zbuluar tek ti një forcë “delta” të paparë, një oqean dhimbjesh që të mundon. Që ti kurrsesi nuk mund ta mbash të kyçur brenda shpirtit pa e zbardhur në letër të bardhë. Ki besim ne vetvete mike që fjalën artistike nuk e ke thënë ende! Kam zbuluar tek ti një forcë të veçantë krijuese, një mënyrë rrëfimi bashkohorë… kam lexuar shume romane të shumë shkrimtareve të njohur, por romani juaj më ka ngjasuar me një roman që po shëtit botën “Thuaj Zemrës po” të shkrimtares Susanna Tamaro, ky roman është botuar nga Komiteti i Helsinkit… sigurisht që ketë roman kisha dëshirë ta dhuroja, por nuk mu dha mundësia…

Sigurisht romani juaj dhe ky roman që sapo citova kanë brenda tyre ndodhi që të shkundin.. ta trazojnë shpirtin edhe në orët më të ngrohta… por dhe të japin forcë që të kacafytesh dhëmb për dhëmb me dhimbjen, çuditërisht të bëhesh më i fortë, më optimist për jetën. Natyrisht, ti mikja ime jeni e fortë, flisni me ëmbëlsi, tregoni edukatë, paçka se jeta juaj ka kaluar më shumë në hije se në dritë. Shpesh herë për ti shpëtuar këtij kalvari vuajtjesh jam strehuar në një botë krejt timen. Mbrëmjeve tek lexoja librin tuaj “ Kalvari i Diagrames” më pëlqente të fantazoja. Ëndërroja sikur të kisha mundësi të të ndihmoja të jetoje një jetë krejt tjetër ti dhe familja juaj. Të paktën prindërit tuaj të mos kishin kaluar “Portën e madhe” të persekutimit shnjerzorë nga shovinistët grek, nga barbarët që i shpërngulen dhunshëm çamët nga trojet e tyre.

Brenda këtij romani njeriu takohet shpesh herë me vdekjen, me tmerrin, me represionin, por dhe me guximin për të jetuar me forcat e veta… sigurisht që këtë roman e lexova disi me ankth mbasi shumë gjëra mblidheshin në kokën time, shtynin njëra tjetrën të dilnin jashtë, sigurisht duke ndjekur një fill të sensit logjik të zgjidhjes që ju mike u keni dhënë nga fillimi gjerë në fund gjërave. Kam qenë kureshtar ta lexoj këtë libër tuaj Nexhi Hsani pas atij prezantimi që mi ka bërë librit tuaj prof. Kristaq Shabani, por gjithnjë në një mendje që ju nuk keni patur aq eksperience në shkrimin e prozës moderne. Madhështia e rrjedhshmërisë së këtij romani qëndronte në analizën dialektike që ju keni mbushur faqet e tij. Sigurisht nuk mundem ti fsheh sytë që gjatë leximit të këtij romani më janë mbushur me lot, dhe lotët e mijë sigurisht që kanë peshën e një loti burri… gjithë leximi ishte i etshëm dhe dhimbja e këtij romani u bë bashkvauatës me mua…

Sigurisht, mikja ime Nexhi unë nuk i bëra panoramë librit tuaj, ngase ia ka bërë më së miri prof. Kristaq Shabani. Nëpërmjet këtij komenti të shkurtër dashta të them ty mike që e kam lexuar romanin tuaj “ Kalvari i Diagrames”, Njëkosisht dua t’u them miqve të mi se ky roman është një nga romanet e mirë të botuara këtë dekadë. Nga zemra të uroj të shkruani të tjera romane edhe më të mirë se ky që sapo lexova!

Dërgoi për publikim Gjin Musa
Tiranë me dt. 16.02.2016