Në Kosovë, plaçkitja është bërë model i jetës?!

0
363
Hashimi e Ramushi - koshare

Nga Skënder MULLIQI

Ç’ka të shkruan dhe ç’ka të veprojë njeriu, nese dëshirojmë më qenë në rregull së pari më vetën, duhet të kthehemi te populli. T’i kthehemi popullit, se asgjë të mirë nuk pamë deri më tash, ”pos një vrime në fund të tunelit”. Edhe kjo dritë mund të errësohet një ditë, nese populli nuk zgjohet nga kllapia.

Së pari, ishte dashur t’i shërojmë budallakinat tona, dhe t’i kthehemi idesë të së drejtës tonë, dhe të barazisë ekonomike. Kjo do t’i forconte edhe themelet e shtetit ligjor dhe demokratik. Do të bënte jetën shumë më të mirë, në këtë vend kur plaçkitja është bërë model i jetës. Nese bëjmë punë të mira për vendin tonë, i hapim përspektivat tona.

Na i mbyllen deri më sot përspektivat tona, njerëzit të cilët erdhën si yryshnik në pushtet. U pasuruan aq shumë sa ngadalë Kosova po mbetet pa shtresën e mesme. Kjo ketegori e njerëzve u bënë milionerë, e shumëca kanë mbetur njerëz anonimë, të varfër, vetëm si numër. Këta pasanikë me para të plaçkitura të popullit, nuk e dinë as vete sa pasuri posedojnë?!

Njerëzit janë pasuruar në botë në mënyra të ndryshme, por edhe kan preferuar të bëhën filantropë. Këta njerëz “tanë” të politikës, hapin e parë që e kan ba, ka qenë grabitja sa më e madhe e të mirave materiale. Ata të cilët vrapojnë pas pasurisë, natyrisht së në këtë marshim bëhën edhe kriminelë, narko mafioz, shfercer, pronar të firmave të ndryshme, larës të parasë, jo larës të dritareve.

Këta nuk kanë preferuar më qenë lloji i kriminelëve, gjeparoshëve dhe baniditëve të vegjël rrugësh. Politikanët “tanë” janë bërë artistë estradash, pronar të medieve…! ”Tanët” janë edhe luftetarë të demokracisë dhe të drejtave dhe lirive njerëzore, luftetarë për të gjitha, dhe për gjithçka! Kush në të vertetë janë ”tanët”, populli apo pushtetarët ? Sigurisht së të parët po, se janë shumica, kurse të dytët, edhe këta janë “tanët”…?!