Violina

0
814
V - ilustrim nga Dea Halimi

Ilustrimi bga Dea Halimi

Dea Halimi

Nga libri “Yjtë farfuritës” tregimi për shkronjën V

Dea Halimi
Dea Halimi

E prisja mamanë të vinte të më merrte nga shkolla.
Ora ra tre. Mësuesja Xake tha:
– Nxënës, mësimi mori fund. Ushtrojeni shkronjën V në shtëpi. Unë dola e para nga klasa. Në korridor më priste Mami. Në duar mbante një pako.
– Si kalove sot, zemër?
– Mirë. Mësuam shkronjën V .
Ajo buzëqeshi dhe më puthi në faqe.
– Çfarë ka në atë pako, – ia bëra.
– Një befasi.
E shikova në sy e heshtur. Mami për secilën shkronjë të mësuar më sillte ndonjë lodër që fillonte me atë shkronjë. Çfarë do të më ketë sjellë lidhur me shkronjën V?
– Ne sot kemi mësuar shkronjën V…
– Po, – tha mami, – befasia do të jetë e veçantë…
– Çfarë, – ndërhyra.
Ajo e hapi pakon dhe në sytë e mi shndriti një violinë me ngjyrë të kuqërremtë. Qe aq e mrekullueshme, sa më pushtoj të tërën. M`u kujtua Valoni, violinisti i vogël i lagjes sime, i cili për çdo mëngjes luan me violinën e vet, tingujt e së cilës ma bëjnë ditën të lumtur.
– Të kam blerë një violinë, – tha mami.
– E pa besueshme! Ne sot e vizatuam pikërisht violinën, – ia bëra.
– Çfarë di ti për violinën, – qeshi shoqja ime Vera.
– Është vegël muzikore me katër tela. Violina mbështetet në sup nën mjekër, ndërsa i bihet me hark telave, të cilët lëshojnë tinguj mahnitës
– Harku i violinës ishte shumë interesant, Dea, – më ndërpreu Vera.
– Mami, unë nuk di të luaj në violinë. Ajo nuk ishte si kitara, mami.
– Do të mësohesh, nuk arrihen të gjitha përnjëherë.
Me t`u kthyer në shtëpi fillova të luaj me violinë.
– Jam e lumtur, mami. Ndoshta një ditë do të behëm violiniste e mirë dhe do të luaj pjesën kryesore në një orkestër.