Kur islamombrojtësit zhurmojnë krimet

2
1079
Gani Mehmetaj - Shpërfytyrimi i islamit

Nga Gani MEHMETAJ, voal.ch | 1 gusht 2016

Pse e mbrojnë terrorizmin islamik me sloganin “Stop islamofobisë”, ndërsa nuk dalin në mbrojtje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ku bashkëkombësit tonë i përbuzin, i rrahin, i vrasin, i keqtrajtojnë vetëm pse janë shqiptarë.

Një grup shqiptarësh “islamombrojtes”, në një portal të panjohur, kërkojnë: “të ndalohet islamofobia, të shpallet vepër penale”, por nuk kërkojnë të ndalohet terrori islamik, të shpallet i jashtëligjshëm dhe të gjykohet krim kundër njerëzimit. Disa jeniçerë islamikë po në këtë frymë zhurmimi të krimeve, shkruajnë në medie kinse shqiptarët i paska mbërthyer islamofobia, duke i krahasuar më fashistët serb, grek e turq. Qengjat i krahasojnë më ujqër. Ashtu i ka urdhëruar qendra islamike antishqiptare: kriminalizoni viktimat dhe heshtni krimet.

Shqiptarët kanë arsye më shumë se gjithë të tjerët ta urrejnë islamin, sepse në emër të islamit turqit vranë miliona shqiptarë. Shqiptarët kanë arsye më shumë se e tërë bota të mos e duan islamin, sepse Turqia në emër të islamit i pushtoi dhe i mbajti në varfëri të skajshme, kështu që kur iku pushtuesi turk ishim kombi më i varfër dhe më i prapambetur në Evropë. Nga pasojat e pushtimit të Turqisë islamike humbëm mëshumë se dy te tretat e territorit etnik. Islamombrojtësit nuk e dinë historinë tonë kombëtare, as nuk duan ta mësojnë, atyre u kanë thënë ta paraqesin islamin viktimë, ndërsa viktimat e islamistëve të harrohen.

Kush është viktimë, e kush vrasës?

Në emër të islamit viteve të fundit terroristët vranë mijëra të krishterë e myslimanë. Feja islame u bë sinonim i tmerrit, i terrorit, i krimit të mynxyrshëm, i makthit. Tmerri nga islami vrastar nuk i ka mbërthyer vetëm shqiptarët, tmerri e ka mbërthyer tërë qytetërimin perëndimor. Në emër të islamit grupet terroriste po vrasin gra e fëmijë, pleq e plaka, njerëz të pafajshëm që dalin për një bukë a ushqim fëmijësh, ndërsa mbesin me bukën e ushqimin e përgjakur ndër duar. Nuk janë shqiptarët që vuajnë nga islamofobia, nga islamofobia nuk vuan as Perëndimi, shqiptarët e bota vuajnë nga tmerri i terrorit islamik.

Janë kaq të verbër “islamombrojtësit”? Punëdhënësit e shqiptarëve të manipuluar duhej të dilnin në mbrojtje të viktimave të terroristëve islamik, duhej t’i ngushëllonin, apo t’u kërkonin falje familjeve të të vrarëve në Paris, Londër, Nice, në Gjermani, Spanjë, Stamboll, ndërsa i fyejnë, duke i kërcënuar se do të dënohen me pesë vjet burg për islamofobi. Grupi i të rinjve shqiptarë, të manipuluar, kanë aq shumë çështje për të mbrojtur, ndërsa zhytën në baltë nga injoranca duke mbrojtur terrorin. Më njerëzore e më kombëtare do të ishte të dilnin më parullën “Stop, myslimanë, mos na i vrisni të rinjtë!”, sepse ai që vrau tre të rinj shqiptarë në Gjermani ishte mysliman. Por punëdhënësi gënjen frikshëm, kinse tre të rinjtë shqiptarë ishin viktima të islamofobisë, ndërsa e di fare mirë që ata ishin viktima të një terroristi psikopat mysliman.

Pse nuk dalin në mbrojtje të shqiptarëve të përbuzur?

Organizatat fantazma islamike, mbledhin nënshkrime të rinjsh me joshje të caktuara dhe i plasojnë pastaj në FB. Sikur të mos ishin kaq të verbër e të manipuluar këta të rinj, që po vihen në shërbim të djallit, do të dilnin në mbështetje të identitetit kombëtar dhe integritetit të shtetit, ku jetojnë, studiojnë e nesër do të punojnë. Atdheun e tyre po ua përdhosin çdo ditë islamistët, po ia mbyllin të ardhmen më xhami e korrupsion, sepse për çdo xhami të ndërtuar organizatat islamike duhet të korruptojnë së paku dhjetë zyrtarë komunalë e qendrorë. Prandaj ndërtuan aq shumë xhami të korrupsionit.

Në vend të mbrojnë terrorizmin islamik me sloganin zhurmues “Stop islamofobisë”, ata duhej të dilnin në mbrojtje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ku bashkëkombësit e tyre i përbuzin, i rrahin, i vrasin, i keqtrajtojnë vetëm pse janë shqiptarë; në vend të dilnin më parullën “Stop islamofobisë” duhej t’i thoshin “Stop diskriminimit, përbuzjes e vrasjeve të shqiptarëve në Maqedoni!”, ku bashkëkombësit e tyre edhe pas 25 vjetësh nuk gëzojnë liritë elementare, të fjalës së lirë, të shkollimit në gjuhën amtare, të barazisë me sllavët; duhej të dilnin në mbrojtje të shqiptarëve në Mal të Zi, që e kërkojnë ndihmën tonë. Por dalim në mbrojtje të një miliardë myslimanëve, ndërsa myslimanët fare nuk na e kërkojnë këtë mbrojtje, sepse pjesa dërmuese e tyre nuk na njohin as nuk na duan, pjesa dërmuese e myslimanëve i njohin dhe i duan Serbinë e Rusinë.

Kush i futi në lojë grupin e të rinjve më sloganin: “Stop islamofobisë?” Kush e hedhi në medie tezen e çoroditur kinse shqiptarët vuajnë nga islamofobia? Pse synojnë të zhurmojnë krimet e grupeve islamike? Në anën e kujt janë këta të manipuluar? A ka punë policia e shërbimi inteligjentë në gjetjen e organizatave që financojnë gjëra të këtilla?

2 KOMENTE

  1. Sot ne Prishtine jane :

    60-70 Shkolla fillore dhe te mesme, private dhe shtetrore.
    10 Universitete shtetrore dhe private
    5-6 Biblioteka
    4–5 Kafiteri – Biblioteka
    60-70 klube te ndryshme sportive te te gjitha sporteve
    20-30 bazena te ndryshem.
    10-15 shkolla vallezimi modern dhe popullor.
    2500 Bar-Restorante – kafiteri
    Korzo te lira per shetitje…
    Parqet e Gerrmise ose TaukBashqes per shetitje…
    Mijera femra shumë te bukura… kudo qe te shkojsh…

    Dhe duke i pase te gjitha keto mundesi, …disa te rinje shkojne ne faltore Muslimane ku ka veçq : meshkuj nervoz, depresiv dhe pedera, për punët që nuk ua zgjidhë All’ahu.
    Pra mund te konkludojme se te gjithe keta vizitorë te faltoreve muslimane jane te semure mentalisht. ose pedera… sepse prej te gjitha te mirave qe i ka jeta ne Liri… idioti – pederi shkon dhe e degjon nje shizofren tjeter, peder manjak musliman, per me i tregue se a bon me pi Coca Cola apo jo!!!

Komentet janë mbyllur.