Maunia më ikonografi fashiste në Pejë

0
518
Putin - rrotë

Skënder Mulliqi Nga Skënder MULLIQI

Nese dikush rastësisht e ka pa ëndërr Putinin, na doli pak si zgjendër. Na erdhi në shehrin e Haxhi Zekes jarani, me një foto sa një ball stene mbas një kamioni mallrrash. Na erdh në kohën kur boll shumë u mor në gojë emri i tij në opinion.

Paragjykimet nuk jane hiç të mira. Edhe përpara, por sidomos ditëve të fundit në gazeta dhe rrjete sociale, aq shumë është përmendur Putin sa mendja nuk ta merr. Dhe, me emrin e kësaj figure të urryer diktatoriale dhe antishqiptare, disa e pagëzuan kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën. Sa a kanë të drejtë ata, që po e quajnë Putin, ndoshta ngapak për ngjashmeria e tyre fizike, apo është në pyetje diçka tjetër, e dinë ata vetë.

Futja e maunës me foto të këtyre dy figurave antishqiptare, nuk është më duket mua krejt pa ndonjë prapavi të caktuar politike. Krimineli Radovan Karagjiq, që ka bërë masacrat më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore në Bosnje. Dhe, sigurisht së emri i tij dhe i Putinit ngjallin neveri të madhe të shqiptarët, e posaçërisht te familjet e të vrarëve.

Dhe, kjo ngjarje e pamirë, ndodhi pikërisht dje kur pritej edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për pezullim që ishte edhe vendim korrekt, për formimin apo jo të qeverisë së re në koalicion me serbët. Ardhja e maunës rezultoi edhe më 21 vjetorin e Masakrës së Mejës. Këto zënka të ndërsjella të faktorit politik të Kosovës edhe i shfrytëzojnë armiqtë tanë, qoftë edhe më futjën e një maune më ikonografi fashiste mbrapa.

E gjithë kjo lë sigurisht një shije të hidhur në opinionin e gjerë publik. Kur nuk kemi unitet, por merremi më çështje më shumë periferike politike në kohë pandemie, kjo për mua është logjikë e robit. Me këto lojëra politike, nuk ndërtohet shteti. Nuk po e lënë rehat qeverinë e re garda reaksionare politike, e cila qeveri në detyrë, po bënë punë shumë të mira, në menaxhimin e situatës nga pandemia, si dhe në punët tjera të interesit të përgjithshëm…