Kush je ti Shefqet Krasniqi t’i ofendosh femrat? Shih punët tuaja!

1
1436
Afërdita Dervishi

Hoxhë Shefqeti! A nuk ke punë më të mençura ti, hoxhë ziu, por të ofendosh femrat shqiptare?! Ku e merr atë guximi ti, more pak njeri, të fyesh dinjitetin tim, se edhe unë jam femër shqiptare, jam nënë shqiptare, të fyesh dinjitetin e nënave, të motrave dhe të vajzave shqiptare, apo të është mbushur mendja se këtu je në ndonjë fis arabo-beduin, e harron se Kosova ka derdhur gjak për të qenë e lirë, ose duhet disi të ju kthesh borxhin atyre, që ta mbushin gushën dhe xhyben tënde prej predikuesi të fesë?!

Shkruan: Aferdita DERVISHI, PhD* – GazetaMonitor.com

Kush je ti që guxon dhe i quan prostituta femrat shqiptare, të cilat shkojnë në pushime në det? Sa duket ti, hoxhë ziu, po harron se ne jemi pjesë e popullit shqiptar, kudo që jeton ai, se nëna dhe gruaja, motra dhe vajza janë të shenjta për shqiptarin, që nga ai i Kanunit e deri te ai i universitetit. Ky popull shqiptar e ka krijuar edhe thënien: “Ndalu njëherë dhe shikoje veten në pasqyrë“. Kështu, hoxhë ziu, kthehu dhe shikoi ata islamët “e mirë”, që martohen me gjakun e tyre, që të parët kanë krijuar shtëpitë publike (haremet), që ende i vrasin gratë me gurë dhe i mbulojnë të gjalla në gropë, pastaj ato që u vrasin burrat e i bëjnë gra të tyre, të pestat a të gjashtat, të shtatat a të dhjeta, nuk ka aspak rëndësi.

Që në emër të fesë, të asaj feje që i quan gratë shqiptare prostituta, djegin fshatra të tërë, marrin fëmijë me vete dhe ju bëjnë 100 të zeza, edhe dhunë seksuale. Hajde, hoxhë ziu, kush është prostitutë këtu, ata të llojit tënd, apo ne që shkojmë e bëjmë pushime në det, si gjithë bota?!

Për Zotin, ti nuk ke faj, se ti e sojosorollopi si ti, flini mbi para të pista, që ju e dini si ju vijnë nga vendet arabe, kurse në anën tjetër, ju predikoni njerëzve në xhamitë tona, që askush nuk e di si e sa janë ndërtuar, gjëra të cilat kurrë nuk janë dëgjuar para Luftës së lavdishme të UÇK-së, po ju mbushni kokën dhe po ju ngarkoni shpirtin të rinjve me ideologji të huaja, që nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarët, as me fenë që mbron interesat shqiptare.

Nëse feja nuk mbron interesat e atij populli ku zbatohet, ajo nuk është fe e tij. Prapë, nuk ndërmerret asgjë. Nuk ndërmerret, sepse njerëzit e dinjitetshëm, sepse shqiptarët që marrin frymë shqip, që kanë nënë, motër, grua e vajzë shqiptare, nuk duan të merren me ty e me ata si ti. Por, kur lexon dhe dëgjon njeriu ato që thua, edhe për prostitutat shqiptare, njeriu vjen në përfundim se ndoshta nuk ke gjak shqiptari.

Por, në fund të fundit, ti hoxhë ziu, shih familjen tënde, shih gruan e nënën tënde, se nuk kanë mbetur gratë, nënat e motrat e shqiptarëve të ju mbrosh ti nderin dhe përkatësinë e tyre kombëtare. Andaj, na gratë e vajzat shqiptare, kemi përpara vetës barrën e madhe të jetës, të rrisim e të edukojmë fëmijët tanë, që ta respektojnë njëri-tjetrin, që ta nderojnë e mbrojnë nënën e gruan e tyre, motrën e vajzën e tyre, që njësoj si djemtë, burrat e vëllezërit tanë, në radhë të parë ta duan kombin shqiptar, ta duan atdheun e tyre, që ende është i copëtuar.

Aspak nuk ka rëndësi çka thua ti, sepse, ne gratë dhe nënat shqiptare, jemi shtylla e familjes shqiptare, që kanë edukuar dhe edukojnë breza shqiptarësh, në mënyrë që të arsimohen mirë dhe të bëhen të mbarë, të punojnë me nder dhe siç duhet, por mbi të gjitha, ta duan atdheun dhe kombin shqiptar, ta nderojnë dhe ta duan shumë Flamurin kombëtar, si dhe të punojnë tërë jetën për ribashkimin e Shqipërisë Etnike, e cila është i vetmi atdhe që kemi, që “kur mali është bërë hi, e hiri mal përsëri”, më shumë se 120 gjenerata shqiptarësh me gjak shqiptari.

Por, sa duket hoxhallarët e sojit tënd, nuk jeni në tokë të bukës. Sado që as vetë nuk e dini ku e si jetoni. Njeri thotë bën të martohesh me vajzën e mixhës, tjetri thotë, islami e lejon të mbash skllave seksi, i treti shton, është haram të studiosh juridikun. Kurse për ty, femrat shqiptare që shkojnë në plazh, qenkan prostituta.

A jeni çmendur, apo çka dreqin jeni? Shqiptar, jo se JO!

*Autorja është profesoreshë universiteti dhe e burgosur politike.

1 KOMENT

  1. Aferdita,

    Edhe ti ke hy ne kurthen e Shefqen Krasniqit. Muslimani Shefqen Krasniqi, nuk ka ofenduar asnje femer SHQIPTARE, por u ka treguar femrave Muslimane se çka urdheron religjioni Islam. Prandaj polemika e juaj apo e cilitdo Shqiptar, eshte e kote, sepse Shefqeni vetem e spjegon Islamin ashtu siç eshte Islami, pa zbukurime e pa zvogelime. Shefqeni eshte nje musliman i rregullt normal, ashtu siç eshte edhe Naim Trrnava, Lavdrim Muhamxheri, Ferid Agani, Litfi Haziri, Fuad Ramiqi… etj…
    Spjegimi i Islamit vlen veç per femra Muslimane, dhe nuk vlen per asnje fe tjetër SHQIPTARE, ose asnje femer Shqiptare qe praktiokon cilendo religjion tjeter, qe nuk eshte Islam.
    Fatmiresisht ne Kosove, ne baze te praktikimit te religjionit Islam… nuk ka me shumë se 400-500 femra muslimane, sepse aq ka praktikuese te Islamit.

    Se pari religjioni Islam ndalon kombe, dhe rrjedhimisht ndalon kombin SHQIPTAR, dmth. ose je SHQIPTAR ose MUSLIMAN. … Nuk ka tjeter, sepse Islami urdheron ashtu.

    Shefqeni, Naimi, Lavdrimi, Xhabir Hamiti, Lutfi Haziri… edhe te ngjajshem kane treguar qytatareve te Kosoves se çka eshte Islami… pra nje religjion apo filozofi dhune, terrori, genjeshtre, hipokrizie, hajnie, idiotizmi… prap hipokrizie…
    Poashtu nuk eshte vetem Shefqeni musliman normal… dmth. i poshter… por ka edhe disa persona, qe prej se largu duken si njerez, e ne te vertete ata jane muslimanë… qe e perkrahin Shefqenin… siç jane Rexhep Qosja, Shpend Ahmeti, Nexhat Daci, Nexhmedin Spahiu dhe kafshe te ngjajshme.

    Ose je SHQIPTAR ose misliman.

    Pik.

Komentet janë mbyllur.