Qendrimi një ditor i Shoqatës Humanitare “Sali Çeku” në Deçan

0
2866
Shoqata humanitare Sali Çekaj, Zvicer

Homazhe të lapidarët dhe varrezat e dëshmorëve, evokime kujtimësh, dhe mos përkujdesjët institucionale…

Skënder MULLIQI

Korriku dhe gushti janë muajt ku mërgimtarët tanë i vizitojnë vendlindjët e tyre .Ata po e gjallërojnë si zakonisht jetën në Kosovë. Ardhja e tyre është ngjallje e shpresave dhe shtrirje e dorës së ndihmës për shumë familje të cilat po jetojnë dobët. Mërgimtarët tanë ishin prijetarët e të gjitha proceseve për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Ata nuk kursyen asgjë për ti dalë në ndihmë familjeve të tyre dhe Kosovës në momentet më të vështira të saj. Kontributi i madh kombëtar i mërgimtarve tanë kudo në botë ishte dhe ka mbetur i pa zëvendësueshem. Ata po vazhdojnë të ndihmojnë popullin e margjinalizuar nga kasta politike në pushtet, e cila veq premtimeve të dhëna gjatë fushatave zgjedhore, pak kan bërë për realizimin e kërkësave të tyre.

Një kontribut të pa zëvëndësueshem për t’i dalë në ndihmë familjeve të varfëra, ushtarakëve të vijës institucionale të luftës dhe shumë nevojtarëve të tjerë, është duke e bërë që shumë kohë, Shoqata Humanitare “Sali Çeku” më seli në Zvicer, në krye më veprimtarinë dhe bëshkëpunëtorin e ngusht të heroit të kombit, Sali Qekut, Saim Tahiraj bashkë më anëtarësinë e kësaj shoqate. Kësaj të diele edhe pse ishte vapë e madhe verore, nuk ishte pengesë që këta veprimtarë kishin ardhur enkas nga shtetet Perëdimore ku jetojnë dhe veprojnë për tu bërë nderime bashkëluftetarëve të orëve të para të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Pikë takimi ishte hoteli “Iliria” në Deçanin heroik.

Foto te varri i Sali Çekut

Kishin ardhur për t’i ndëruar bashkëveprimtarët e tyre tash dëshmor dhe heronjë të kombit, të cilët kishin ra në altarin e lirisë për të mbetur në përjetësi. Kishin ardhur kryesia e shoqatës, dhe anëtaret e saj Lush Mulaj, Xhemajl Haxhiu, Din Gashi, Nezir Alimusaj, Qamil Qeku. Shyqëri Azemi, Bislim Hoxha, Homëz Fejza, Homëz Morina, Mahmut Gashi. Mirëseardhje atyre që kishin ardhur iu dëshironte Tahiraj më plot entuziazem dhe mikëpritje shqiptare. Kishin ardhur edhe disa nga familjarët e dëshmoreve të kombit si Musa Çeku, vëllau i heroit Sali Çekut, ushtarakët Gani Ahmetaj, Bekë Osmanaj, Xajë Çela. Takimi në hotel ishte shumë domethënës, sepse takoheshin shokët e idealit dhe veprimtarët të cilët nuk kishin kursyer asgjë për pavarësinë e Kosovës.

Edhe pse kan kaluar tashmë shumë vite nga lufta ,të gjithë ishin të buzëqeshur dhe të lumtur së ishin bërë serish bashkë. Ishin të lumtur së ishin takuar idealistët, së ishin takuar anëtarët e pa luhatshem të LDK-së dhe të vijës institucionale të luftës që për komandant e kishin dr. Ibrahim Rugovën. Shtatorja e rrembë madhit, Sali Çekut e madhëron Deqanin, ia shton lavdinë familjës atdhetare Çeku nga Broliqi dhe është krenaria e Kosovës. Të gjithë ishim të privilegjuar që ndodheshim para një busti të një njeriu të madh, të një njeriu i cili bashkë heroin Agim Ramadanin dhe më luftetarët tjerë thyen kufirin shqiptaro–shqiptarë në Kosharën Legjendare.

Buqetat e lulëve të cilët i vuri shoqata në nderim të veprës heroike të Sali Çekut, ishin buqeta lulësh të cilat tregojnë së ky vigan liberator nuk do të harrohet kurrë nga shokët e idealit, nuk do të harrohet kurrë nga shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë. Marshuta jonë vazhdoi për në Kosharën nam madhe ku prehën ështrat e hëronjëve të kombit. Ky rrugëtim më rastisi të ndëgjojë rrefemin e protagonistit të Betejës së Kosharës dhe fitorës së madhe mbi forcat ushtarake serbe, të luftetarit, Bekë Osmanaj.Tregimi i Bekës për kohën e luftës e kthente ate më gjithë çenjën e tij në ate kohë dhe katrahurat që kishte sjellur lufta.

Deri të finalja e fitorës mbi forcat serbe ishte e mundimshme, ishte më plotë sfida për jetë a vdekje. Terreni ishte i vështirë. Vëshmbathja jonë nuk ishte e mirë, veqmas thotë Beka në tregimin e tij na mungonin kepucët, na mungonte buka, e cila edhe një kore nese e kishim na lagej nga bora e shiu, na mungonte edhe shumë qka tjeter, por kurrë nuk na mungoi vullneti i qelikt që përkunder këtyre vështirësive të triumfojmë mbi forcat serbe numerikisht dhe ushtarakisht shumë më të fuqishme. Ata në luftën e Kosharës shpjegon Beka humbën turpshem. Ne, u shkaktuam humbje të mëdha. Kjo ishte një fitore e madhe e ushtareve të vijës institucionale të luftës nën komandën e kolonel, Ahmet Krasniqit… rrefimi i Bekës dukej i pa fund, bashkë më emocionet dhe pa knaqësit e tij më situatën pas përfundimi të luftës…

Unë nuk mund të jamë i kënaqur kur shohë pa drejtësi të mëdha që po iu bëhën ushtarëve të vijës institucionale të luftës… Nuk kam henger as bukë në shumë raste kur kemi ardhur këtu për të bërë homazhe për shokët tanë të idealit që ranë në altarinë e lirisë …ai shpjegon së si është e mundur që këta heronjë të Kosovës të anashkalohën nga institucionet tona të shtetit. Ja shihe më drejtohet Beka, së si kjo rrugë që 17 vite pas përfundimit të luftës ende nuk është asfaltuar …Ai shprehet i indinjuar veqmas në strukturat më të larta të LDK-së, të cilat nuk janë interesuar kurrë pos verbalisht për fatin e ushtarëve të FARK-ut, të cilët kan mbetur në mëshiren e kohës, pa një përkujdesje institucionale të cilën e meritojnë.

Unë thotë në vazhdim luftëtari i pa epur për lirinë e Kosovës, Bekë Osmani, e kam djegur librëzën e veteranit në shenjë pa knaqësie, e kam djegur së janë bërë pa drejtësi të mëdha …janë futur në lista të veteranëve përsonat kurrë pa e pa frontin e luftës, e kan mbetur jashtë këtyre listave ata që vërtetë e kan bërë luftën… ky është mëkati më i madh …unë jetoj në kushte jo të mira ekonomike, por nuk i pranoj këto pa drejtësi po edhe të vdes urie shprehet ai… Koha e tregimit të Bekës për luftën mu duk mua dhe Shyqeri Azemit së ishim në veturen e tij, së kaloi shumë shpejt së edhe mbërrim të varrëzat e heronjeve të kombit, në Kosharën Legjendare.

Rruga ishte plotë pluhur, mu ashtu sikurse që janë këta pushtetarë të mbushur plotë harame …të cilët po e kullosin pushtetin në shpinë të atyre që u vranë në frontet e luftës sonë çlirimtare dhe në shpinë të shumë luftetarëve të gjallë. Ndërtimet e memorialit ishin në përfundim e siper, por kjo zhagitje nuk justifikohet. Anëtarët e shoqatës bën homazhe dhe vunë kurora lulësh tek varrët e Sali Çekut dhe Agim Ramadanit dhe evokuan kujtimet e tyre. Gjatë rrugëtimit veprimtarët dhe humanitaret u ndalen te varri i ushtarakuit te larte te FARK-ut, Agim Mehmetit i cili kishte vdekur pikërisht para një viti, te varri i Kadri Lokajt.

U ngjitëm edhe deri të shtëpia e familjës Panxhaj në Voksh ku ishte strehuar armatimi i parë në luftën për çlirimin e Kosovës. Ketu ishte e vendosur edhe pllaka e luftetareve te cilet e kishin bartur armatimin e pare per Kosove. I gjithë rrugëtimi përfundoi në Lugun e Baranit dhe vizita tek varri i Ali Gashit ish anëtar i shoqatës, dhe te varri i Qaush Gashit…