FESTA E 17 SHKURTIT
Qeverisja e keqe na e rrëxoi ëndërrën
atdheut tim tani i mungojnë duart
i mungojnë gjëra që duhet t’i ketë
i mungon mirëqenia për të ardhmen
Shtet, ti më bëre mua të padëgjuar
në Vjenë dhe Bruksel, t’i e shkele
Kushtetusen. Shtet, ke marramendje
mos frika nga tradhëtia të ka zënë
Kryeministër, a ke pyetur ndonjëherë
pse populli kundërshton firmën tënde
“Kufjtë me fqinjët”, “Asociacionin”
a e di pse; të mos qajnë të palindurit
Populli s’është aq budalla, ai sheh
ai e di, kur në kalli ka kokrra gruri
Kosova duhet ta anulloj nënshkrimin
që të ardhshmit tanë të mos qajnë
Të ndarë midis mosmarrëveshjeve
realiteti në Kosovë është shpërthyes
të korrat e pastërta rrënjët i kanë në
tokë. Shtet, tradhëtia s’hahet me asgjë!..
Rrustem Geci – Dortmund, Shkurt, 2016
ADEM JASHARI
– Betohem se s’kam vdekur !
Asnjë liri në këtë botë
nuk është e përfunduar
persosmëria saj vazhdon
nëpër lufta dhe beteja
Kosova ka duar të bukura
të ngrej lart flamurin e saj
të mbroj veten, identitetin
këtë tokë të gjithëmonshme
Çlirimi ishte qëllimi ynë
Kosova feston Kosovën
shtet në radhë të shteteve
popull në mes të popujve
Në çdo banor të Kosovës
Kosova ka puset e gjakut
sa herë t´ i thahet buza
dhe sa herë ta marri etja
Kosovë, Iliridë, Shqipëri
betohem se s´kam vdekur
nëse flamuri pyet për mua
i thuani …se jam në valle!..
Rrustem Geci – Dortmund, 2016
SHSHSHT, REVOLUCION!
Në shpirtin e trazuar të popullit tim
këto vargje do ta gjejnë udhën e vet
Kosova ende ka plagë nëpër trup
e turpshëm po i shtohen plagë të reja
Në shesh qytetarë të Kosovës, në
shesh! Kosova s´e ha turpin me bukë
Shshsht, në Kosovë, bëhet revolucion
diçka e madhe po lindet në Atdhe
Kosovë e lashtësisë 13 mijë vjeçare
asgjë e urtë s´është tek unë, prej s´e
zemërimi ka nis të del në rrugë, s´ka
më fisnike s´e dora e bërë e grusht
Plagët e marra në Vjenë dhe Bruksel
dëmtojnë gurin e Shqipërisë etnike
dëmtojnë Shqipërinë e të palindurve
dhe dëmtojnë Shqipërinë e nesërme
Në shesh qytetarë të Kosovës, në
shesh! Aty ku vetëdija bën betejën
Kosovë, anulloj firmat e të dy larove
revolucionin për hero e njeh historia!..
Rrustem Geci – Dortmund, 22 Shkurt, 2016