Pse nuk po flet populli?

0
475
Isa Mustafa - Hashim Thaçi

Skënder Karaçica Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Si shihet atdheu nga larg

Në vlerat universale të demokracisë, pushteti i përgjigjet popullit, ndonëse nga vota e lirë e popullit e merr verdiktin e besimit për të udhëhequr me shtetin !

Çfarë po ndodhë në Kosovë? Nuk shkon asnjë mandat të institucioneve (qeveria), që nuk nisin duart për të shembur godinën e shenjtë të saj… Nuk e kemi të qartë pse kaq shumë hasmëri (politike) të skajshme?

Krejt zhurma bëhet në referent (politike) nëpër veta(unë… ti… ajo… ne… ata…) dhe problemet në udhën e shtetndërtimit të Kosovës veçse po marrin tatëpjetën, po shkojnë përtej besimit të votës së lirë, që, sovrani e pati vënë në kutitë e zgjedhjeve në muajin tetor 2019.

Dhe, nuk vonoi shumë në “sofrën” e koalicionit (VV-LDK) nisi loja e shtyerjes më bërryla …!Tashti filluan të tregojnë “muskujt”, se kush është këtu (bosi) i politikës në Prishtinën zyrtare! Shkuan punët ku shkuan dhe kemi mbërri këtu ku jemi…

Hiq mirë nuk është puna!

Edhe koalicioni i “ri” në mes të (LDK-AAK-Nisma-Lista Serbe) është koalicion i zorit, që e kam thënë në një shkrim më parë, kur e kur, u bë koalicioni (VV-LDK). A do të ketë udhën e gjatë ky koalicion…? Nuk besoj se do të “lodhen” shpejt me problemet, që do të dalin përpara pas pandemisë Covid-19 dhe dialogu Kosovë-Serbi!

Pse kaq shumë hasmëri politike?

Në udhën politike të kolovjazës dhe bulevardi në Prishtinë, besoj se ka ardhur koha që populli të flasë fjalën e Tij: Kush po luan më verdiktin e votës së lirë…? Nëse dikush është lodhur me trajtat e jetës politike dhe, siç thotë fjala e popullit “Ju ka plakë vendi në politikë” (sic!) do të ishte mirë që t’ua lëshojë udhën të tjerëve…!

Pse nuk po flet populli?

Çikago, prill të motit 2020