KATOLIKËT, MYSLIMANËT DHE MALËSORËT E SHKODRËS

1
638
Malësorët e Shkodrës

Postuar në Facebook nga Prelë Milani

Të metat dhe cilësitë e tyre

(HECQUARish Konsulli francez në Shkodër)

KATOLIKËT E SHKODRËS

Në mes katolikëve të Shkodrës nuk gjejmë një frymë bashkëpunimi dhe miqësie reciproke, ketë vëllazëri kaq të theksuar te greket e Epirit, te sllavet dhe malësoret shqiptarë, ketë gjë para se gjithash duhet t’ia atribuojmë, besoj faktit që nuk rrjedhin nga një rracë e lirë, që mund të ruajë me fanatizëm kujtimin e bëmave të të parëve. Katolikët e Shkodrës duke rrjedhur nga djepe të ndryshme, nuk kanë kurrfarë homogjeniteti. Meqenëse të parët e tyre në shërbim të turqve, nuk mundën të ruajnë zakonet as doket e tyre tipike, ata qysh në moshë te hershme mësuan të jenë servila, humbën çdo lloj koncepti të pavarësisë, u përulën lehtësisht nën zgjedhën e myslimanëve, të cilëve u kishin shërbyer baballarët e tyre. Kurrë katoliket e Shkodrës nuk mundën të merren vesh me njëri-tjetrin, për të çuar në fund një punë, që është në interesin e te gjithëve.

Ziliqarë, xhelozë për njëri-tjetrin, kokulur, zvarranikë para atyre që kanë nevojë, harbutë dhe mendjemëdhenj ndaj inferiorëve dhe atyre që u kanë nevojën, mosmirënjohës që shohin të mirën, që u bën si detyrim ndaj tyre. …Në vend që lidhen me bashkëbesimtaret e tyre malësorë, të cilët duke qenë më shumtë në numër dhe më të kalitur se myslimanët shqiptarë të qytetit, do t’u garantonin një siguri të tillë, që këta të fundit nuk do guxonin kurrë t’i fyenin qoftë edhe lehtë. Tepër koprracë dhe mosbesues u refuzojnë malësorëve mikpritjen, që kanë nevojë ditën e pazarit dhe për të mos u dhënë një copë bukë e djathë, i lënë të shkojnë te myslimanët, të cilët u kanë hapur shtëpitë, ku gjetën gjithmonë të armatosur përkrah tyre, sa herë që donin të kishin qëndresë ndaj autoriteteve.

MYSLIMANËT

Krenarë për lirinë që kanë gëzuar gjithmonë dhe përparësitë që kanë fituar… Janë mendjemëdhenj dhe e quajnë vetën superiorë ndaj gjitha kombësive të tjera, por të paktën ata janë më njerëzorë, më të gjendshëm dhe shumë më mirënjohës, për të mirat që bëhen dhe besojnë se nuk i meritojnë. Mikpritja nderohet mjaft tek ata, me të kaluar pragun e shtëpisë, mysafiri bëhet i shenjtë dhe kurrë një mysliman nuk do ta dorëzonte një të panjohur tek autoritet …Kanë qitë pushkë për të krishterët, kur ua ka cenuar kush në besë.

…Turqit dhe krishterët nuk e lënë kurrë një poshtërim pa ndëshkuar, tek ata gjaku kërkon gjak dhe gjakmarrjet rregullohen sipas zakoneve… Nga ana tjetër edhe pse shtiren bujarë, janë smilarqar me tepri ambiciozë …Si të pasur si në mjerim nuk dëshpërohen kurrë, janë edukuar që në fëmijëri, se asgjë nuk i përket njeriut, vetëm Zotit.

MALËSORËT

Ndërsa të krishterët e qyteteve janë nënshtruar e kryeulur, malësoret kanë një forcë dhe vullnet të papërkulshëm, një krenari të tepruar dhe përbuzje për vdekjen, gjë që u shtie frikën myslimanëve. Këta të fundit kanë kërkuar gjithmonë të lodhen me ta. Malësorët e duan dhe respektojnënjeri tjetrin, kur është interesi i përbashkët, pavarësia dhe besimi i tyre cenohen, ata janë gjithmonë të gatshëm të rrokin armët, ketë gjë e njohin autoritetet turke, që zakonisht përpiqen të mos u japin shkas, për pakënaqësi serioze… Malësorët i respektojnë pleqtë e tyre dhe u binden. Fjala e dhënë është e shenjtë. Edhe i huaji që udhëton në male, në besën e banorit më të varfër, është i sigurt…

1 KOMENT

  1. Zoti Prelë Milani… përshëndetje dhe;

    Mos harroni Vaso Pashën, me këshillën sa qortimi dhënë;
    *Muslimane e të krishtrerë jeni NJË more të MJERË !*
    Këshillë që shqiptarët në tërësi e kanë cilësi të tyre…
    Që shqiptarët e manifestojnë… të kudo ndodhur…

    Me shqiptarizëm – 84 vjeçari – Guri Naimit D.

Komentet janë mbyllur.