ZEMRA MË QANË

0
724
Bajram Bashota

Bajram Bashota

ZEMRA MË QANË

Zemra më qanë
zemra m’renkon
për të kaluarën
e të tashmën
e popullit tonë
sa fatzi n’histotri
shpeshherë i mbetur
pa plang e shtëpi
sa e pa shpirt kjo padrejtësi
kurrë s’ shiqoi kët popull n’sy
e trisht ishtë e kalura e tij
i përplasur zi e më zi
po edhe sot popull pa rahat
të zezat i sillen ditë e natë
tue u gjelozue vëllau me vëlla
për ditë ndër veti tue u vra
si mos të më qaj zemra or vëlla
tu pa vëllëzërit tue u sha e tue u përla
pushteteve ndër veti u ka hy thika
për popull e atdhe zemra kujt s’i qanë
veç ai që s’ka shpirt — ai që është dushman.

VETËM PAJTIMI SJELL BASHKIMIN!

Vetëm pajtimi
e sjell bashkimin
ndasia ka sjellë robërinë
ka sjell fatin e zi shqiptarisë
përqarje ka sjellë fatkeqësi
o mendje krisur shqiptari
kështu na dëshiron armiku i zi
zgjonju nga gjumi Kosovë e Shqipëri
mos ndillni te dera armikun e zi
boll u derdh gjak për shqiptari
rroknu ngryk ju qeveri
lidhni besa besë për nënën Shqipëri
përqafonu me zemër si vëllau me vëlla
jepjani besen, besen e shqiptarit
mos t’u hypë n’shpinë kush çohet ma i pari
se kështu s’ e ka pasë zakon shqiptaria
se pabesia do t’u mbinë tek varri!

KY POPULL

Sa vuajtje e sakrificë
për atdhe e pë liri
deshë e dathë
në borë e në shi
për të shtrenjten Dardani
dhe për mëmën Shqipëri
nga gjiri i vet nxori
shumë trima trimëresha
sokola e sokolesha
që i dolën atdheut zot
s’kursyen asgjë prej veti
djemtë e shqipes, djem petrita
nuk ditën kurrë çka është ika
për Kosovë e për Shqipëri
nuk i ndali borë as shi
s’mund t’i ndali as armiku i zi
po sot shqiptari më thuj si je
mu porsi lisi i rrëxuar për dhe?!
dhe vjen Evropa me këmb të shklet
asnjë fjalë të ëmbel me gojë s’ta flet
keni mbetur si pika n’ lis
asnjë punë pa ta bitisë (krye)
dhe po silleni kah dardha e Ahmatit
Në dyer t’ Evropës në fund sokakut!

HAJDUTI I SHTETIT

Ñë ora katër e një minut
Ma nxori gjumin një hajdut
N’hambarin e popullit kish hy me vjedhë
Dhe mue gjumin ma ka nxjerë
N’hambar të popullit mazën tue mbledhë
– Çka po bën i thash të plaqin sytë
Ķët popull krejt po don me mbytë?!
– Jo more hambari i popullit boll ka
Më takon muà se edhe unë dua të ha!


KOT NDËRRONI QEVERI, MOJ SHQIPTARI!

Kot i ndërroni qeveritë moj shqiptari
Se shqiparët e kanë n’gjen një dobësi
Bajraktarizmin e karierizmin.
A s’u ngimë boll me këto qeveri?
A s’u ngimë boll me këto parti?
Pse s’po kthjellet ky popull i ngratë.
Po gjithë jeta i shkoi veç me shamatë.

Pse s’e merr vet timonin n’dorë
Se me këto parti e bëri eten horë
T’i heqë qafe lakmitë e hajnitë
Që i pat kapluar gjitha qeveritë
Qeveri që propozohet nga vet populli
Dhe me votën e popullit le të fitojnë
Përndryshe qeveri çdo ditë do të rrëxojmë
Dhe tër jetën si popull do të vajtojmë


ROBËRI KJO PANDEMI

Robëri, robëri
kjo pandemi
qenka ky fat i zi
për këtë botë
për këtë njerëzi
kush na solli kët pandemi
askush s’e di, askush s’e di
ditët na i ka nxi
se as deren s’guxon ta çelë
merr denimin menjëherë
ditën orë policore
çdo natë orë policore
nuk ke të drejt ta shëtitësh
as qenin përdore.
dil nëse ta mban
denimin e virusin e han
e gjithë bota është në terr
sa do të zgjas askush s’e di
kur do të jemi të lirë
e gjithë bota është e lidhur
m’u si qeni në zingjirë.


E SHTUNË PANDEMIKE

Eshtunë pandemike
E shtunë plot zymtësi
Kanë dalë n’pazar
Qytetarët e mi plot dro
Mos takohen me lugatin e zi
Me maska në fytyrë
Në shtunën plot mënxyrë
Të tregëtojnë diç për shtëpi
Dikush të çmallet në kafiteri
Me shokët që janë mbyllë
S’dinë ku t’ia nisin biseden më parë
Për këtë tragjedi që na polli
Që na sillet si xhelat i zi
Jetën e ndryshoi sikur i del tymi
Me dro dalin n’pazar
Me dro në kafiteri me u çmallë
Shpejt pastaj të ikun në shtëpi
Si lepuri që ikën ndër zagarë.


VENDLINDJE

Ti dashuria dhe krenaria ime e zjartë
Buzëqeshja e mengjesit dhe mbrëmjes
Malli e dashuria që mban gjallë shpirtin tim
Kahdo që shkoj kudo që rri në mëndje
E në zemër të kam ty ,o bukura ime
Fytyra jote më rrin ndër mend ditë e nat
Në shpirt më shton një gjallëri e knaqësi pa fund
Dielli dhe hëna rrezojnë më duket vetëm mbi ty
O e bukura dhe e shtrnjta vendlindja ime
E burrat bujarë e trima që i rrite në gjirin tënd
Që të deshten si sytë e ballit dhe dhan gjithcka për ty
Edhe djersen edhe mundin edhe jeten e dashura ime
Tash prehen të qetë në gjirin tënd në varrezat përballë
Nën hijen e lisave qindvjecarë që të mos i përcëlloj dielli
Sa shumë malli për ta më ka marrë t’ i shoh duke kalëruar
Me kuaj e atllarë me shokë e gjurdi e plisa të bardhë
E t’i shoh të ulur nēn hijen e mrizave duke qeshur duke bise duar
Duke lozur e duke kënduar për vendlindjen me shumë gēzim e mallë
Çdo stinë që vjen shtatin bukurisë tënde ia shton
Edhe unë u plaka tek ti dhe shijova cdo gjë në ty
Një ditë do të prehem në qetësi tek fshatarët e mi
I lumtur isha me ty dhe i lumtur do të jemë në përjetësi.