“Vizatimet ndjellakëqia në hartën” e Kosovës…

0
627
Kosovo - map
Gjergj Bajram Kabashi
Gjergj Festim Kabashi

Gjergj Festim Kabashi

Vizatimet ndjellakqija në hartën” e Kosovës së sotshme historikisht të stërrudhur nga Serbia në ma shumë se dyqind vitet e fundit, nuk janë madje as ide të Aleksander Vuçiç-it, por vetëm të SANU, (Akademia e Arteve dhe Shkencave të Serbisë), që e dijnë në mënyrë precize se ku duan të dalin me ngashnjimet e tyre për ndarjen paqësore në mes të Serbëve e Shqiptarëve, pasi nuk pajtohen kurrë me çlirimin e Kosovës nga NATO dhe ushtria e jonë çlirimtare.

Motoja gjoja “naive” ushtarake e Serbisë, që fshihet në planet gjthnjë ogurzeza të kësaj akademie famëkeqe, ka qenë e mbetët “Oçemo jos!”.

Si e fut kambën “në shtëpinë time”, mendjen e ka si ta fus kambën ushtarake-policore në “në shtëpinë tande”.

Historikisht përpara se Kosova të pushtohej e të rrudhej etnikisht e territorialisht hap pas hapi nga Serbia e Mali i Zi, Kosova i kishte 32 900 kilometra katrore, ndërsa sot i ka 10 887 kilometrash katrorë. Dhe në vend se të ishte e ngopur dhe stërngopur me shtrirjen e saj të madhe e të padrejtë në tokat e shqiptarëve, Serbia në rrethana Lirie i ka gjetur disa dele të zeza shqiptare, që për arsyet që ata i dijnë e që ne si kuptojmë e s’duam t’i kuptojmë, flasin, veprojnë e propagandojnë për interesat e saj.

Mjafton t’i dëgjojmë se ç’ka flasin e shkretojnë vazhdimisht si merecenar të vërtetë Hashim Thaçi, Lutfi Haziri e Baton Haxhiu ?! …
Dhe jo vetëm ata…

E pabesueshme, por e vërtetë e hidhur !

Nëse Serbia e ka seriozisht synimin për paqen afatgjate me Shqiptarët, ajo fillimisht duhet ta njof shtetin e Kosovës e tek pastaj nga pozita të barabarta të flitet për “razgraniçenje” apo përkufizimin shtetëror në mes nesh.

Si dhe për çështjen e pakicave kombëtare serbe në Kosovë dhe asaj shqiptare dhe shqiptaro “boshnjake” në Serbi.

Hashim Thaçit, jo vetëm mendja e shëndosh në partitë politike, por nga gjithë populli i Kosovës duhet t’i thuhet se nuk ka të drejtë të flas e as të merr ndonjë vendim në emër të Kosovës, madje as për Brojën në Skenderaj, se këto s’kanë si të jenë “çështje” të tij e as të gazetarucërve-bashkëpunëtorë e zëdhënës të BIA-s së Serbisë.


Lexo për më tepër: Para se të okupohej nga Serbia dhe Mali i Zi, Vilajeti i Kosovës i kishte 32.900 kilometra katrore