Kuzhina shqiptare ndër ma të preferuarat të javës Inter-kulturore në Fellbach, rrethi i Shtutgardit, Gjermani

0
2705
Kuzhina shqiptare

Shkruan Asllan Dibrani

Para ca ditësh në kuadrin e javës inter-kulturore të qytetit të Fellbachit rrethi Shtugadrdit – Gjermani, ishte e paraparë një mbrëmje e kuzhinës shqiptare të cilës i paraprini një kurs (mësimi) se si përgatiten gatimet dhe gjellrat tona tradicionale.

Organizatorja zonja Hug, po nga ky qytet, kishte thirrë një numër të madh qytetarësh gjerman, po edhe të huaj ku u ndanë shumë te kënaqur me prezantimin e kuzhinës shqiptare nga e cila shumë të interesuar u informuan më në detale nga dy familje Sylejmani dhe Zogaj, qe patën rastin të prezantohen me specialitetet tona shqiptare. Këtë aktivitet këto dy familje e zhvilluan në kuadër e “Shoqatës Shqiptare” të Fellbachut.

Dy familje Sylejmani dhe Zogaj në prezantimin e kuzhinës shqiptare në Fellbach.

Edhe ky aktivitet thekson zoti Ali Sylejmani ishte një lobim i vogël, por me domethënie të madhe, sepse kishte pjesëmarrës nga shumë nacionalitete.

Aty këto dy familje u prononcuan me bukën tonë tradicionale, me përgatitjen e specave te mbushur, flinë që njihet si specialiteti i vetëm tek shqiptarët, po edhe me pite të disa llojesh, po ashtu si të veçanta nga popujt tjerë.
Organizatorja z. Hug me ekipin e vet emisarë për integrim shprehë mirënjohje, respekt dhe fjalë miradije të përzemërta për kuzhinën shqiptare.

Zoti Sylemani kishte një respekt të madh ne atë ambient qe u dëshmuar edhe me prezencën shumë shqiptarëve me çka i falënderuan këto dy familje, që sado pak u përpoqën te pasqyrojnë vlerën e popullit tonë që numerikisht është i madh në Gjermani.

Zoti Ali Sylejmani edhe këtë aktivitet të vogël e quan një Lobim për çështjen tonë Madhore. Me që është anëtar i kryesisë për Lobin Euro-Atlantik Shqiptar në Gjermani, me rastin e disa zërave qe kanë synim përçarjen e Lobit, ai theksoi nuk ka mundur, dhe s’do të mund të na e ndaloj kurrë, askush dhe asnjë forcë e errët qe ti realizojmë qëllimet tona, andaj ata zëra edhe janë të dëmshëm, por do ti tejkalojmë.

Prandaj të nderuara motra të nderuar vëllezër mërgimtarë, veproni dhe mos u ndalni, loboni për çështjen tonë kombëtare, aty ku jeni dhe aq sa mundeni është një mesazh i yni qe parim kryesor ta keni kombin tani personalitetin tuaj…