Poezi për fëmijë nga përmbledhja “Kolonë cicërimash”

0
674
Bajram Bashota - kolonë cicërimash

SHKRIRJA E BORËS

Po çka ka bora,
Nisi m’shkri
Marsi i ngrohtë
Tash ia ka mbërri.

Na erdhi marsi
Po shkrihet bora
Tash pranvera
Na vjen saora.

PRANVERA

Erdh pranvera
Me lule plot
Fëmijët dalin
Të lozin me top

Pa diell lulja
Nuk lulëzon
Pa diell fusha
Nuk gjelbëron.

CIU CIU

Ciu, ciu këndon zogu
Ia thot këngës maje shtogu
Kënga e ti është pranverë
Puplat ihedhin valle në erë.

DALLËNDYSHE

Dallëndyshe
Bishtgërshërë
Lumja nëna
Qëtë ka bërë.

Ti na erdhe
Turr e vrap
Solle pranverën
N’qytet e fshat.

Fluturo tash
Në t’trinkaltrin qiell
Dh rrezitu
Në t’bukurin diell.

Lektyrë prej kl. I deri në kl. V.