Teknologjia e Platformës së Healight për COVID-19

0
1028
Healight - diagram

Cila është nevoja?

koronavirusi i ri 2019 (SARS-CoV-2) është një infeksion viral që përsëritet në traktin e sipërm respirator. Përafërsisht 10-15% e të infektuarve nga sëmundja e koronavirus (COVID-19) kanë një kurs të rëndë klinik, me gati 5%, që sëmuren kritikisht, të cilët kërkojnë ventilim mekanik, për shkak të dështimit të frymëmarrjes. Vdekja që vjen nga COVID-19 mendohet të jetë për shkak të dështimit të frymëmarrjes dhe/ose infeksioneve sekondare përfshirë pneumoni të shoqëruar me ventilator.

Deri më tani, nuk ka asnjë trajtim të njohur për COVID-19 ose mjete konvencionale për të zvogëluar infeksionet dytësore në pacientët me ventilim mekanik. Çdo mundësi e sigurt dhe efektive e trajtimit antiviral dhe antibakterial për këta pacientë, që mund të ulë ngarkesën virale dhe të përmirësojë faktorët e dështimit të frymëmarrjes do të ishte e dobishme.

Dritë ultravjollcë (UV)

Ultraviolet (UV) është një lloj rrezatimi elektromagnetik me gjatësi vale nga 10 nm në 400 nm. Këto gjatësi vale janë më të shkurtra, se ajo e dritës së dukshme. Midis gjatësisë së valëve 100 deri 400 nm rrezatimi ultravjollcë (drita UV) nënkategorizohet në tre vargje të ndryshme: Ultraviolet C (UVC) 100 – 280 nm, Ultraviolet B (UVB) 280 – 315 nm, dhe Ultraviolet A (UVA) 315 – 400 nm .

Spektri i dritës

Drita UVC është e dobët në sipërfaqen e Tokës, pasi kalon përmes shtresës së ozonit të atmosferës, megjithatë UVC nga llambat/dritat e prodhuara është përdorur gjerësisht si një mikrobvrasës komercial. Rrezatimi midis gjatësisë së valës 200 nm dhe 300 nm thithet fuqishëm nga acidi nukleik (ADN & ARN), duke çuar në dëmtimin e acidit nukleik, dhe që rezulton në pasivizim të organizmit ose vdekje.

Ndërsa drita UVC ka veti të gjera mikrobvrasëse, është gjithashtu e dëmshme për qelizat e gjitarëve (njerëzorë). Përndryshe, pajisjet UVA dhe UVB janë aprovuar nga FDA me indikacione për të trajtuar sëmundjet njerëzore përfshirë limfomën e lëkurës, ekzemën dhe psoriasis. Nga tre spektrat, drita UVA duket se shkakton dëmin më të vogël në qelizat e gjitarëve. Përparimet e fundit në diodat që lëshojnë dritë (LED) e kanë bërë atë shumë më të mundshme për prodhimin dhe aplikimin e bandës së ngushtë (NB) të dritës UVA në organet e brendshme.

Dëshmi e konceptit

Një abstrakt i udhëhequr nga ekipi në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai u botua në Gazetën e Gastroenterologjisë së Bashkuar Evropiane, Tetor 2019, me titullin “Drita Ultraviolet e Aplikuar në Brendësi si Një Qasje e Re për Trajtimin Efektiv dhe të Sigurt Anti-Mikrobial“.

Këtu, autorët tregojnë se drita UVA shfaq efekte të rëndësishme in vitro baktericidë në një grup bakteriesh të rëndësishme klinike. Për më tepër, ky është studimi i parë duke përdorur aplikimin intrakolonik UVA, i cili raporton se ekspozimi UVA nuk shoqërohet me dëmtim endoskopik ose histologjik. Këto gjetje sugjerojnë që terapia UVA potencialisht mund të sigurojë një qasje të re dhe të sigurt për trajtimin antimikrobik përmes fototerapisë në organet e brendshme.

https://www.ueg.eu/education/document/internally-applied-ultraviolet-light-as-a-novel-approach-for-effective-and-safe-anti-microbial-treatment/208958/

* Kjo nuk është shqyrtuar nga FDA. Kjo pajisje ose koncepti i kësaj pajisje aktualisht nuk tregohet për përdorim në trajtimin e COVID-19.

Burimi: https://aytubio.com/healight/

Përktheu: Arben Çokaj