Me rrethoja, gardhiqe, avllija dhe izolime, nuk mund të futemi në Bashkësinë Europiane!!!

0
536
Gardhiqe, Kosovë
Luan Asllan Dibrani
Luan Asllan Dibrani

Nga Luan Asllan Dibrani

– Fjala “rrethoj” mu ka bërë e gërditshme qysh nga sundimi osman e këndej, qe edhe sot e kësaj dite në të gjitha vendet ku kanë sunduar osmanët ka gardhiqe, bile disa i ngrisin me lartësi marramendëse deri në nivel të çatisë së shtëpisë!!!

Një fenomen i tillë është prezent edhe në Kosovë për fat të keq.

Ky është një simbol i izolimit mbylljes, një farë lloj “ferr burgu”. Si fjalë, gardh apo rrethojë ma sollën edhe rastet e qeverive paraprake qe 20 vjet. Ata e ndoqën avazin e ish-pushtetit serb, qe shqiptaret i lente të mbyllur, pa infrastrukturë e pa gjelbërime???.

– Besoj se iu kujtohen lagjet serbe dhe shtëpitë serbe, qe ishin në Kosovë te ardhur si koloni nga Serbia mbi tokat shqiptare me dhunë, me kopshte te bukura, rruge të bukura dhe infrastrukturë. Prandaj deri me tash këto fenomene vetëm ish pushtuesve osmanë e sllavë iu ka shkua për shtati dhe ish qeverive 20 vjeçare të Kosovës për pastrimin e parave dhe dhënien e tenderëve dhe mbylljen e Kosovës. Me kujtohet qeverisja e Ismet Beqirit si kryetar i Prishtinës vetëm ne mandatin e tij, sa here u shtrua sheshi dhe sa gardhiqet u ndërtuan dhe po nga i njëjti pas dy viteve i priti rrënimi dhe ndërtimi i serishëm!!!

Me anën e tenderëve me thurjen e gardhiqeve ne tërë qytetin e Prishtinës e bënë një lloj burgu me (mbuloje ferexhe) pamje të vrazhda me mure e gardhiqe në vende publike lulishte, kopshte, Klinika, Universitetete, Qendra Sportive, Radiotelevizione, Muzeu, Gjykata, Ministri, Kuvende, Ministria e Shërbimeve Publike; Posta etj., por, Objekti i Qeverisë së Kosovës ishte njeri ndër objektet vetët ma i shëmtuari!!!

Pse i shëmtuar? Sepse kjo irriton çdo qytetar te ndershëm dhe mund te jetë i brengosur me faktin që një hapësirë e madhe publike po uzurpohet nga gardhe prej hekuri dhe betoni kangjellave etj.

Qeveritë paraprake kanë nda para te mëdha disa here hapje tenderësh me i ndërtua, pastaj rrënuar e prapë rindërtuar me një kompani tjetër te fituar tenderin, po nga ish qeveritarët. Ta rikujtojmë vetëm Ismet Beqiri sa gardhiqet i pat bërë e rrënuar!… Popull gjen vetëm një metër qe ka mbetë diku aktuale investimi i asaj kohe sa ishte ai ne krye të Prishtinës… Nuk mund ta gjeni se ato gardhiqe i kane marr tenderët e rinj te Haradinajt e te tjerëve. Ato gardhiqe sot gjenden me tjetër model e dizajn, siç po ndodh me rastin e rrethojave të Qeverisë së Kosovës.

Pothuajse të gjitha këto institucione janë të rrethuara me gardhe, të cilat përveç që zënë hapësira të mëdha publike, ato i japin një pamje të shëmtuar qytetit, janë të kushtueshme, krijojnë barriera komunikimi të lirë në mes qytetarit dhe institucionit por edhe pamje te keqe për një evropian!?

Po, ku po mendoni mor njerëz qe Evropa pranon shtete të tilla me gardhiqe?
Mos harroni se edhe ky fenomen është i radhitur në kushtet dhe standardet për t’i plotësuar për anëtarësimin në “Bashkësinë Evropiane”.

Teza “rrënimi i rrethojave të Qeverise së Kosovës“ qenka anti-amerikane është skandaloze dhe shprehje naive!!!

Ku mendon dikush nga Kosova se Bashkësia Evropiane pranon shtete me aq naivitet nga presidenca e Kosovës si Adil Behramajn, këshilltar kur shprehet se rrënimi i rrethojave të Qeverise se Kosoves “qenka antiamerikane”!!!

Citojmë me poshtë deklaratën e tij:
Këshilltari i presidentit, Adil Behramaj ka shkruar në Facebook se ky veprim i Albin Kurtit është bërë si shkak i pakënaqësisë së tij me politikën amerikane”. Unë nuk e njoh këtë njeri, po tani mësova vërtetë shkallën se çfarë intelekti paska përbrenda presidenca jonë!

Po hiqe mor e mos te gazit ma or zoti Hashim Thaçi! Po, çfarë lidhje kanë ata shtylla me Amerikën, qe sot për sot është Lokomotive dhe e vetmja superfuqi ne botë. Nëse ka rënë ne këtë shkallë Amerika te merret me Rrethojat (Gardhiqet Avlliat dhe budallaqet e Korrupsionit në Kosovë, po e them se ”Amerika i paska ngjit”!

Nuk e dijë se kush e ka dhënë këtë ide për rrënimin e tyre, por ai qenka vizionar për ta heq barrierën e Kosovës edhe nga këto fenomene qe janë pjese e planit serb, që shqiptaret ti lëne primitivë, pa vizion dhe popull me bishta siç i quante dikur Serbia. Prandaj të theksohet se rrënimi i rrethojave, është vepër anti-amerikane, gjë qe deklaratat e tilla sa janë budallakina, po aq janë sharlatane dhe teza te rrezikshme në interesin tonë në përforcimin e ndërkombëtar.