Nga Mustafa SPAHIU
1.
(Tetë vjetë – përgojime)
Zagarët soll zotëritë ndërrojnë
zanatin e thekur se harrojnë
kopilin e tyre ta lënë në derë
ta tjerrin fillin kur pa pasur faj
i miri jeton aq sa do i ligu
Ta trusin Pykën e Deli Hasës,
kthe fjalë nga dole llapaqene
si ta vidhnin hajnat e Magurës
shoshës e dërmolit Udbashët
të sitin paskaj të bëhet shpina
2.
(T’i skalisin – tabanë)
Shpirt’i të gjallit s’ndryshon lehtë
“Ti ëndërron Shqipërinë e Madhe!”
Pse po çirresh n’orët letrare,
– fluturat e bardha ku veshin
fustana e gjerdana kuq e zi
i dëgjon këngët e Radio Kukësit,
hyn pyllit të shohim në kodrinë
për shtëpi e plang s’mërzitesh
këto janë sajesa o të mallkuar,
o horr ç’e mbanë librin në duar?
3.
(Udba – din çdo gjë)
UDBA je albanska sudba
LKJ-a t’kall tmerr në qefin!
për tokën nënë stisi vargje
ju kujt i shërbeni o të mjerë?
më shajnë në nënë e motër
do të çrrënjosim nga fshati
shpesh përvidhesh në Gjilan,
te nacionalisti Rexhep Dajkoci?!
E kam dajua – gjak të ime ëmë
ku rri me te jam pëllumb i bardhë!
4.
(“Dora e Zezë” – zezonë)
Organizatë famëkeqe “Dora e Zezë”
merrej me vrasje monstruoze me
theks të veçantë të shqiptarëve, lubi
themelues Dragutin Dimitrijeviq-Apis,
oficer i kundërspiunazhit serbosllav
me javë të tëra qëndroi në Boletin
për ta tradhëtuar trimin Bacën Isë,
veshur me veshje kombëtare me plis
e tirq me nunin e vet priftin ia behën
në Shkup, u futën në Ambasadën Ruse
I.
Për të dhënë informata të reja dhe
duke marrë informata të reja-urdhëra
flitet… Baca Isë bie në lehtëbesim
ngusht lidhet me Dimitrijeviqin-Apis.
para luftës së Kumanovës në nëntor
më 1912, nga pashai turk Alirizaja
merr 63 mijë armë findak të reja!?!
dhe shqehi Apis 400 mijë dukat ari!
nga senatori turk i Thesalanikut
Emanuel Karasu prejardhjesh lëtin!!!
5.
(“Dora e Bardhë”- korbkobzezë)
Organizatë stërfamëkeqe themeluar
nga dinastia e Karagjorgjeviqve ziosh
të etur si hienat,të tërbuar me dhambë
korbash masakruan e shfarosën 500
mijë shqiptarë në vitet 1912 e 1913-të
rënkonte nga monstrumët Gadishulli
Ilik krojet e cemta buronin soll gjak
shqiptari nga kamat e karpatianëve
erdhën tinzar me shlivë,pse erdhën
mbi tokë ilire, vafshin në pakthim…
II.
6.
(S.H.S.1918-1940-lemeri, trishtim)
Monarki kafshë e zezë-llahtari
turrej me vrer Pininsulës Ilirike…
Shpërngulje në tokën e premtuar
fshatrat digjeshin me flakë baruti
fëmijë, gra, nuse të përdhunuara –
xhandarët burrat i shkonin singi
Naçallnikët qelbeshin si halerat
ligje shkruanin me kundak e kosë
Reforma agrare i merrte arat lavruar
drithin ujitur djersësh, dëbuar plangut
7.
(KNOJ – kufomat konvoj)
Pa shahit,pa ispatë bëhej zullumë
dhe vijat e gjakut bëheshin lumë!
Korparmata e Mbrojtjes Popullore
të Jugosllavisë ishte hakërruar me
lëkurë qengji ujqër të uritur aq të
ndërsyerur ndaj shqiptarëve edhe
ata donin liri si popujt tjerë lirinë
Naçallnikët qelbeshin të urinuar!!!
Ndiznin zjarr të çuditshëm tym të zi
në morge rrugësh shqiptarët shtri!
III.
Tërë Jugosllavia ishte KNOJ-iste
druzhe Tito preras kishte urdhëruar
të luftohej dhëmb për dhëmbi ta
shuani farën e shqiptarëve Ballin
Kombëtar të lashtë,të shfatëzuar
me plagët e panumërta me mllef
t’i fusni në çmendoret e hapsaneve
të kalojnë ditë të çmendura plot gjak
KNOJ-i t’i gozhdon në dërrasë kryqimi
lëshoni shi të zjarrtë kokash së tyre….
* * *
IV.
8.
(OZNA – sve dozna)
Drejtoria e Mbrojtjes Popullore
shërbim informative i RFPJ-ës
themeluar nga Rankoviqi zhuntar
si Koçi Xoxe teneqexhi filloristë –
shqiptarët të parët hyn vullnetarë
trokthi pas anëtarëve të ONDSH-ës
pas ballistëve e legalistëve cerberët
si Destan Kovani turrej nga Koretini.
Kryeshef i OZN-ës të emërohej për
Kosovë Spasoje Gjakoviq gjakatar!!!
*
8./a
Në promovim të OZN-ës pë Kosovë
në radhët e saj ishin edhe tre anëtarë
të “Komitetit Krahinor të Kosmetit”: Ali
Shukria, Çedo Mijoviq e Sahit Bakali!!!
8.
(KOS-i batërdi – bënte kërdi)
Ky Shërbim i Kundërzbulimit të
armatës vrastare tê Jugosllavisë
Formacion shfarosës për shqiptarë
ushtarët tanë analfabet i gjykonte
për krime të shpifura,të pavërteta!!!
të paarsimuar të flakët atdhetarë,
serbët shovenist e racist provokonin
i shanin: në nënë,grua, motër e bukë
etërit tuaj kanê vrarë kolonët e çetnikë
do ju kthejmë n’arkëmort të binduar…!
9.
(Kosova e vogël – masakra të mëdha)
Providenca hyjnore ruajti Kosovën
me ujërat lot resurësd minierave…
Ç’merr prej Mollës së Kuqe ku nis
sinori i Shqipërisë etnike natyrale
s’ju ndanë masakrat e Toplicës, e –
Antivarit,Manastirit e n’urë t’Artës,
Gjilanit, Kumanovës dhe Pollogut,
Prizrenit, Preshevës, Plav’e Gucisë
brigjeve të Ulqinit, Dibrës së Madhe
Mitrovicës e Jeni Pazarit, Strugës e
Ohrit, Uskanës, Kaçanik e Karadak,
Vendet tjera për liri kane derdh gjak!
E shtunë, 16/19 prill 2020
Në Dardaninë Ilire