URIME DITA BOTËRORE E LIBRIT PËR POPULLIN TIM SHQIPTAR DHE PËR TË GJITHË BOTËN MBARË!

0
605
Naxhije e Rexhep Doçi

LIBRI ËSHTË BUKURIA DHE MENÇURIA E JETËS NJERËZORE. NË LIBËR PËRSHKRUHET JETA ME TË GJITHA MIRËSITË QË I KA, SI EDHE ME TË GJITHA VËSHTIRËSITË E VETA

Prishtinë – 23.04.2020.

LIBRIN E MIRË, AQ KOHË DUHET ME E SHFLETUE, SA KA ZGJATË DERI SA ASHT SHKRUE – Thotë Destan Bajraktari në librin e tij “Fjalë të urta dhe thënie popullore shqipe” – Botuar në Prishtinë në vitin – 1994:

– Një poezi autoriale për librin:
Naxhije DoçiPrishtinë

LIBRI SHQIP

Në kohë të rënda të fëmijërisë sime,
gjithësesi edhe në ato të rinisë së parë
rrëzë Gardhinës Plakë të Therandës trime
e lexoja krejtësisht fshehtas
librin e shenjtëruar shqip
shkruar në gjuhë të dëlirë përëndie
thesar magjik i lashtësisë sime në shtresime,
e gjysma e dytë e shekullit njëzet ishte
ngrysur thellë në mjegullnajë robërie.

Libra publicistikë e-poetikë-Naxhije Doçi

Libra shkencorë: Prof. Dr. Rexhep Doçi

Kur të gjithë në shtëpi flinin, lexoja
me dritën elektrike të përkufizuar
që të mos më dallonin nga jashtë
hijet e patrajta,
puthadorët zemërgurë të paguar,
nga verbëria e vet turpëruar,
nata përgjonte e mashtruar.

Ishte mëkat i pafalëshëm atëherë,
bjeshkë e purpurtë guximi
të mbahej në shtëpi libri i mirëfilltë shqip
botim i flakëruar Shqipërie
e diasporë dashurie
se kohë mugu vazhdues ishte
në Kosovën me gjemba trishti robëruar
nga pushtuesi barbar e shfarosës serb,
me izolim sizifi ishte ndëshkimi
e refrene ngujimi.


Libra shkencorë: Prof. Dr. Rexhep Doçi

Në bibliotekën familjare relikt e merrja
librin e ëndërruar shqip
sjellë nëpër kohë trishti sfidues
nga hapësira e përmallimit përballë
të trungut tim të ndarë
me dredhi e hangjar.
Pishtar gjyshi zulmëmadh dhe i përkushtuar
nga babai fjalartë pasuruar.

Krenari me flakërimë hirësie ndieja
librin shqip kur e lexoja
më dukej se krejt bota bëhej imja
edhe përtej së mundshmes,
epokat bënin fole të dehur në zemër
për madhështinë e dheut tim me emër.

– Poezi nga libri “Vargëzim mbi gjurmë” – Naxhije Doçi – Prishtinë – 2017


Naxhije Doçi - Prishtinë

MËNGJES NË ZBARDHËLLIM

Mëngjes i bekuar në zbardhëllim
dhe unë ende në vardisje vargu
harkimit të dëlirë
në përthekim kronikash të ikura
se ashtu rebelohen frymëzimet
ato hirësi hyjnore të fshehura
me jeh të ndezur në rrëzëllim.
Poreve të bllokuara të zemrës
impulsohet thellësi e dehur skofiare
heshtur nëpër kohë amorfe
me tkurrje të pakuptimta zymtësie.

Nëse nuk i akordoj mënjëherë
meloditë e sublimes vezulluese
si vegim i ruajtur në rrjedha jete,
t’iu jap krah zogu në fluturim
gurrë-mendimeve të kristalta,
nuk mund t’i kthej më të mirëfillta
të ngrohta me hukamë purpuri.

Dhe atëherë
brenda pendimit ngulfatës
bymehet ndjeshmëri e ngacmuar
për bjerrakohën pa formë
në përballje me shfajsimin.
Peizazheve të shirta stinore
përtritja e fshehtësisë së virgjër
me dehje të harlisura guximi
sublim e paskaj
si gjerdan koralesh i kulluar,
lumturi përkëdhelëse e patravaj.

– Poezi nga libri ”UDHA E KOMBIT – Ëndërr e dehur e rrënjës”
– Naxhije Doçi – Prishtinë – 2015