DRAMË E TRIUMFIT TË SHKRIMTARIT ATDHETAR

0
535
Kalosh Çeliku - Dudumi

( Shёnime mbi librin “Dudumi gёrhet pёr liri” tё Kalosh Çelikut,
botim i Tringa Design, Tetovё, 2018 )

NGA FATMIR MINGULI

Kёtё popull gjithmonё e kanё shitur
njerёzit e “ditur”, hoxhallarёt dhe intelektualёt
e shitur. Herёt a vonё, pёrsёri do tё vijё koha
njё ditё, kur kёtё popull pёrsёri do ta shesin toptan
si dhen nё Pazar njerёzit e “ditur”.

Nga libri “Dudumi gёrhet pёr liri”

Njerёz tё mirё, ju lutem, tё gjithё mё dёgjoni
Njё ngjarje tё frikshme dua tё mёsoni,
Pёr njё kusar qё lemerinё i ngjallte kujtdo
Dhe mё kokoroçit i thoshte ndalu e dorёzo.

Uolltёr Skot, nga romani “Rob Roi”

Tё shkruash pёr krijimtarinё e shkrimtarit, dramaturgut, poetit dhe publicistit Kalosh Çeliku duhet tё njihesh mirё me begatinё e veprave tё shkruara prej tij. Tё shkruash pёr librin e tij “Dudumi gёrhet pёr liri” botim i vitit 2018, duhet tё kesh shumё mirё parasysh se ky libёr ёshtё rrjedhojё e shumё librave tё mёparshёm tё autorit Kalosh Çeliku.

Duke parё “Tё kaluarёn bibliobiografike” tё kёtij shkrimtari sheh se ai e fillon jetёn letrare nё vitin e hershёm 1982 dhe qё prej kёsaj kohe ka botuar 12 romane, rreth 12 drama dhe libra me satira, 22 vёllime poetike dhe 4 vёllime me publicistikё. Nuk duhet harruar dhe kontributi i paçmuar i Kalosh Çelikut nё botёn e botimeve tё revistave letrare nё gjuhёn shqipe si “Zekthi” dhe “Stili 97”.

Janё pikёrisht kёto “mёkate” qё libri “Dudumi gёrhet pёr liri” tё vijё nё kohёn e duhur dhe nё cilёsinё e duhur pёr lexuesit shqiptarё kudo qё ata ndodhen. Libri i tij “Dudumi gёrhet pёr liri” merr vlerat e verёs sё kuqe, qё sa mё shumё ka kaluar koha aq mё i vlefshёm ёshtё pёrpunimi nё dhjetra vjet i mendimit dhe ideve tё shkrimtarit, por natyrisht me ndryshimin e vetёm se vera teksa qёndron e mbyllur nё shtamё dhe vjetёrohet, idetё e shkrimtarit pёr kёrkimin e tё drejtёs janё tё pёrhapura nё ato vepra tё shumta qё pёrmenda mё sipёr, ёshtё meditimi i pafund qё rrok edhe skajet mё tё largёta por tё gjёra tё botёs shqiptare, sidomos nё hapёsirat e tokave shqiptare tё Maqedonisё sё Veriut, dhe ku forcimi i mendimit ka ndodhur…

Libri “Dudumi gёrhet pёr liri” ёshtё njё dramё groteske dhe si e tillё nё brendёsi tё saj ka tharmin e humorit, njё humor qё lёkundet mes humorit popullor dhe ironisё qesёndise tё shkrimtarit Kalosh Çeliku.

I parё nё kёtё kёndvёshtrim libri merr formatet e njё vepre shumёplanёshe njё vepre qё ndonёse ёshtё nёn petkun e dramёs, pёrfshin vlerat e njё romani, vlerat e njё proze poetike dhe goditjet e pamfleteve politikё dhe kulturalё.

Nё kёtё libёr grotesk, nё fakt edhe pse nuk zhduken plotёsisht aspektet narrative tё autorit, qё nё libёr janё si tё thuash uvertura tё spikatura pёr çdo akt dramatik, ai autori nuk thotё “Unё shkrimtari po ju them…”. Nё fakt nuk ka monolog klasik, por mes dialogjeve qё bёjnё personazhet ka njё njё rrёfim tё brendshёm, njё rrёfim shpirtёror qё tejkalon format klasike duke u bёrё pjesё e pa shkёputshme pёr çdo fragment drame.

Unё mendoj se talenti i Kalosh Çelikut burimin e ka patjetёr nё dramёn, theatrin, debatin dhe shkёmbimin e mendimeve nё formёn e debatit. Qё kёtej burojnё dhe rrjedhin si ujrat e kristalta veprat e tij e qё prej tyre merr frymё e shpёrthen shpirti bohemian i Kalosh Çelikut. Eshtё ky shpirt bohemian qё e ka bёrё Kaloshin tё shkruajё aq shumё drama dhe satira, qё tё kujtojnё klasikёt e antikitetit, satira ku ai shpёrthen atdhedashurinё dhe shqiptarizmin e pastёr, duke demaskuar pikё sё pari shkrimtarёt puthadorё, tradhёtarё tё çёshtjes shqiptare dhe sahanlёpirёs, politikanё bukёshkalё, shkrimtarё tё dёshtuar, tё cilёt janё dhe personazhet qё luftohen mё shumё nё librin “Dudumi gёrhet pёr liri”.

Thelbi, drama e brendshme e librit ёshtё raporti i Shkrimtarit atdhedashёs, shqiptarit mendjehapur dhe i ditur me Dudumin, Patriotin e vonuar, Kakademikun e femra qё shkojnё pas tyre. Janё edhe ata shkrimtarё por qё tradhtojnё kulturёn e vet shqiptare. Ështё njё raport i bazuar filozofikisht dhe mbёshtetur nё tisin e kulturёs shqiptare nё shekuj. Ndёrsa ekziston dhe njё raport tjetёr mes Shkrimtarit atdhedashёs me miken e tij tё sinqertё Djemnushёn, me babain e tij (Im Atё) dhe me personazhin ngadhnjimtar Xha Dёrrallёn. Ështё ky raport marёdhёniesh tё pastra mes njerёzish intelektualё e qё i kundёrvihet raportit me shkrimtarucёt e pёrbuzur dhe bukёshkalё.

Jo mё kot nё tre librat e pёrfshirё nё “Dudumi gёrhet pёr liri” bie nё sy braktisja e personazheve negativё qё ndodh nё librin e tretё dhe ku mbisundojnё dialogjet e mrekullueshme mes Shkrimatrit, Djemnushёs, babait tё Shkrimtarit dhe Xha Dёrrallёs, por me pak ndёrhyrje tё personazhit karakteristik Xhadies.

Me tё drejtё, nё kontekst libri i tij nёnkupton “Farsёn tragjikomike e realitetit”, prandaj mu pёr kёtё qёllim ai ka mprehur hostenin e humorit dhe satirёs sё thellё pёr tё çjerrё perdet e skenave tё njё realiteti qё ёshtё ndotur pikёrisht nga personazhet si Dudumi, Patrioti i vonuar, Kakademiku… dhe femrat e tyre.

Duke hyrё nё kontekstet e kёsaj drame madhore ndeshemi me portretin e Dudumit: “Dudumi, ёshtё shkrimtar Oborri. Gazetar partie. Publicist Qeverie. Analist politik. Politikan. Dudum. Dudum i Partisё Komuniste nё atё kohё, i shёtitur nёpёr redaksi komuniste, e sot maz katundi i Partisё Politike Neokomuniste, qё na e solli Kali i Shemës, gjatё Natёs sё Madhe “demokratike”, nё Bit – Pazar.”

Ndёrsa pёr Patriotin e vonuar ai jep epitetin “Polic i kombit” dhe diku tjetёr termin “Policia letrare”, qё nё fund tё fundit tregojnё llumin e ndёrgjegjes sё kёtij personazhi dhe jo vetёm tё tij.

Njё nga meritat mё tё mёdha tё dramёs groteske “Dudumi gёrhet pёr liri” ёshtё dhёnja e peisazheve shqiptare nё qendrёn e Shkupit, si Bit-Pazri, sheshi nёn Rrap, tavernat e shqiptarёve, Ura e Gurit dhe atmosfera e ambjenteve rreth Kalorёsit tё Madh, Gjergj Kastrioiti.

Konteksti ёshtё shumё i qartё. Dudumi dhe shokёt e tij si ai, marrin pamjet e fantazmave nё kёto realitete shqiptare, stonojnё pёrkundrejt mendimeve tё atdhetarёve qё nuk jetojnё mё si babait tё shkrimtarit, Xha Dёrrallёs etj.

E foluar e tyre nё faqet e kёtij libri tё kujton tё bёmat e “Don Kishotit” ku bohemi Kalosh Çeliku paralelizon Dudumin si Princi i vrerosur dhe Hoxhёn e Allahut si shqytarin e tij besnik. Fantazmat dhe figurat qesharake tё historisё janё kostumet qё kanё veshur kёta njerёz pa din e imam. E kёtё veshje ja ka ujdisur fare bukur ky libёr qё pёr mendimin tim ёshtё njё rezyme e plotё e historisё sё realitetit tё kulturёs shqiptare jo vetёm nё Maqedoninё e Veriut.

Pa dyshim qё libri i Kalosh Çelikut “Dudumi gёrhet pёr liri” ёshtё njё rikonçentrim i figurave tё njohura tё tij, pozitivё e negative, si Xhadia, Djemnusha, Rrufjani, tё pёrmendura nё libra tё mёparshёm tё tij.

Kёtu qёndron dhe magjia krijuese e Kaloshit, sepse nё botёn e sotme kur njerёzit janё tё rrethuar dhe mbingopur me informacione, si skllevёr tё internetit, kur ata marrin tё dhёna nga tё gjitha llojet e fushave tё dijes, ai shkrimtari duhet ta pёrballojё kёtё fluks me arritje artistike. Vepra e tij duhet tё jetё me shumё thelb, me portretizime serioze tё karaktereve dhe tё individualiteteve. Pёr tё realizuar kёto, Kalosh Çeliku e ka arritur me kёtё libёr duke qenё origjinal dhe krijues i veçantё, gjё qё sot ёshtё krejt e vёshtirё.

Nё shikim tё parё libri “Dudumi gёrhet pёr liri” ka pamjen e njё antiromani, pavarёsisht se ёshtё dramё. Personazhi i Dudumit jepet nё formatin mё modern tё narracionit. Kjo bazohet nё parregullsinё e shfaqjes kohore nёpёr dialogjet; nuk paraqiten si personazhe me raportin direkt shkak-pasojё por nёpёrmjet ngjarjeve tё vёna nё gojё nga personazhet e tjerё. Prishet progresioni i ngjarjeve ku merr pjesё Dudumi, por lartёsohet figura e Shkrimtarit dhe e Xha Dёrrallёs. Digresioni i shёrben narracionit dhe karakteret e personazheve vinё duke u konkretizuar. Por edhe kombinimet e shpeshta tё dialogjeve me poezi tё ndryshme me ndёrhyrje tё papritura eseshё elegante dhe me meditime, e çojnё librin drejt modeleve mё tё spikatura tё letёrsisё.

Mёnyra e kombinimit tё kohёs dhe tё pakohёs e zbatuar nё kёtё libёr shёrben pёr tё sjellё historitё e lavdishme tё shqiptarёve, dalё nga goja e personazheve pozitivё. Kёshtu Kalosh Çeliku e tregon veten si njё shkrimtar shumёplanёsh duke mos u bёrё rob i subjektit por subjekti (historia) i shёrben atij pёr ta dhёnё ndjenjёn e atdhedashurisё me mё tё mirёn e mundёshme narrative. Ai tregon origjinёn e shqiptarёve, pёrpjekjet pёr ta ruajtur, duke e bёrё atё qё tё shihet nё dritё tё diellit, pikёrisht atё origjinё qё e sulmojnё personazhet negativё tё librit “Dudumi gёrhet pёr liri”.

Kalosh Çeliku realizon kёshtu njё triumf tё dyfishtё:
1.Realizon ngritjen nё piedestal, krijon njё obelisk tё kulturёs sё trashёguar shqiptare.
2.Realizon njё libёr modern ku pёrfshihen tendencat mё tё spikatura tё narracionit europian.

Ai, Baba Tomorrin, malin e shenjtё e sheh si tё ardhmen e kombit tё bashkuar i ndihmuar jo vetёm nga Naim Frashёri dhe rilindasit e tjerё por dhe nga Baba Shehu, duke na dhёnё dhe aspekte modeste mbi veprimatrinё e atyre feve qё nuk i shёrbejnё shqiptarёve.

Gjithçka trajtohet nёn hijen Rrapit nё Bit-Pazar, mes shqiptarёve, nё tregun e tyre dhe shtёpitё e tyre. Aty shkruhet libri “Dudumi gёrhet pёr liri”. Aty shkruhen faqet e ndritura me jehonat e legjendave shqiptare, me humorin e hollё tё Xha Dёrrallёs, aty flet Skёndёrbeu qё ndodhet aq afёr…shpёrnguljet e shёmtuara tё shqiptarёve nga sllavёt… pёr mendjet e mbrapshta tё shkrimtarёve qё i shёrbejnё regjimeve…
Aty nёn hijen e Rrapit Kalosh Çeliku ringjall heronjtё!

Shkruan Kaloshi nё prologun e tij mahnitёs tё kёtij libri:” Dhe mё pyesin “miqtё” e mi, ku e kam vendin e punёs.Qesh.U pёrgjigjem:Nё Tavernё. Nёn Rrap. Faj nuk u kam, se, mua mё do vera, poezia…”

Teatri i ngjarjeve pёrmes gojёs tё personazheve tregon dramatikёn e ngjarjeve nё IRJ të Maqedonisë, veprimet e atyre politikanёve qё duke qenё edhe shkrimtarё deformojnё jo vetёm historinё e shqiptarёve por dhe letёrsinё e tyre.

Nё librin e Kalosh Çelikut parakalojnё institucionet e Maqedonisё Veriut, enciklopedia e hartuar prej tyre, universitetet shqiptare, xhamitё e tyrbet, sfilatat e modёs etj, etj… e bashkё me to dhe ata qё tradhёtojnё…

Kёto i shkruan Kaloshi nё librin e tij grotesk “Dudumi gёrhet pёr liri” me gjuhёn e poezisё dhe me gjuhёn e teatrit tё pastёr shqiptar… me gjuhёn e atdhetarit, tё shkrimtarit mё tё lёvduar e mё tё sharё… bohemit tё ditёve tona!

Durrёs, 21 prill 2020