BARCOLETA nga Bajram Bashota

0
797
Bajram Bashota

FUKARALLAKU

Një llapjan ish kanë i vorfun. Kish pasë thmi kallabllak, vet jo i aft për punë. Kur ju rritën thmija e i shkuen n’gurbet, nisen e po i çojnë pare babës. Një ditë e thirrën te miqtë në darsëm. Ky bleu cigare “Marlbora” ma të shtrejtat. Kur i erdhi reni me qitë cigare, nxori paqeten e po u qet cigare e po thotë:

— Bujrum ka një prej dhandrit, se ja kam kajt nanën fukarallakut!

Njani prej miqve s’u durue, e ia kthej:

— Valla bre dhandër edhe boll e ke pas majtë!

BABË E BIRË

Nji babë e kish pas nji djalë pa puntor. Baba prej sikleti nji ditë i tha djalit:

–Valla bre birë [ ] kurrë s’ki mu ba shpi!

Baba diç e djali shkoi n’gurbet, punoi e bani pare e bleu nji taktor të ri e shkoi te vorri i babës e po i thotë te vorri:

— Eh more babë, thojshe kurrë s’kie me u ba shpi, kqyrma traktorin e ri?!

Dy shokë

Ishi kanë dy shokë. Një ditë u takuan. Po i thotë shoku shokut:

— Hajde rrimë nej ditë pashë zotin!

Ditë prej ditësh, ia mësyni te dosti. Kur mrrini te dosti, dosti e priti mirë dhe i bani muhabet. Dosti u da i knaqun. Ia nisi e po ja shpeshton, dikur iu mërzit robëve të shpisë.
Shkoi nji ditë tjetër dosti dhe po thrret te dyert.

Dosti po i vetë robt: — Kush po thrret? — Nura ebu!

Dosti i nien robt e dostit si ju përgjegjen. Dosti prej asaj dite nuk shkoi ma.
Një ditë prej ditësh takohen në rrugë me dostin e po i thotë:

— Pse s’po vjen dost? Dosti ju përgjegj: — prej se jam ba “Ebu”!

DJALI HARSUZ

E kish pasë një babë jalin hajrsuz. Një ditë e merr në mal me ja ngrehë kiet. Kur e mbushën kerrin me dru unisën për në shpi, por nuk i ngrehte kiet mirë dhe shtinë kerrin ner udhë.
Baba s’kish çka me i ba, veç i thejke :
–ngrihi kiet nalt lumju për ty!

E nien ni kalimtar atypari dhe i thot babës djalit:
— Qyshë po i thue djalit “lumju për ty, kur kerrin ta paska qitë në prrue?!

Baba ju përgjegj: — Ky n’dit diçka, kjo asht “mjer” për ta!


BUKË ME EGJËR

Një familje kish pas blue grunë me egjër në mulli. Kishin gatue bukë prej ati mielli. Mbasi kishin hangër at bukë në darkë, i kishte nxanë egjra dhe nuk u dilte gjumi hiç. Plaka e shpisë siç e kanë pleqtë me u çue ma heret ishte çue e para dhe kishte marrë sakicen me shkurtue dru te cungu i druve pa e diktue veten se kish veshun veç nji kmishë cubelkë. Jashta dyerve i thirri dikush djemtë e saj. Ajo me za prej oborrit ju përgjegj: “Përzet mori loke krejt robtë e shpisë se i ka nxanë egjra veç mue jo“!!

SHYQYR ZOTIT!

Njani shkon n’mal me pre dru. Tue pre dru, kcen ni thupër e bien në sy dhe ia qorron synin. Ditë prej ditësh zatetet me nji njeri rrugës dhe po bisedojnë. E vetë udhtari: — çka kie n’sy? Ky i përgjigjet : — tue pre dru n’mal ni thupër ma ka qorrue.
Udhtari po i thotë:– shyqyr zotit, shyqyr zotit…! Qyshë more po thue shyqyr zotit, shyqyr zotit?!
Po thom se shyqyr zotit, që s’ka qillue thupra binake se t’kish qorrue dyt!