Edipi Mbret
E dini? Të mjerët e moshës së tretë,
Kafazesh si kavje i lanë të dalin,
Pa arritur mesdita Edipi Mbret,
“Shpejt në kafaz! – urdhëroi gjeneralin.
U merrej mëntë, i gjatë qe burgimi,
Harruar dhe kishin jetën që po prisnin,
Seç më solli për një çast përfytyrimi,
Mbretin që nxiti bijt’ etërit të vrisnin.
Në mesditë urdhëroi gjeneralin,
Ky diell pranvere veç për të do ish,
Nga kullafildish mori pyllin dhe malin,
Hijes së mesditës, matur veten kish.
Liliput! Ky virus e bëri kështu?
Pa nuk urreu ditën Edipi Mbret,
Seç gjeti një pasqyrë, hedhur diku,
Dhe ra në dashuri me sojin e vet.
Një provë tjetër desh të bënte gjigandi,
Ca kavje të tjera nxori nga kafazi.
Mos iu duk vetja si i Madhi Gandi?
Durim e shpresë, po plasi nga marazi.
I tha dikush: “Je i bukur si Narçizi!”,
Një tjetër: “Neron, poet, këngëtar!”,
Në media çdo orë, çudi murrizi,
Që çmendi botën ruse në Kandahar.
Ditën Edip Mbret, me skeptër dhe kurorë,
Në shkretëtirë me popull në burgim,
Qeveri, parlament hajdut në një dorë,
Nën këmbë një popullmartir në çmendim.
Natën rrëmbyer gjumi në ëndratmerr,
E ndjekin shretëtirës zëragjëmime,
Diku një port’ e hapur të çon në ferr,
Mbi zjarre s’ka virus,digjen veç mashtrime.
Ditën Edip, natën vetmitar i shkretë,
Kain e Abel në dyfytyrësi,
Kur rrugën të nisësh për në tjetrën jetë,
Vetëm hiri do mbetet nga kjo “Lavdi” .
Pajtim Xhelo, 21 prill 2020
Larg dashurisë
Kur jetën e kishe, s’dije ta jetoje,
I sigurt se nesër prap këtu do jesh,
Mes njerëzve, po s’dije të dashuroje,
Nuk të njoha kurrë, nuk të mora vesh.
Rrëzohej shpirti yt, siç shkrep vetëtima,
Përplasej, hepohej, si dallgë në det,
Mbrëmjes thyer në mijëra çikërima,
Mëngjesi e gjente mbi kalë, si Mbret.
E nëse jeta në këmbë rrugëtonte,
Ti rendje me trokth që ta prisje diku,
Veç zemra jote s’dinte të regëtonte,
Nën qiell të kaltër, pranë detit blu.
Ndiqte viti muajt dhe stinët ndërronte,
Jeta rrugëtonte, s’të priste dot ty,
Mendimi yt i marrë kohën mallkonte,
Zbriste shpesh koha, po ti s’ishte aty,
Në liri, po lirinë nuk e shijoje,
Shihje zogjtë që në qiell fluturonin,
U lakmoje krahët, po kot ëndëroje,
Kur lodheshin zogjtë, mbi degë qëndronin.
Me njerëz ishe, dashuri ku kërkoje,
Në Hënë, në diell, në mal, a në pyje?
Me erën cigane tej kohës vrapoje,
Dashuria mbet në hije, ti në yje.
Të zbriste flladi i një agu vegimet,
Netëve ëndrat të çonin prap aty,
Në tokë hije të mbetën dhe mendimet…
Kujtim i largët që të braktisi ty.
Ishe në jetë, po jetën s’e jetove,
Mes lirisë ishe, nuk njohe liri,
Hijen e dashurisë kohës kërkove,
Hije, larg dashurisë mbete dhe ti.
Pajtim Xhelo, 20 prill 2020
Mbi kuaj ergjele
Shaluar kanë veç kuaj asganë
Gjithë politikanët mbi këtë dhe,
Kush i nxiti politikanët tanë
Të parapëlqenin kuajt ergjele?
Kuaj të hijshëm, kalorës fisnikë,
Çaplehtë tokës i rëndojnë ata,
Nga Europa gjer tej, n’Amerikë,
N’Azi, n’Afrikë, kudo ku njerëz ka.
Të zakonshëm, po mendimi u rëndon,
Pa mbartin dertet e popujve kudo,
Dhe asgani mbi të cilin kalëron,
Ndal vrapin, kur të rënda bëhen ato.
Kështu i kishim edhe ne të parët,
Aleksandrin, Pirron, Iskanderin e ri,
Trima, të mençur i prinin shqiptarët,
Se Fisi i Parë kërkon fisnikëri.
Se Zoti na solli si Pelasganë,
Të popullonim Tokën me urtësi,
Mbi pela asgane të parët tanë,
Shkelën Europë, Afrikë, Azi.
O Zot, ku shkuan Paritanët tanë,
Që i dhanë botës një dritë të re?
Na i rrëmbyen edhe kuajt asganë,
Pa kush na i solli kuajt ergjele?
Të shndërruar politikanët tanë,
I hipën mbi këta kuaj të pafre,
Deshën vet, a Ramizët u thanë…
Kryedjaj hipur mbi kuaj ergjele!
Gomarit mbrapsht i hipi Nastradini
Dhe e habiti gjithë botën mbarë,
Po ne këta i morëm nga Çmendimi,
Për të çmendur dhjetmilion shqiptarë?!
I marri të çmend, i mbyturi të mbyt,
Vajmedet, Shqipëri Fisnike, ku je?
Po s’i kapëm dot këta njerëz në fyt,
T’u hedhim lakun Kuajve Ergjele!
Pajtim Xhelo, 31 korrik 2019
ATA TË TRE
Një mjegullnajë e dendur, gri,
Pështjellë tri ushtri donkishotiane,
Pa armë, po të veshur kuqezi,
Po ëndërojnë luftën partizane.
Dëgjohen boritë, thirrjet ” Në sulm!”,
Veç në sulm nuk shkon asnjë nga të tre,
Bërtasin, çirren, si ujqë, me shkulm,
Donkishotë, mbi rosinantë pa fre.
Atje tutje, ku mjegulla mbaron,
Një kolltukmirazh, kuqezi ngjyer
Lart,mbi një mulli me erë qëndron,
Andej nga perëndimi i kthyer.
Ushtritë përballë njeratjetrës,
Ata tre te kolltuku mbërthyer,
Me dhëmbët brisk,me helmin e kthetrës,
Me mullirin gati kapërthyer.
Ditën kështu, pa kur u bë natë,
Tre komandantët lanë ushtritë,
U përplasën të tre në një krevat,
Provuan gjithë dashuritë.
Në mes LSI… e masakruan,
I nxinë mishin, e bënë ibret,
Kur zbardhi, pranë ushtrive shkuan,
Kushekush më shumë nis e bërtet.
Çnuk bënë të ndiqnin LSi në,
Të mbetej kolltuku për ata të dy,
Dhelpra u tregoi fotografinë,
Ku me të dy po bënte dashuri.
I premtuan kolltukun nga frika.
Të tri ushtritë janë po aty,
Natën u jep urdhër Amerika,
Në një shtrat, të tre bëjnë dashuri.
Pajtim Xhelo
Nisa shpirtin
Sot nga kjo botë e përçudnuar,
Po e nis shpirtin tim n’emigrm,
Si mund ëngjëj me djajtë trazuar
Tok të ecin në një rrugëtim?
E di ç’do më thuash mikja ime,
Pa atë shpirt s’do jem njeri,
Më mirë kështu, se në harrime,
Helmi i jetës s’do vi te ti.
Dje të shkrova ca vargje ashtu,
Pa ylberin tim, pa asnjë dritë,
I zbova, i nisa për diku,
Atje ku bota duket pa ditë.
Pa ndenja truar natën e shkuar,
Dikush përndiqte mendimin tim,
Ndaj fshiva gjithçka që kisha shkruar,
Ty dhe veten i lash në harrim.
E ndjeva shpirtin si zjarr të shuar,
Pranë përgjonte një helm i zi,
Dhe thash : ” Më mirë shpirt i mërguar,
Se ëngjëll skllav e shurdh, pa liri.
Bërtita në botën e trazuar…
Njerëz në gjumë; ku ishe ti?
Njerëz? Kurrë nuk kisha menduar,
Një mëngjes si sot, në skllavëri.
Pa kërkova motin e bekuar,
Edhe pse ishim në varfëri,
Shpirt’ i lirë, mëngjesit vesuar,
Zgjohej në nektarin dashuri.
Nuk di mike në më ke kuptuar,
Pse kërkova vetëm dashuri,
Pse më frikte nata në të shkuar,
Pse më trembte mëngjesi i ri.
Të thosha shpesh: ” më mirë larguar,
Se djalli do na ndajë një ditë,
Le të jemi që sot përmalluar,
Se nesër nuk do shohim as dritë.
I humbëm mëngjeset e praruar,
Na mbyllën si zogjtë në kuvli,
Do vajtojmë për kohën e shkuar,
Bota mbarë, jo veç un’ e ti.
Si ta mbaja shpirtin e lënduar,
Kur helmi e priste aty pranë?
Më mirë në mërgim, dëshpëruar,
Larg viruseve që jetën vranë.
E di ç’do më thuash mikja ime,
Në mërgim do mbetesh edhe ti,
Më mirë kështu, se në vegime,
Do jesh në të tjera yllësi.
Pajtim Xhelo, 23 prill 2020
Kujdes
Nuk je ti Perëndia që jep jetët dhe vdekjet,
As bir’ i vetëm i Perëndisë ti nuk je,
Në mijëra vite Profetët bënë përpjekjet,
Për të përzënë mëkatin nga Bota e Re.
Pa mëkate ishin dhe në përjetësi mbetën,
Donin njerëzimit t’i sillnin një rend të ri,
Në flakët e përvëlimit u shkrinë, u tretën,
Pas vdekjes bot’ e vjetër i quajti Çudi.
Nëpër qiejt e vjetër, vërdallë qe satani,
Ngarkuar me urrejtjen për Profetët mbi dhe,
Mos vallë me të ish që atëhere Wuhani,
Dhe sot na i rrëzuan për një botë të re?
Nuk je ti që të sollën rrufe edhe gjëmime,
As nga Bikbengu nuk të vërvitën me magji,
Si politikanët mediokër, me premtime,
Rrëmbeve karriken që do të jepte lavdi.
Nuk e dimë ne për fat të keq; ka dy lavdi,
Njera, e vërteta, me dafina në kurorë,
Tjetra, fshehur nën parzmore dhe hipokrizi,
Tani zgjidhe vet, kë do mbash me skeptrin në dorë.
Nuk të gjykoj, edhe pse të drejtën s’ma heq ti,
Jam shpirt i lirë dhe në qiej do fluturoj,
Për ca mëkate të tjera nuk dua të di,
Po Narçizin me skeptër, nuk mundem ta duroj.
Pa do pyesësh : ” Kush është ky që këshillonë,
Ku gjen kurajon m’i thotë ca gjëra në sy?
Po Zotëri, se je pjesë e mëkatit tonë,
Vdekëtarë e mëkatarë jemi të dy.
Shihemi edhe ti, edhe unë në pasqyra,
Shpesh na ndodh që pasqyra edhe nuk na gënjen
Nuk bënë vaki të të tregojë dy fytyra,
Po fytyrën tjetër, të dytën, ti ku e gjen?
Jam i sigurt që mëkati nuk është pasqyra,
Mashtruesit janë, që të thonë Perrëndi,
Dhurojnë buzëqeshje me të ylberit ngjyra,
Dhe të nxisin në mëkatin ” dyfytyrësi”.
Një ditë, kur të të ketë harruar ” Lavdia”,
Si të barabartë do ngroheni në një diell,
Më, si ylber, nuk do të afrohet dashuria,
Dhe lëvdatat nuk do ngjisin shkallët gjer në qiell.
Pajtim Xhelo, 24 prill 2020
Kujdes
Nuk je ti Perëndia që jep jetët dhe vdekjet,
As bir’ i vetëm i Perëndisë ti nuk je,
Në mijëra vite Profetët bënë përpjekjet,
Për të përzënë mëkatin nga Bota e Re.
Pa mëkate ishin dhe në përjetësi mbetën,
Donin njerëzimit t’i sillnin një rend të ri,
Në flakët e përvëlimit u shkrinë, u tretën,
Pas vdekjes bot’ e vjetër i quajti Çudi.
Nëpër qiejt e vjetër, vërdallë qe satani,
Ngarkuar me urrejtjen për Profetët mbi dhe,
Mos vallë me të ish që atëhere Wuhani,
Dhe sot na i rrëzuan për një botë të re?
Nuk je ti që të sollën rrufe edhe gjëmime,
As nga Bikbengu nuk të vërvitën me magji,
Si politikanët mediokër, me premtime,
Rrëmbeve karriken që do të jepte lavdi.
Nuk e dimë ne për fat të keq; ka dy lavdi,
Njera, e vërteta, me dafina në kurorë,
Tjetra, fshehur nën parzmore dhe hipokrizi,
Tani zgjidhe vet, kë do mbash me skeptrin në dorë.
Nuk të gjykoj, edhe pse të drejtën s’ma heq ti,
Jam shpirt i lirë dhe në qiej do fluturoj,
Për ca mëkate të tjera nuk dua të di,
Po Narçizin me skeptër, nuk mundem ta duroj.
Pa do pyesësh: “Kush është ky që këshillonë,
Ku gjen kurajon m’i thotë ca gjëra në sy?
Po Zotëri, se je pjesë e mëkatit tonë,
Vdekëtarë e mëkatarë jemi të dy.
Shihemi edhe ti, edhe unë në pasqyra,
Shpesh na ndodh që pasqyra edhe nuk na gënjen
Nuk bënë vaki të të tregojë dy fytyra,
Po fytyrën tjetër, të dytën, ti ku e gjen?
Jam i sigurt që mëkati nuk është pasqyra,
Mashtruesit janë, që të thonë Perrëndi,
Dhurojnë buzëqeshje me të ylberit ngjyra,
Dhe të nxisin në mëkatin “dyfytyrësi”.
Një ditë, kur të të ketë harruar “Lavdia”,
Si të barabartë do ngroheni në një diell,
Më, si ylber, nuk do të afrohet dashuria,
Dhe lëvdatat nuk do ngjisin shkallët gjer në qiell.
Pajtim Xhelo, 24 prill 2020