Nikë Gashaj
Sikurse është e njohur në kohën e hapjes së pandemisë së rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njerzëve në mbarë botë dhe në Kosovë me Covid-19, Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Isa Mustafën bëni nismën e mocionit të mosbesimit të Qeverisë së Kurtit edhe pse ajo ishte në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe pjesë e Qeverisë. Pas 50 ditëve pune të Qeverisë, LDK-së i ra pishman marrëveshjes për qeverisje. Andaj, me nismën e LDK-së dhe me përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës, Aliancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të NISMËS Socialdemokratike, më 25 mars 2020, Kuvendi i Kosovës e rrëzoi qeverinë e Kosovës, me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstinim.
Sipas Kushtetutës së Kosovës deputetët janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues. Pra deputeti përcaktohet dhe voton sipas bindjeve të veta. Mirëpo, me këtë rast, me përjashtim të 2-3 deputetëve, të tjerët votuan sipas “demokracisë” në kohë të Enver Hoxhës: “Parti Enver, jemi gati përdo herë”. Qëllimi i rrëzimit të Qeverisë së Kurtit ishte lufta për pushtet të gardës së vjetër politike e cila ka dështuar më se 20 vjetë në pushtet, si në politikën e brendëshme, ashtu dhe në politikën e jashtëme të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Ajo është e gatshme për ta marr pushtetin në mënyrë jolegjitime, përpa zgjedhje të reja të parakohëshme parlamentare. Po ashtu supozohet se garda e vjetër polike është e gatshme të bëj çmos për sendërtimin e interesave të saja vetiake, parciale, egoiste, në mënyrë të ligjshme apo të pa ligjshme, edhe në dëm të interesave të përgjithshme të vendit, si dhe në dëm të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Kosovës.
Prapaskenat politike në dëm të Kosovës
Duke ditur prapaskenat politike në dëm të Kosovës, me rastin e nismës së mocionit për rrëzimin e qeverisë, Gjermania dh Franca i kërkuan LDK-së të tërheq mocionin për rrëzimin e Qeverisë, të njëjtën gjë e bënë dhe një grup parlamentarësh të Zvicrës, mirëpo LDK-së nuk e pranoj kërkesën e tyre. Megjithë se fare mirë dihet, se Gjermania dhe Franca e kanë rolin kryesor në integrimet në Bashkësinë Evropiane, ndërsa Kosova bar në mënyrë deklarative është përcaktuar për integrime në Bashkësinë Europiane. Po ashtu Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pati shprehur qendrim shumë kritik ndaj nismës së LDK-së për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.
Ajo pati thënë se mocioni i LDK-së do të jetë katastrofë për Kosovën dhe mbarë rajonin. Prandaj, mocioni dhe rrëzimi i Qeverisë paraqet një papërgjegjësi të madhe politike të LDK-së, por dhe të gjithë atyre që votuan pro, rrëzimit të një qeverie demokratike, legjitime dhe reformiste. Përfundimisht, ajo mund të quhet edhe politikë antikombëtare. Por dhe më shumë, rrëzimi i qeverisë së Kosovës, në kohën kur tërë bota ballafaqohet me një luftë të ashpër për mbrojtjen e shëndetit publik, për jetën e njerzëve nga pandemia e rrezikshme nga koronavirusi Covid -19, garda e vjetër politike e Kosovës, para botet po na tyrpëron si popull shqiptarë në përgjithësi.
Në lidhje me atë, parashtrohet pyetja: sikurse presidenti shumë i nderuar historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, të gjallej e të çohej nga varri, çka kishte me thënë për partinë aktuale LDK-së. Me siguri kishte me thënë se kjo nuk është partia tij! Andaj, nuk dij pse Vjosa Osmani, një intelekuale e shquar dhe parimore, akoma gjindet në strukura të tilla kuadovike të një parti të tillë, e nuk formon një parti tjetër të saj, me një rreth intelektualësh të mirëfillë, me njohje të larta profesionale dhe shqiptarë të vërtetë. Jam i bindur se vetëm në atë mënyrë mund t’i kontribonte më së miri interesave të vendit dhe interesave të përgjithshme të qytetarëve të Kosovës.
Pas rrëzimit të Qeverisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në pajtim me Kushtetutën duhet të bëj shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe të vendosi për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohëshme parlamentare, kur të krijohen kushtet, pas kalimit të pandemisë nga korana virusi Covid-19. dhe në bazë të rezultateve të atyre zgjedhjeve të bëhet formimi i Qeverisë së re. Mirëpo, sikur duket Presidenti i vendit nuk dëshiron me veprua sipas Kushtetutës, por mandatin për formimin e Qeverisë së re don me ia ofrua LDK-së, për çka ajo e bëni dhe rrëzimin e Qeverisë së Kurtit. Për formimin e Qeverisë së re LDK-së është dakordua me AAK, NISMËN Socialdemokrate dhe Listën Serbe. Natyrisht, se për këtë çështje kushtetuese duhet të vëndosi Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Qeveria e Kurtit në detyrë, respektivisht Ministria e Shëndetësisë në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, dhe në kordinim me ministritë të tjera, si dhe në bashkëpunim me kryetarët e komunave përmes Asociacionit të komunave kanë marrë vendim për ndërmarrjen e masave të domosdoshme për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, për të mbrojtur shëndetin publik në Kosovë. Ndër të tjera janë dhe masa të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Në pyetje është shëndeti i qytetarëve, respektivisht jeta e tyre. Masat janë marrë dhe në bazë të përvojave të shtetëve të tjera, si dhe në bazë të rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetësis.
Komisioni Evropian kritikon rrëzimin e qeverisë së Kurtit
Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, Ana Pisonero, ka thënë se rrëzimi i qeverisë e shpie Kosovën në një situatë të vështirë politike në kohën e përballjes me koronavirusin. Ajo bëni thirrje që liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi në interesin e popullit. Më tutje theksoi:“Ajo çfarë i duhet Kosovës është stabilitet dhe përpjekje për të luftuar koronavirusin dhe mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Hapat tjerë pas votës së mosbesimit duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.
Bashkimi Evropian i përkrah masat e Qeverisë Kurti kundra
epidemisë nga korona virusi Covid -19.
Shefja e Zyres së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova e ka përgëzuar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia dhe Qeverinë Kurti për masat që kanë ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Ajo më tutje ka thënë se Bashkimi Evropian do ta mbështesë Kosovën për tejkalimin e situatës së vështirë që e ka shkaktuar epidemia e koronavirusit.
Fjala e kryeministrit, Albin Kurtit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një Konferencë për medie kërkoj mbështetjen e qytetarëve për të parandaluar përhapjen e epidemisë të konaverusit në Kosovë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit kombëtar të Shëndetit Publik, që të mbajnë pastërtinë, të qëndrojnë në distancë me njëri-tjetrin dhe të mos dalin nga shtëpia pa nevojë të madhe. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish u është drejtuar qytetarëve me një videomesazh që të qendrojnë në shtëpi sepse ajo është shpëtimi. Po ashtu theksoj, se dhe Diasporës i ka bërë thirrje dhe mërgimtarët po ndihmojnë, bizneset po ndihmojnë. Por për ta fituar këtë betejë duhet të ndihmojnë gjithsecili duke respektuar masat. Sepse luftimi i pandemisë nuk mund të bëhet pa solidaritet. Nëse lëvizjet e qytetarëve janë minimale, suksest janë maksimale.
Deputetë të Parlamentit Evropian në përkrahje të Kurtit
Disa deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Europian i kanë dërguar letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Anëtarët e PE, Tanja Fajon nga Sllovenia, Tonio Picula nga Kroacia, Andreas Schieder nga Austria, Evin Incir nga Suedia, Viola von Cramon –Taubadel nga Gjermania dhe Knut Fleckenstein, ish –antar i PE nga Gjermania, janë shpehur të shqetësuar për situatën politike në Kosovë pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë. Ata kanë thënë se pasi të kalojë kriza e coronavirusit, zgjedhjet e reja mund të jenë rruga e duhur për të ecur përpara në përputhje me kushtetutën e Kosovës.
Deputetët kanë inkurajuar Kurtin që të vazhdoj luftën kundër çdo keqpërdorimi të krizës së coronavirusit. Kjo mund të jap vetëm argumente shtesë atyre që janë duke punuar kundër Kosovës, nënvizuan ata.
Garda e vjetër politike e Kosovës kundra masave të Qeverisë për
mbrojtjen e shëndetit publik nga pandemia Covid-19
Për befasi, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe partitë politike opozitare dhe LDK, i kundërshtojnë masat e Qeverisë, të ministrisë të shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për parandalimin dhe luftën e smundjes ngjitëse COVID-19, për ta mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Kjo paraqet një presidencë në botën bashkëkohore. Ata po thonë se masat e tilla nukë janë kushtetuese. Nga ajo rrjedh, se sipas tyre qytetarët nuk duhet me i respektua masat e Qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë, por duhet me dalë me sa më shumë me lëvizë, edhe nëse infektohen, edhe pse të vdesin, nuk ka gajle, se ata ashtu mbrojnë Kushtetutën e vendit.
Jam i mëndimit se masat e lartpërmendura të qeverisë për mbrojtjen e shëndetësisë publike, e kanë mbështetjen në Konventën Evropiane për Mbrojtjen të Drejtave të Njeriut, Neni.15. Andaj, është e njohur se të drejtat ndërkombëtare kanë primat mbi legjislacionin kombëtar dhe drejtpërsëdrejti zbatohen, e që është e përcaktuar dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Neni, 22.
Në anën tjetër, shtetet tjera të botës të goditura me pandemi, nuk po bëjnë vërtetimin e kushtetutshmerisë, megjithëse disa e kanë shpallur dhe disa nukë e kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, sepse jeta e njerëzëve është në rëndë të parë. Për shembull, Mali i Zi, nuk e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por në anën tjetër ka marr vendime dhe masa shumë rigoroze për lëvizjen e qytetarëve dhe askujt nuk i bjen ndërmend për vlerësimin e kushtetutshmerisë, por të gjitha forcat progresive janë të bashkuara në luftë kundra armikut të përbashët në mënyrë të disciplinuar për mbrojtjen e shëndetësisë dhe të jetës së qytetarëve.
Komuna e Tuzit për 3 javë ka qenë në karantinë, në mënyrë totalisht e izoluar, që ka paraqit vështirësi të madhe për banorë të Malësisë. Mirëpo, ata maksimalisht i kanë zbatua vëndimet dhe masat e marruna nga institucionet shtetërore dhe atyre të shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19. Në këtë mënyrë qytetarët e Tuzit/Malësisë, kanë treguar një disciplinë dhe përgjegjësi të duhur, për çka qeveria dhe Instituti për Shëndetësi Publike, në veçanti iu janë falenderua dhe i kanë lëvdua si shembull pozitivë në Mal të Zi, për respektimin e masave të mbrojtjes të shëndetësis publike nga pandemia Covid-19.
Prandaj, tëra vendet në botë u përshtaten gjëndjes objektive të mbrojtjes të shëndetsisë publike, nga një rrezik që ka përfshi tërë globin botëror. Andaj, në praktikë në tërë botë, faktikisht, vetë coronavirusi Covid -19, e ka shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Ndërsa organet shtetërore e kanë për detyrë në mënyrë maksimale me u organizua, me marrë vendime dhe masa për mbrojtjen e shëndetit publik, respektivisht të shëndetit dhe të jetës së qytetarëve. Tëra bisedat tjera janë iracionale. Mirëpo, kjo nuk vlen për gardën e vjetër politike të Kosovës. Ajo mund të quhet mjerim dhe fatkeqësi! Por ka gjasa se edhe zoti, ka çuar duar prej tyre!
37 Intelektualë e akademikë botërorë e përkrahin Kurtin dhe popullin e Kosovës
Pas rrëzimit së qeverisë së Kosovës, një grup prej 37 intelektualësh dhe akademikësh nga vende të ndryshme të botës, janë solidarizuar me Albin Kurtin dhe popullin e Kosovës. Në letrën e tyre të publikuar, ndër të tjerat thuhet”: Një akt paprecedent ndolli në Parlamentin e Kosovës. Përderisa vendi – sikurse shumë vende tjera – është goditur nga pandemia, qeveria e re e Kosovës, e cila mori pushtetin vetëm në fillim të shkurtit, po menaxhonte situatën mirë. Kishte ndërmarrë masa të ashpra parandaluese, përderisa popullatën po e mbante të qetë dhe pa panik.
Përhapja e virusit është mbajtur më efektshëm sesa në vendet fqinje, pjesërisht për fat të fatkeqësisë së izolimit të Kosovës, që aktualisht është vendi i vetëm në Evropë me regjim vizash për zonën Schengen. Edhe pse qeveria e re gëzon mbështetje nga shumica e votuesëve, ajo ka shqetësua interesat e elitave të vjetëra, që kanë qeverisur Kosovën për 20 vjet. Meqë kjo qeveri kundërshton privatizimin dhe politikat neoliberale sikurse edhe korrupsionin e ngulitur, një aleancë joformale kundër saj u arrit mes gardës së vjetër politike dhe korporatave private lokale.
Kjo aleancë “e panatyrshme” gjeti për mentor Richad Grenellin, diplomati i pazakontë trupian, në kërkimin e sukseseve të lehta të politikës së jashtme që mund të krijojnë përfitime shtesë për fushën e tanishme të Trumpit dhe qëndrimin politik. Tehnikat e famshme të Grenellit për përdredhje të krahut u përdorën për të shtyrë qeverinë e Kosovës të pranonte një marrëveshje të padrejtë dhe të rrezikshme me Serbinë, e cila përfshin ndryshime në kufijtë e tanishëm dhe në këtë mënyrë shpërnguljet e njerëzve.
Sipas shumë analistëve të Ballkanit, ndryshime të tilla kufitare do të përfshijnë shkëmbime të popullsisë – dhe me të, edhe shumë vuajtje. Kjo marrëveshje nuk u pranua nga Albin Kurti, kryeministri i ri majtist i Kosovës. Por presioni i Grenellit, bashkë me taktikat e Hashim Thaçit, presidenti i gardës së vjetër, rezultuan me prishjen e qeverisë së koalicionit. Si rrjedhojë, qeveria Kurti tani është vetëm “qeveri në detyrë”. Do të duhej të jetë në detyrë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja që mund të mbahen pas pandemisë. Situata në Republikën e Kosovës me pandeminë është nën kontroll dhe e menaxhueshme. Kosova është një nga vendet që ka ndërmarr masa të hershme në luftimin e përhapjes së virusit, e madje duke shpallur edhe gjendjen e emergjencës për shëndetin publik.
Qeveria, jo vetëm që ka nën kontroll të gjitha shkathtësitë dhe kapacitetet për të ofruar shëndetësi dhe siguri, por i ka zhvilluar ato aq suksesshëm sa që nuk është parë e nevojshme të shpallet ndonjë gjendje tjetër. Përkundër kësaj, për shkak se Kosova është një prej vendeve më të varfa në Evropë, ajo ende ka nevojë për solidaritetet ndërkombëtar dhe mbështetje për t’u ballafaquar me COVID -19.”
51 Intelektualë shqiptarë e përkrahin Abin Kurtin
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, merr përkrajen, e 51 intelektualësh shqiptarë nga mbarë hapësia shqiptare dhe më gjerë, Europa dhe SHBA. Ata e miratuan një Rezolutë të përkrajes së Kurtit, më 7 prill 2020., ku ndër të tjerat thuhet: “Ne të nënshkruarit intelektualë shqiptarë, kërkojmë në radhë të parë nga subjektet politike të Republikës së Kosovës, ta lënë qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, që ajo të mund t’i kryejë detyrat e saja shtetërore në mënyrë sa më efikase të mundshme…. dhe të përmbahen dhe të presin të paktën deri sa të krijohen kushtet për të organizuar zgjedhje të reja”. Gjithashtu, në Rezolutë u dejtohen: “qeverive të shtetëve të Bashkimit Evropian, të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, të Republikës së Turqisë, të Britanisë së Madhe, të Kanadës, të Australisë, të Zelandës së Re, si dhe të gjitha qeverivet të shteteve të botës, ta përkrahin qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës, jo vetëm moralisht dhe diplomatikisht, por edhe ekonomikisht”.
15 shoqata të diasporës nga Gjermania, letër Angela Merkel
për gjendjen politike mes pandemisë në Kosovë
Pesëmbëdhjet shoqata nga diaspora i janë drejtuar kancelares gjermane, Angela Merkel për gjëndjen aktuale politike në Kosovë, mes pandemisë me COVID -19.
Këto shoqata në letrën e tyre i shkruajnë Merkelit për gjendjen e vështirë të Kosovës me përballimin e pandemisë koronavirus, por dhe me krizën politike dhe njëheri i kërkojnë mbështetje nga kancelarja Merkel. Më tutje, ato thonë:”Ndërkohë që qeveria në detyrë është duke veprua në ngadalësimin e shpërthimit të pandemisë, gjë të cilën e tregoi duke veprua në ngadalsimin e shpërthimit të pandemisë, gjë të cilën e tregoi duke veprua herët dhe rreptsisht, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e OBSH-së, nga ana tjetër, pjesë të elitës politike janë bërë së bashku për të shprehur dyshimet e tyre për qeverinë”. Sipas këtyre shoqatave në letrën dërguar Merkelit, thonë se”druan” se zanafilla e kësaj mosmarrëveshjeje është diskutimi midis Presidentit të Kosovës dhe Serbisë për një zgjidhje me bazë etnike, duke bërë shkëmbimin tokash midis Kosovës dhe Serbisë”. Prandaj ju bëjmë thirrje: Bashkimi Evropian duhet të veprojë edhe një herë në mënyrë aktive në Ballkanin Perëdimor dhe të mbështes ato forca politike në Kosovë, të cilat ruajnë dhe mbrojnë parimet tona demokratike, por gjithashtu sigurojnë stabilitet afatgjatë dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajon. Negociatat duhen të menaxhohen nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bisedimet të tilla duhen të zhvillohen nga forca demokratike të ligjshme, që pasqyrojnë vullnetin e votuesve”.
Më tutje, kanë nënvizua disa parime, sikurse janë: 1. Gjatë dialogut, deri sa të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, Gjermania, si pjesë e trojkës dhe, veçanarisht me presidencën e Këshillit, së bashku me Shtetet e Bashkuara, duhet t’i këkojnë Serbisë që të përfundojë fushatën kundër shtetit të Kosovës. Kjo kërkesë do të mundësoj përparimin e dialogut. 2. Për më tepër, të dyja palët e përfshira duhet të njohin kufirin ekzistues midis Kosovës dhe Serbisë. Ndryshimet e kufijve të çdo lloji, çojnë në mënyrë të pashmangshme në paqendrueshmëri në rajon dhe nuk krijojnë një zgjedhje të përhershme dhe paqësore. Zhvendosja e kufijve përgjatë vijave etnike do të kishin pasoja të paparashikueshme në Evropën Juglindore. Një zgjidhje e tillë mund të shërbejë si një precedent për aktorët e tjerë dhe të rrezikojnë më tej stabilitetin në Ballkanin Perëdimor. 3. Bisedimet nuk duhet të çojnë në krijimin e një statusi të ri etnik ose ekstraterritorial brenda Kosovës. Shembulli i Bosnje-Hercegovinës na tregon se si një marrëveshje paqeje, pa marrë parasysh veçoritë dhe të veçantat lokale, do të thotë që njësitë etnike të krijuara bllokojnë pajtimin dhe të ardhmën e njëra-tjetrës.
4. Lufta e zhvilluar nga policia dhe ushtria serbe rezultoi me 13,000 vdekje. Pjesa dërrmuese e tyre ishin civilë. Mbi një milion njerëz janë shpërngulur dhe 20,000 gra u bënë viktima të dhunimeve seksuale. Njësit ushtarake vendosën në shënjestër fshatrat, rrethet e tëra, shkollat, si dhe objektet fetare e spitale, në të cilat hodhën zjarrë dhe i dogjën ato. Deri me sot rezultojnë 1500 pesona të zhdukur. Gjithashtu, deri më sot, Sebia ka refuzua të kërkojë një falje zyrtare dhe të marrë përgjegjësi për krimet e luftës. Për ta mundësuar pajtimin, Serbia duhet të kërkojë falje për viktimat e luftës dhe tek të afërmit e tyre dhe gjithashtu ti dëmshpërblejë ato. Ata të cilët kanë qenë të përfshirë në krimet e luftës duhet të japin përgjegjësi duke dalë përpara drejtësisë. 5. Rezultat i këtyre negociatave duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia.Vetëm në këtë mënyrë bëhet i mudur sigurimi i stabilitetit dhe mundësohet perspektiva e ardhshme për të dy vendet në rrugën e tyre drejt BE-së.
Më në fund në letër, thuhet, se parimet e lartëpermedura mund të arrihen vetëm përmes një dialogu të ndershëm midis politikanëve legjitim. Aktualisht demokracia në Kosovë është më e brishtë se kurrë, na duhen fjalë të qarta dhe gjithashtu mbështetja e partnerëve tanë është e domosdoshme.
Përgjigjje e Zyres së kancelares Angela Merkel shoqatave të diasporës
për gjendjen politike mes pandemisë në Kosovë
Zyra e kancelares gjermane Angela Merkel në letrën që ua ka kthyer shoqatave të diasporës, siguron se Gjermania dhe kancelarja Merkel vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën, si në përballjen e krizës aktuale ashtu edhe për rifillimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në përgjigje i bëhet apel klasës politike në Kosovë për unitet në përballje të kësaj pandemie dhe theksohet rëndësia që”gjithë akterët e përfshirë ta orientojnë gjithë energjinë e tyre në përballje me këtë situatë të kësaj krize të re, e cila u shkaktua përmes Covid-19”. Në përgjigjen e Zyres së kancelares Merkel sigurohet se Gjermania është e përkushtuar për një bashkëpunim konkret me Bashkimin Evropian, si dhe të mbështetjes së fuqishme e Gjermanisë dhe Merkel për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë, i cili duhet të rifillojë pas emërimit të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, vazhdimin e të cilit e vlerëson si thelbësor për zhvillimin e Kosovës. Gjithashtu, thuhet se Gjermania dhe Bashkimi Evropian mbështesin Kosovën në luftë kundër pandemisë.
Përfundim: jam i bindur se qytetarët kosovës janë mjaftë vigjilent për ta kuptuar krizën politike të kuadrave të kosovës, respektisht të gardës së vjetër politike, të cilët për më se 20 vite ua shtinë duart në xhepa qytetarve, dhe ua muarën çka patën; të atye që në kurrizë të popullit u bën miliarderë; të atyre që dështuan në politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës; të atyre që nuk kanë parime të fjalës, as të besës; të atyre që nuk kanë kompetenca të duhura profesionale; të atyre që janë mbartës të dukurive të korrupcionit, krimit dhe despotizmit; të atyre që janë kundra masave të qeverisë, ministrisë së shëndetësisë, Institutit kombëtar të Shëndetit Publik, për mbrojtjen e shëndetsisë dhe të jetës së qytetarëve, e shkaktuar nga pandemia me koronavirus Covid-19; të atyre për të cilët ka indici që duan me e qit në shitje edhe një pjesë të tokave të Kosovës, respektivisht me ia dhënë Serbisë. Andaj, jam i mëndimit, se për ecjen përpara, për përparimin dhe progresin e Kosovës, respektivisht për shpëtimin e vendit është i domosdoshëm largimi i gardës së vjetër nga skena politike.
Prandaj, është e preferueshme që qytetarët e Kosovës, sa më parë, në zgjedhet e lira dhe demokratike, me e dërgua gardën e vjetër politike në vëndin e merituar, në “Muzeun Historik” për të pushuar dhe me ju falenderua për të “mirat” e tyre. Ajo do të ishte fitore e madhe për popullin dhe shtetin e Kosovës.
( Autori është politolog )