Si e mashtroi Kina OBSH-në

0
435

Nga Kathy Gilsinan

Në janar, kur pandemia që tani po konsumonte botën ishte akoma duke mbledhur forcë, një studies i Berkeley, i quajtur Xiao Qiang po monitoronte deklaratat zyrtare të Kinës në lidhje me një koronavirus të ri, që pastaj u përhap nëpër Wuhan dhe vuri re diçka shqetësuese. Deklaratat e bëra nga Organizata Botërore e Shëndetit, organizata ndërkombëtare që këshillon botën për trajtimin e krizave shëndetësore, i bëri shpesh jehonë mesazheve të Kinës. “Veçanërisht në fillim, ishte tronditëse kur pashë përsëri dhe përsëri OBSH-në [drejtorin e përgjithshëm], kur ai foli për shtyp … pothuajse drejtpërdrejt duke cituar ato që lexova mbi deklaratat e qeverisë kineze,” më tha ai.

Shembulli më famëkeq erdhi në formën e një postimi të vetëm nga llogaria e OBSH-së në Twitter më 14 janar: “Hetimet paraprake të kryera nga autoritetet kineze nuk kanë gjetur prova të qarta të transmetimit të Koronavirusit të ringa njeriu te njeriu.” Po atë ditë, buletini publik i Komisionit të Shëndetit Wuhan deklaroi, “Ne nuk kemi gjetur prova për transmetimin nga njeriu te njeriu“. Por deri në atë pikë edhe qeveria kineze po ofronte paralajmërime që nuk përfshiheshin në postimin e OBSH-së. “Mundësia e transmetimit të kufizuar nga njeriu tek njeriu nuk mund të përjashtohet,” thuhej në buletin, “por rreziku i transmetimit të qëndrueshëm është i ulët.

Ne e dimë tani, se kjo ishte katastrofikisht e pavërtetë, dhe në muajt që pasuan, pandemia globale e ka futur pjesën më të madhe të botës nën një bllokim të paparë dhe ka vrarë më shumë se 100,000 njerëz.

ShBA gjithashtu u tregua e e ngadaltë në njohjen e seriozitetit të këtij koronavirusi të ri, i cili e kapi të gjithë vendin të papërgatitur. Presidenti Donald Trump ka fajësuar për katastrofën një numër aktorësh të ndryshëm, së fundmi, duke veçuar OBSH. “Ata e humbën fillin,” tha Trump në një konferencë këtë javë. “Ata mund ta kishin thirrur disa muaj më parë.”

Trump mund të jetë në kërkim për thirrjet e tij të humbura për të shmangur fajin, por problemet strukturore të qenësishme në OBSH e bëjnë organizatën të ndjeshme ndaj dezinformatave dhe ndikimit politik, veçanërisht në një moment kur Kina ka investuar burime të konsiderueshme, duke ushtruar ndikim në organizatat ndërkombëtare, vlerën e të cilave Administrata Trump e ka vënë në dyshim. (Trump vetëm në Mars njoftoi se ai do të emëronte dikë për të mbushur vendin e SHBA-së në Bordin Ekzekutiv të OBSH-së, i cili është i lirë që nga viti 2018.)

Edhe në janar, kur autoritetet kineze po minimizonin shtrirjen e virusit, mjekët në epiqendrën e shpërthimit në Wuhan raportohet se vëzhguan transmetimin nga njeriu te njeriu. Në shembullin më të famshëm, Dr. Li Wenliang u dënua për “përhapjen e thashethemeve”, pasi u përpoq të paralajmëronte mjekët e tjerë për sëmundjen e re të frymëmarrjes; ai më vonë vdiq nga vetë virusi në moshën 33 vjeçare. Kina tani e ka shpallur martir. I pyetur për çështjen e Li në një konferencë për shtyp, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, Michael Ryan, tha: “Të gjithë ne vajtojmë për humbjen e një mjeku dhe kolegu tjetër“, por ndaloi së dënuari Kinën për akuzën e tij. “Ekziston një konfuzion i kuptueshëm që ndodh në fillim të një epidemie,” shtoi Ryan. “Prandaj, ne duhet të jemi të kujdesshëm për të etiketuar versione të dezinformatave që ngallin keqkuptime; ka një ndryshim. Njerëzit mund të keqkuptojnë dhe ata mund të reagojnë me tepri”.

Këto javë të humbura gjithashtu përkuan edhe me Vitin e Ri Kinez, për të cilin miliona njerëz udhëtojnë për të vizituar familjen dhe miqtë. “Kjo është koha kur miliona njerëz të Wuhan u dezinformuan,” tha Xiao. “Pastaj ata udhëtuan në të gjithë Kinën, në të gjithë botën.”

OBSH, ndërkohë, po merrte informacionin e saj nga të njëjtat autoritete kineze që po keqinformonin publikun e tyre, dhe pastaj do t’i ofronin botës vlerësimin e tyre. Më 20 janar, një zyrtar kinez konfirmoi publikisht për herë të parë se virusi mund të përhapet ndërmjet njerëzive, dhe brenda disa ditësh u mbyll Wuhani. Por atëherë ishte tepër vonë.

U desh një javë tjetër që OBSH-ja të deklaronte përhapjen e virusit si një emergjencë globale shëndetësore – gjatë së cilës kohë Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, vizitoi Kinën dhe vlerësoi udhëheqjen e vendit për “vendosjen e një standardi të ri për reagimin ndaj shpërthimit.” Edhe një muaj e gjysmë kaloi, përpara se OBSH-ja ta quajti COVID-19 një pandemi, kohë në të cilën virusi kishte vrarë më shumë se 4,000 njerëz dhe kishte infektuar 118,000 njerëz në pothuajse çdo kontinent.

Kritikuesit e organizatës tani po i përdorin këto gabime dhe vonesa për të dënuar OBSH-në (për të cilën SH.B.A. është dhuruesi më i madh), bëjnë thirrje për shkurtimin e fondeve të organizatës, ose kërkojnë dorëheqjen e Tedros. Në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari i tregtisë së Trump, Peter Navarro, ka qenë një kritik i ashpër.

Edhe pse OBSH nën Tedros refuzoi të shpallte shpërthimin si një pandemi për javë të çmuara dhe zyrtarët e OBSH-së vazhdimisht lavdëruan [Partinë Komuniste Kineze] tani dimë se ishte përpjekja e koordinuar e Kinës për të fshehur rreziqet e virusit Wuhan nga bota, virusi u përhap si zjarr i egër, në çdo pjesë të vogël, sepse mijëra qytetarë kinezë vazhduan të udhëtojnë nëpër botë,” shkruajti Navarro për mua në një email. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kohët e fundit tha se administrata po “rivlerësonte fondet e saj në lidhje me Organizatën Botërore të Shëndetit;” Trump ka thënë se një njoftim për këtë çështje do të vijë javën e ardhshme. Në Hill, dy senatorët republikanë Martha McSally nga Arizona dhe Rick Scott i Florida janë duke kërkuar një hetim të performancës së OBSH-së në krizë dhe nëse Kina manipuloi në njëfarë mënyre organizatën.

Kushdo që sheh qartë e kupton që Kina komuniste po mbulon realitetet e koronavirusit nga Dita 1“, më tha McSally, i cili ka kërkuar që Tedros të japë dorëheqjen. “Ne nuk presim që OBSH të bëjë papagallin e asaj propagande.” Scott më tha që dëshiron të dijë nëse OBSH ka ndjekur procedurat e saj për trajtimin e një pandemie dhe pse organizata nuk ka qenë e fuqishme në dënimin e gabimeve të Kinës.

I pyetur për koment, një përfaqësues nga OBSH tregoi një konferencë për shtyp të Tedros dhënë këtë javë. “Ju lutemi karantizoni politizimin e COVID,” tha Tedros atëherë. “Ne do të kemi shumë trupa në qese përpara nesh, nëse nuk sillemi … Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të bashkohen dhe të luftojnë këtë armik të rrezikshëm.” Edhe në fillim të janarit, kur ende po përshkruante sëmundjen si një pneumoni të re misterioze, OBSH-ja po botonte udhëzime të rregullta për vendet dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor se si të lehtësonte përhapjen e saj. Dhe organizata thotë se tani ka dërguar miliona veshje mbrojtëse në 75 vende, dërgoi teste në më shumë se 126, dhe ofroi materiale trajnimi për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Sidoqoftë, nuk është faji i OBSH-së, nëse Kina që herët e errësoi problemin, thotë Charles Clift, një këshilltar i vjetër në Qendrën e Shëndetit Universal Chatham House, i cili punoi në OBSH nga 2004 deri në 2006. “Do të donim më shumë transparencë, kjo është e vërtetë, por nëse vendet gjejnë arsye për të mos qenë transparent, është e vështirë të dimë se çfarë mund të bëjmë në lidhje me të.” Dobësia më e madhe strukturore e organizatës është se ajo mbështetet në informacione nga vendet anëtare të saj – dhe ekipi i OBSH-së që vizituan Kinën në shkurt për të vlerësuar përgjigjen e bëri atë së bashku me përfaqësuesit e Kinës. Raporti që rezulton nuk përmendi vonesa në shkëmbimin e informacionit, por thoshte se “qasja e guximshme e Kinës për të përmirësuar përhapjen e shpejtë të këtij patogjeni të ri të frymëmarrjes ka ndryshuar rrjedhën e një epidemie të përshkallëzuar dhe vdekjeprurëse.” Misioni u kthye duke u thënë gazetarëve se ata ishin kryesisht të kënaqur me informacionin, që Kina u dha atyre.

Nëse ky është një bashkëveprim në fshehjen kineze – pra ajo që ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton ka pohuar për OBSH-në, tregon për një dobësi të madhe: anëtarësia e këtij grupi përfshin demokracitë transparente dhe shtetet autoritare dhe sistemet në mes, që do të thotë se informacioni që jep OBSH-ja, varet nga ajo që merr nga Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin. Koreja e Veriut, për shembull, nuk ka raportuar absolutisht asnjë rast të koronavirusit, dhe OBSH nuk është me të vërtetë në gjendje të thotë ndryshe.

Struktura gjithashtu u jep udhëheqësve të OBSH-së si Tedros një shtytje për të mos zemëruar vendet anëtare, dhe kjo është aq e vërtetë për Kinën, sa ç’është për vendet me ndikim financiar më pak të të konsiderueshëm. Gjatë epidemisë së Ebolës në vitin 2014, tha Clift, OBSH-së iu desh një muaj për të shpallur një emergjencë të shëndetit publik. “Këto janë tre vende shumë të vogla të Afrikës Perëndimore, dhe OBSH nuk do t’i shqetësojë ata,” tha Clift. “ËHO nuk u nda me lavdi në atë rast.” Përgjigja këtë herë ka qenë shumë më e shpejtë dhe më e mirë, në vëzhgimin e Clift. “Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ekzaminohet më pas për të parë se çfarë mund të kishin bërë më mirë,” tha ai. “Dhe duhet të hetohet vërtet origjina e asaj, që ndodhi në Kinë.”

Sidoqoftë, OBSH ka treguar se mund të ecë në vijën midis nevojës për bashkëpunim dhe shkëmbimit të informacionit nga vendet anëtare dhe nevojës për t’i mbajtur ata përgjegjës për gabimet. Gjatë shpërthimit të SARS në 2003, një zëdhënës i OBSH-së kritikoi Kinën për mungesën e transparencës dhe përgatitjes, e cila kishte lejuar që virusi të përhapet pa kontroll. Kina madje më vonë pranoi gabime në trajtimin e shpërthimit.

Asnjë kritikë e tillë nuk është bërë kësaj here. Një studim zbuloi se Kina mund të kishte kufizuar infeksionet e veta deri në 95 përqind, nëse qeveria do të vepronte në periudhën më të hershme, kur mjekët fillimisht po ngritnin alarmin dhe Partia Komuniste Kineze ishte akoma duke mohuar shtrirjen e problemit. “OBSH në atë kohë nuk e bëri punën e tyre,” tha Xiao. “E kundërta: Ata në fakt ndihmuan dezinformimin e autoriteteve kineze për disa javë. Kjo është, për mua, e pafalshme”.

Burimi: The Atlantic,  Përkthimi: Nacionale.info