OPOZITA DOLI ME TEST POZITIV

0
323
Thaçi - Limaj - Haradinaj - Veseli

Nga Binak MAXHARRAJ

Kryeminstri në detyrë Albin Kurti ia bëri sot testin opozitës lidhur me virus corona, para se ata te merrnin pjësë në një tryezë për menaxhimin sa më të mirë të situatës së pandemisë.

Opozita e refuzoi kërkesën e kryeministrit për te marrë pjesë në tryezë, sepse testet treguan se ata dolën pozitiv…

Të gjithë u futën ne karantinë sepse viruesi i tyre është me helmues. Megjithate edhe nga karantina ata çuan mesazhe se nuk ka nevojë për një tryezë të tillë, që sëbashku të menaxhojnë sitatën e pandemisë, sepse kjo nuk qenka aq e rëndësishme për ta, anipse ata po shohin për çdo ditë rritjen e numrit të infektuarve dhe numrit të vdekjeve.

Kjo i bie se shendeti dhe mbrojtja e popullit nga ky virus vdekje-prurës për ta nuk qenka aq i rëndësishëm. Madje njeri nga lideret opozitarë e quan Kurtin edhe si mashtrues, duke harruar se ata vetë janë mashtrues ordinarë, e disa të tjere e akuzojnë Kurtin për kufizimin e lirisë se njërëzve, por janë këta vetë, të cilët e vodhën dhe e plaçkiten këtë popull për 20 vjet, duke e ndjekë popullin e tyre nga vendi.

Por, për çka na qenka opozita më e interesuar në këtë situate të veshtirë nëpër te cilën po kalon kombi?!
Në përgjigjet e tyre del se ata qenkan me te interesuar që Albin Kurti të lënë Kryeministrin dhe te lëshojë rrugë për formimin e qeverisë së re, e cila sipas tyre do ta rrespektojë kushtetutën.

Po kush është aty në këtë fare qeverinë e re, te cilët aq mire e paskan mbrojtë kushtetutën për te gjitha ato vite të pasluftës?!
Prapë në këtë “qeverinë e re” janë aty te gjithë ata qe e dhunuan dhe e shkretuan këtë vend për 20 vite, ata qe e vodhën dhe plaçkitën vendin, ate të cilët e dhunuan nderin e kombit, ata qe me veprimet e tyre mbenda dhe jashtë, i qitën faqen e zezë Kosovës.

Po, po mu për këta sot po benë luftë titanike, Hashim Thaçi me opozitaret si Isa Mustafën, Ramush Haradinaj, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn për t’i infektuar ”me virus corona pozitiv”, për te ardhë në pushtet ligjshëm e pa ligjshëm, por edhe me qykë të zorit.
O zot ruaju mendjet se ndoshta nuk janë duke ditur së si dhe për çka po veprojnë.