Karantina dhe gjenerata ime?!

0
465
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Ky regjim i ”Karanitinës”, ka bërë ndryshime në mënyrën e jetës, në sjelljën, në punën, dhe në karekterin tonë. Mvarësisht prej profesionit kush të cilin e ushtron, secili e gjënë edhe menyrën për ta kaluar kohën. Kurreshtja e përgjithshme është që në televizonet tona të ndëgjojmë, më të rejat lidhur me epidemine e shekullit. Secilit i intereson më së shumti, që sa më parë kjo lengatë të zhduket. Kur dikush tynehere ka thënë ”Çka me bo më krejt dynja”, tjetri ja ka pritur, “me së keqi është kur je më krejtë dynja”. Sikur kjo thënje bukur shumë po delë e saktë. Se pari, nuk qenka mirë më krejtë dynjanë për faktin së po vdesin më mijera njerëz nga epidemia, dhe kjo është një ndjenjë sigurisht e keqe për të gjithë.Dhe, tjetra pse më dynja nuk është mirë, fletë e dhëna së po na keqësohet situata ekonomike shumicës, dhe varfëria po bëhët edhe më e theksuar, e shumë çka tjetër.

Natyrisht së edhe në këtë situatë kur do të duhej gjithëqka të jetë më korrekte dhe të dominojë njerëzillëku, po ndëshemi më portale dhe rrjete të ndryshme sociale, të cilat për tu lexuar dhe shikuar më shumë, po dezinformojnë opinionin e gjerë publik, pikërisht lidhur më temën e epidemisë. Kjo është shumë e pamoralshme dhe e pafalshme, që në një situatë të tillë depresive, të bëhën gjera të ulëta, për të përfituar materjalisht, ose për tu lexuar portalët e tilla. Ka njerëz të cilët edhe po shkruajnë në gazeta. Natyrisht së shumica po shkruajmë nga shtëpitë tona. Po ju ikim pak lajmeve të cilat kan kaluar në monotoni.Edhe me serialet bukur shumë kemi ba qef… e kështu më radhë.

Shumica që ju ka rrekur tastaturës për të shkruar diqka, për të kaluar kohën, por edhe nga profesioni, janë ata të moshës 60 plus, të cilët më krenari po i përmendi më këtë rast.Bukur shumë kemi dëgjeneruar si shoqëri nga pushtetet jo fortë të mira dhe poltronët e tyre, të shpërndarë sipas vertikalës, e këto mosha më shumë ju kan nënshtruar segregacionit social?! Kjo është nënçmim individual dhe kolektiv karshi intelegjencës, është e pa përgjegjshme për vitët e kaluara dhe kontributin e dhënë nga secili. Këto masa të izolimit, sigurishtë janë shumë të rënda, edhe pse janë masa parandaluese të epidemisë. Por, që ky izolim ka futur frikë është e vërtetë edhe për faktin, së njerëzit, nuk po e dinë çka ju sjellë e nesermja, fiziksisht, moralishtë dhe materjalisht.

Ata të cilët natyrisht i kan kushtet më të mira ekonomike, e ruajnë më shumë qetësinë shpirtërore. Krijuesitë ndoshta e kan pak më lehtë, së gjatë jetës janë mësuar ambientit të mbyllur duke shkruar romane, apo ditare nga jeta e tyre. Ata të cilët vuajnë nga sëmundjet e kan vështirë së ju duhet ndihma e tjerëve. Njerëzit në moshë mbi 60 vjet janë më shumë të atakuar. Herdo kur, kalon edhe kjo. Do të vjen rasti për çdo (mos)pergjegjësi. Shkrimet! Kënaqësinë e kemi për tekstet e mira, apo më të dobëta, pak a shumë përsonale… Sigurisht së përshtypjët për shkrimet janë të ndryshme, mvarësisht sa njeriu i kupton dhe si dëshiron t’i interpreton.

Njeriu shkruan për vete, por edhe për të tjerët natyrisht. Dhe, secilit i interesojnë mendimet e të tjerëve lidhur më shkrimet e publikuara. Më shumë njerëzve iu bëjnë përshtypje shkrimet nga akademikët, shkrimtarët, publicistet, njerëzit e ndryshem të kulturës dhe të artit, profesorëve, mjekëve, por edhe shkrimet e kategorive tjera njerëzore. Natyrisht, së njeriu nuk mund të pajtohet, apo edhe bëhët nevrik, kur sheh dhe kur lexon idiotizma të ndryshme, sidomos nga njerëzit e politikës. Por, ato që nuk mund të na i ndalon askush, janë mendimet tona, shkrimet, dhe ajo që flasim..!