NGA KALOSH ÇELIKU
(Poeti te “Parku i Grave”)
e dogji koronavirusin)
Pas borës madhe, në Shkup
Doli Dielli me rreze. Vapa.
Masat e Qeverisë u ashpërsuan
61 orë, në karantinë. Porosi:
Rrini në shtëpi! Lani duart me sapun
Gjimnastikë. Këndoni, në verandë!
Dënime marramendëse nga policia
2000 euro, ai që kapet në rrugë.
Njerëzit, u futën në karantinë
Kafshët, dolën nëpër Qytet. Liri.
Pasmesnate, policia te “Parku i Grave”
E kapi, në befasi edhe një Poet rrebel.
Arrestoi. Dhe, e pyeti: Ç’bën në park?
Poeti, nxorri ibrikun me raki rrushi
Dhe, u përgjigjë: Djeg koronavirusin…
(Unë dhe Tomi në Kopësht
u burgosëm në karantinë)
Tre javë jam në karantinë. Çeli:
Pa raki rrushi. Rrap. Tavernë
“Park të Grave”. Shtambaverë.
Dhe, kohën e fundit me 61 orë
Dalje: Vetëm në Kopësht. Diell
Mesditë, nën hijen e Qershisë.
Fëmijët, qajnë. Ikin, tinëz në rrugë
Lodra kërkojnë jashtë. Biçikletë!
Prindërit me zor i shtinë në dhomë
Qentë, macet në Shkup, kanë Liri
Edhe zogjtë majë pemëve, në Çati.
Unë, dhe Tomi në Kopësht. Diell
Veten, kemi burgosur në karantinë…
(Vetmevete them Tomi
ndoshta shkruan poezi)
Tomi ma merr lapsin mbi tavolinë
Përderisa, Unë shkruaj në laptop.
I them: Tomi, ma jep lapsin kimik
Ti nuk shkruan poezi, lexon libra.
Tomi luan me lapsin tim. Hidhet, hopa
Vetëmevete: Ndoshta, shkruan poezi…
(Grosha është zier
mbi shporet)
Grosha është zier mbi shporet
Me një qepë bio nga Kopështi.
Dhe, kërkon ujë, vazhdojë luftën
Ballë t’u bëjë masave Qeverisë:
Orarit për pleq e të rinj 85 orë
I madh e i vogël, në karantinë.
Të rriturit, i respektojnë masat
Burgun, e bëjnë në karantinë.
Fëmijët, janë të padëgjueshëm
Thyejnë rregullat: Lodra. Biçikleta…
(Pyetje – përgjigje)
Pse, Qershia mes Kopështi. Ftoni
E përballuan Borën. Karantinën?
E ti, mezi e varrose koronavirusin
Raki rrushi. Dy shtambat e Mikes?
Përgjigje: Qershia e ka Qiellin. Lirinë
Mjek, Diellin me rreze mbi kokë.
Nuk pi raki rrushi. Dy shtamba verë
Mjek, s’e ka Qeverinë. Diktaturën…
(Njerëzit në karantinë
e kafshët në Liri)
Ditë, Javë. Dhe, muaj, në Shkup
Rrugët janë të zbrazura. Shkreta.
Njerëzit, më nuk dalin në Qytet
I kanë shti në Kopësht zoologjik.
Vetëm kafshët e buta kanë Liri:
Qentë. Macet. Dhe, vetë policia…
(Tri javë plot rrjeshtë fjeta
me koronavirusin)
Tri javë rrjeshtë fjeta me koronavirusin
Qeveria ma lejoji këtë grua besnike?!
Tjerat, tha: Janë pabesi. Kurva parku:
Rri dy metra larg! Mos i futë në shtrat
Laj duart me sapun! Këndo në verandë!
E mbajta fjalën. Besën. Dëgjova Qeverinë
Fjeta me koronavirusin. Miken, besnike:
Po, edhe kjo më doli një kurvë politike.
E përzura me raki nga karantina. Shtëpia…
(Ti tallesh me Veten
dhe koronavirusin)
Poet, ti tallesh me Veten. Koronavirusin
Siç duket, nuk dëgjon lajme. Deklarata:
Nuk sheh, as emisione edukumi. Paniku.
Masat e Qeverisë, i kalon në Kopësht:
Diell. Nën qershi, me Tomin. Xhadinë.
Ti tallesh me veten. Koronavirusin
Poezi, shkruan në karantinë. Libra:
I ke bërë gati për publikim. Dritë
Fenerë, në karantinë: Poezi erotike.
Jo! O, burrë! Nuk tallem me Veten
Po, Poezia thotë: Ikë, nga karantina!
Kopështi zoologjik i kafshëve buta…
(Përditë i vras rrugët
këmbë në Shkup)
Përditë, i vras rrugët më këmbë
Eci, vetë i dyti: Unë, dhe Poezia.
Qyteti, i vdekur pa njerëz. Jetë
Vetëm qentë, dhe macet rrugëve
Tavernat e mbyllura. Restorantet
I hapur është, vetëm “Parku Grave”
Me banorë të rinj: Qenë dhe mace.
Skënderbeu, varrezave të automobilave
Shpatën e ka shti në brez. Thirrë, Paqe.
Kalin, që Dje e shalonte kah perëndimi
Sot, e shalon me të katra nga lindja.
Filipi i Maqedonisë më përshëndet
Me grushtin lartë, si Xhaxhi Enver.
Olimbia me fëmijë në bark, dhe gji
Prehër, e vetmuar rri pa ujë. Turistë.
Aleksandri Maqedonisë, në shesh
E ka nxjerrë shpatën mes luanëve:
Kokën, t’ia presë koronavirusit
Njerëzit, t’i nxjerrë nga karantina…
(Shëtitë vetëm Natën
një Grua Hënë)
Përditë, Verë e Dimër në Shkup
Shëtitë vetëm, një Grua Hënë.
Herë delë drapër. E, herë kulaç.
Nuk i ka frikë qentë. As buçat, kur
Tërbohen, i ndërsehen pas shpine.
Pranë Rrapit kalon, në “Bit-Pazar”
Edhe, ulet pak nën hijen e Hënës:
Fantazinë e shalon maleve. Liqenit
Kur, shtegëtonte Grykës Radikës.
Kryengritësit trima, Hajredin Pashës
Sipas këngëtarit popullor. Luftë:
Dymbëdhjetëmijë ushtarë ia grinë
Jo, më pak. Ende në vorre pa i shti.
Pasmesnate, delë matanë Urës Gurit
Para këmbëve të Alaksandrit Madh.
Dhe, e merr malli te “Parku i Grave”…
(Retë e zeza nga Qielli
zbresin pa shkallë)
Retë e zeza, ditën ecin Qiellit
E, natën zbresin, hopa në tokë.
Herë pas here, në Vjeshtë:
Barin, lagin me shi. Breshër
Në Dimër, e zgjojnë me borë.
Hipin, e zbresin mal më mal
Retë e zeza, nuk kanë shkallë…
Shkup, 17 prill 2020