Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
Dijetarët dhe Kombi
Sami Frashëri, krijues letrar, erudit shkencor si dhe figura qendrore e gjithë lëvizjes kombëtare të Rilindjes. Nëse Aristoteli u quajt koka universale e botës antike, besojmë se edhe Sami Frashëri mund të quhet kokë universale e kulturës dhe e shkencës shqiptare (shih: Kumtesën shkencore të Prof. Dr. Remzi Nesimi, Simpoziumi Shkencor për Kongresin e Manastirit, Shkup, 2003, faqe 95-96)
Përmes alfabetit të sajuar të Sami Frashërit, në vitin 1879 u botuan në njëzet mijë kopje alfabetarja e njohur e bashkautorëve: Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vaso dhe Koti Hoxhi. Po në këtë kohë u botuan veprat letrare të Naim Frashërit dhe tekstet mësimore e shkencore të Jani Vretos.
Për të hedhur dritë në udhën e madhe të dijetarëve të kombit, po përmendi librin mësimor “Mirëvetia” (mirësjellja) të Jani Vretos që për kohën tonë, sikur është një porosi për institucionet e Kosovës, që, duhet të ndryshojnë qendrimin e përqarjeve (politike) dhe të nisën në udhën e ndritur me tiparët (mirësjellja) që është pjesë e qytetërimit shqiptar.