Zullumi këputet prej së trashi me zgjedhjet e reja opozita kalon në amshim politik!!!

0
397
Protesta - Prishtinë - kundër Jabllanoviq për Trepçën

Shkruajnë Luan-Asllan Dibrani dhe Syle Muja

Këto ditë, po pret prapë populli të përballet, pos një beteje të rënd qe e ka me epideminë e Corona-Virusit edhe me pretendimet e formimit te një qeverie me ish pushtetarët!!!

Luan Asllan Dibrani - Sylë Mujaj
.
Luan Asllan Dibrani – Sylë Mujaj

Arroganca e “shumicës” parlamentare nuk ka të ndalur. Ata vazhdojnë me abuzimin e shumicës shqiptare në Parlament, që fatkeqësisht në këtë legjislaturë populli i vendosi në opozitë. Askush nuk e mohon të drejtën e tyre për ta mos votuar, apo votuar një qeveri teknike, siç po e theksojnë ne mediat aktuale, por sovranin e popullit duhet respektuar! Këta parlamentar dhe deputet te opozitës për ta nuk është etike as politike të ketë veprim të koordinuar për të sabotuar punën e Kuvendit as të Qeverisë aktuale ne detyrë. Por kotë e kanë Deputet e linçuar me inate, sepse zullumi këputet prej së trashi, dhe mos merakosen, se shumë shpejt do ta gjejnë veten në amshim politik.

Vetëm zgjedhjet e ndajnë shapin nga sheqeri, sepse atë e tha sovrani i 6 tetorit 2019.
Edhe pse e ndanë në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit, por tash do duhej të ndahet mirë e jetësishtë, që sipas sondazheve të njëpasnjëshme, LV-Vetëvendosja, po paraprin edhe mbi 70%, prandaj as me kushtetutë, as me kurrfarë të drejte, nuk ka kush mundësinë ta cenoj sovranin popullit? Kur ish pushtetarët i qesin harta territoresh, aty do duhej ta dinte i gjithë populli qe fatkeqësisht nuk është fotografi false, por është realitet i hidhur, Hashim Thaqi, Aleksander Vuçiçi e Edi Rama me pasardhësit e tyre PDK, LDK etj, po veprojnë në ketë projekt qoftë me dije apo pa dije, apo madje vetëm për inat të Albin Kurtit ???!!!

Sherret dhe motivi i argumentuar, po del edhe përmes video-klipeve dhe gazetave të jashtme për te cilat disa shtete të Evropës, po reagojnë qe nëse bëhen këto lojëra, jo që mundem ti shpëtojmë ne, luftës civile në Kosovë, por as asaj frontale me Serbinë, por këtij konflikti nuk mund t’i shpejtoj as vet Evropa?…

Shpresojmë se Sovrani do ti bllokoj sherret e Hashimit, Isës, Rambos, për mes Abdullahut, Skenderit e atij Agim Veliut dhe shefit të partisë LDK, Arben Gashit, i cili nën ndikimin e Thaqit po pretendojnë gjithsesi me destabilizuar vendin për mes tentim–formimit te një qeverie kukull e pakicave!! – Çdo gjë po shkatërrohet nga ish marrëveshjen LDK e LVV ku Arbeni djallëzisht po ja nënçmon edhe votat e mbi 178.000, te mandatarëve të LDK-së, për Vjosa Osmanin, nga të cilët po fyhet nga te quajturit: “KLANI I PLEQEVE” me karrule dhe duar në xhepa pa as një votë!

Te shpresojmë se sovrani-popull nuk i lejon te krijojnë, qeveri teneqesh te ndryshkura dhe te skaduara nga metodologjia qeverisëse 20 vjeçare!?

– Ata sot janë më te pasurit e krejt shteteve xhuxhe me milionat e tyre qe dje nuk kishim as rrip pantollanëash?
– Pas mocionit pa tjetër vet rrethanat e kërkojnë të shkohet në zgjedhje te reja, e jo as se si nga opozita të krijohet një qeveri fantazmë? E vetmja rruge është ta kalojmë kohën e pandemisë, sepse populli është i mbyllur i përballua me jeta a vdekje!…

– Nuk duhet te zbatohet krimi i 82 deputetëve qe duke i ikur përgjegjësive paraprake përpiqen të përfitojnë kohë, sepse sovrani i qoj në opozitë e me kriminelët pa vota si Isa Mustafai, Agim Veliu e Skënder Hyseni dhe ujqerit e haraçit Rambo me Fatmir Limen e rrezuan Qeverinë Kurti, qeverinë e popullit!?

– Prandaj duhet të bllokohet krimi i tillë në tentativë të krijimit të qeverise teknike, nga njerëzit ish pushtetesh të kontaminuar e te harxhuar që të gjitha resurset e vlerat e shtetit tonë i shkatërruan dhe i shndërruan ne kapital privat deri edhe nëngurët e Kosovës i tjetërsuan.

– Tashmë me simptoma agresive tinëzare dhe arrogante përpiqen ta vjedhin qeverinë e sovranit me tentativë te shkaktojnë luftë civile për t’i ikur përndjekjeve dhe drejtësisë!!!…

– Ne japim sa mundim e besojmë shumë qe ne zgjedhjet e reja mbas kësaj pandemie jemi ne projektin ta ruajmë shtetin. Ne zgjedhje do të vendos populli kryeministrin e vet Albin Kurtin i cili është i lidhur ngushtë me popullin për ta mbrojt Kosovën, mos të shitet, falet dhe copëtohet!!!…

Konopi shkëputet nganjëherë edhe nga te trashtit, prandaj këtu është koha ta ruajmë dhe ta tejkalojmë situatën e tensionuar dhe i bëjmë thirrje Opozitës qe mos ta shkëpusin konopin nga fusha e mejdanit, sepse kemi frikën se do tu vjen koha te përfundojnë vet ne konop pa gjykimin e popullit se shumë shpejt do ta gjejnë veten ne humbjen e betejës!!!…

Pra kujdes tërhiquni opozitar. Është nder. për ju mos bini pre e diktateve serbo ruse, se populli e pagoi shumë shtrenjtë “Pavarësinë e Kosovës”. Tërhiquni ju si pakicë dhe rrini aty ku ju ka përcaktuar sovrani…