Pandemia – sfida më e madhe e njerëzimit

0
485
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Kriza më Koronavirus është sfida më e madhe më të cilën po ballafaqohet bota. Pandemia erdhi papritur dhe shumë shtete të zhvilluara nuk i gjeti shumë të përgatitura. Po ndodhin viktima të shumta njerëzore, sidoms në Itali, Amerikë e disa shtete tjera. Ende nuk po ekziston ndonjë vaksinë përkatëse. Ka hipoteza të ndryshme së mos kjo pandemi është prodhim laboratorik, apo edhe ndonjë armë kimike?!

Deri më tash këto janë më shumë spekulime. Kjo situatë është duke e rënduar edhe situatën ekonomike në nivel botëror. Zhvillime të tilla të ngjarjeve kan ngjallur edhe diskutime të arsyeshme së sa gjatë mund të zgjasin masat restrictive. Ka zëra së parashikmet e mjekëve të specialzuar nuk janë të mjaftueshme, dhe se me këtë punë duhët të merret edhe politika.

Nga të gjitha debatimet që po i ndëgjojme shtrohet pyetja, së cilët njerëz të politikës dhe ekspertë te lëmive të ndryshme do të kishin bërë kthesa pozitive? Natyrisht së një kombinatorikë e mjekëve që e njohin mirë këtë materje dhe ekspertëve, do të menaxhonte më mirë krizën dhe më lehtë do të mposhtët pandemia. Natyrisht së kriza epidemike ka provokuar krizë të madhe financiare me falimenitime te shumë bizneseve.

Politika siq po shohim në krizën pandemike, është bërë pëshore e ruajtjës së interesave, më synim që ta arrihen rezultate të dëshiruara në situatën e krijuar. Kurse infektologët më mundësitë dhe dijën kan ardhur deri të përfundimi që për një kohë të preferohet karantina shtëpiake, si masa më efikase kunder kësaj murtaje. Ne këtë luftë janë inkuadruar shumë njerëz të profesioneve nga fusha ekonomike, deri të sociologët.

Ekspertët e ekonomisë janë skeptikë kur bëhët fjalë për një karantinë të tillë për një kohë të gjatë, më motivacion së ekonomia do ta ketë vështirë të rimkembët. Kurse sociologët dhe psikologët mendojnë së do të vjen deri të papunësia masovike, e cila terheqë reperkusione të varfërimit në shkallë të gjerë, pastaj do të theksohet shumë dobësimi i anës psikologjike të njerëzve, ku do të kemi dhunë në familje, deri të vetëvrasjët.

Sigurisht së këto janë disa nga faktorët ndikues sipas specifikave të vendeve të ndryshme. Aktualisht është e rëndësishme që të këtë sa më pak viktima njerëzore. Ka shumë mendime së bota pas gjithë këtyre përjetimeve nga pandemia, do të duket më ndryshe, por qe ende nuk ka saktësime së çfare edhe në fakt do të jetë. Një rend i ri botëror po na pret dhe se a do të mbetet sistemi kapitalist i fuqishëm çfarë është, do të jetë pikëpytje e madhe, apo do të lindin edhe sisteme më ndryshe ?!

Sigurisht së shfaqja e epidemisë do ta ndryshon shumë njerëzimin, të shpresojmë më shumë për të mirë, apo ka mundësi, që në vitët e ardhshme të ndëshemi edhe me fenomene edhe më të fuqishme ?! Kanë ndodhur gjëra që nuk i kan parashikuar shumë fizicientet më me nam të botës. Natyrisht së këto janë vëtem disa nga parashikimet e mundshme…?!