Kosovë, 11 numri i viktimave të koronavirusit, në Shqipëri 26

0
313
Spitali Infektiv

Autoritetet në Kosova thanë se sot në Klinikën infektive në Prishtinë, vdiqën dy paciente të prekura nga koronavirusi.
Para dite humbi jetën një grua e lindur në vitin 1974. Ajo është nga Peja dhe sipas mjekëve vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Në orët e pasdites humbi jetën një grua nga komuna e Vushtrrisë e lindur në vitin 1949. Ajo po ashtu sipas mjekëve vuante nga sëmundje të tjera.

Rastet e sotme e cuan në njëmbëdhjetë numrin e të vdekurve nga koronavirusi nga i cili deri mbrëmë janë prekur 423 persona, prej të cilëve 71 janë shpallur të shëruar.

Numri më i madh i të prekurve është në komunën e Malishevës ku janë konfirmuar 70 raste e pasuar nga Ferizaj me 66 dhe Prishtina me 51 raste.

Një ditë më parë në Kosovë filloi zbatimi i masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes, i cili lejon qytetarët e moshës mbi 16 vjeçare dhe nën 65 vjeç, të dalin nga shtëpitë vetëm një herë në ditë për një orë e gjysmë për t’u furnizuar me mallra të domosdoshme.

Kufizimet e vendosura nga ministria e Shëndetësisë si pjesë e përpjekjeve për të penguar zgjerimin e infektimeve, u kritikuan nga partitë politike që i cilësuan ato si kundër kushtetuese.

Ndwrsa në Shqipëri numri i viktimave ka shkuar në 26.

Një 64-vjeçare nga Tirana, e prekur me Covid-19, vdiq mëngjesin e 16 prillit. Ajo ishte e shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, në gjendje të rëndë dhe e intubuar prej 2 javësh.

Në total numri i viktimave shkon në 26, nga 518 të infektuar, ose sa 5 për qind e totalit.

Ndërkohë numri i të shëruarve deri më 16 prill është 277 persona.
Pacientë ende aktiv me Covid-19 kanë mbetur 215.

Prej tyre, 43 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, 10 prej të cilëve në gjendje të rëndë.