Poezi për fëmijë

0
697
Bajram Bashota

Bajram Bashota

KOPSHTI IM

Në kopshtin tim
ka lloj-lloj pemë.
I kam mbjallë
për nipër e mbesa.
A bën të marrim
ndoj frut: – thotë Kujtesa?!
Merrni molla u thom
merrni dardha
Janë pjekur
kuq si gjaku
Janë të ëmbla,
s’u hahet haku.
Njëri merr mollë
tjetri qershi,
kurse i treti shefteli
Merrni sa të doni
gjyshi u thot.
Më shumë do t bëjnë
në tjetrin mot.

GU-GU ISUFAT

Verë e dimër
n’oborrin tim.
Kalojnë jetën
plot me gëzim.
Dimrit flejnë
nën qati.
Verës flejnë
nën bojli.
Pse këndojnë kështu
kish histori.
Ua kishin vra dy vëllazni
Prej atëherë mbajnë zi
për ata vëllëzëri djem të ri
Me këngë e qajnë Isufine
në fyt gjerdanin e kishin këputë
qyqe të rremit ilanë ca harbut.

PRANË DRITARËS SIME

Pranë dritarës sime
këndojnë bilbilat.
Pranë dritarës sime
kanë çelë trëndafilat.
Kur hapi dritarën
zemra më gufon.
Kur këndon bilbili
zemrën ma qetëson.
Edhe erë e luleve
më futët në dhomë.
A po e ndien kënaqësinë
i them: – oj Jehonë?!