E BËNË LECKË KUSHTETUTËN?!

0
495
Kushtetuta - 2008 - KS

Binak Maxharraj

Kushtetuta e Kosovës është njera ndër kushtetuta më të mira në Evropë e me gjerë. Por, kjo kushtetut qe sa vite, e sidomos në këtë vitë ka ra në hall te madh. Kësaj kushtetute i madh e i vogël, bariu dhe akademiku, gazetari, opinionisti dhe politikani ia kanë mesy ku secili ne menyrën e vetë donë ta intërpetoi.

Pra, këte kushtetutë e kanë msy si çakejt nga te gjtha anët, po donë me ja nxjerr shprtin. I madh e i vogël qe nga Presidenti e deri te pastruesi sot po merrën me kushtetutën, me interpetimin e saj.

Sejcili prej tyre këtë kushtetutë e interpeton sipas qejfit dhe deshirës së tij dhe interesit të partisë së tij. Për te njetët nene jipen interpetime të ndryshme siku kushtetuta ti kishte 100 dyrë për dalje e hyrje.

E bënë leckë, paqavër kushtetutën më interpetime te ndryshme, e rrallë kush e thotë dhe vepron ashtu siç thotë kushtetuta. Duke e interpretuar kushtetutën njerezit e thjeshtë, politikan dhe pushtetar partitë politike janë në luftë më njeri tjetrin, se kush ka te drejtë e kush jo. Qohet edhe njeriu i thjeshtë mbas edhe çobani qe dy fije nuk i ka me kushtetutën e interpeton sipas qaejfit, bile i kundërvehet edhe akademikut, profesorit qe për shumë vite e ligjeron ne Universitet Kushjtetutën, gadi qe si thotë ti nuk dinë gjë.

Nuk është për tu çuditë ndaj atyre qe ia futin kot duke e intërpetuar kushtetutn, por është shumë e quditeshme kur edhe vetë Gjykata Kushtetues për te njejtën materie jepë interpetime të ndryshme për te jejtën çështje, sipas urëdhave të te forteve në politik, sepse ata i kanë vendosë në gjykatë jo më meritën e tyre por sipas interesave te politikës qe te luajnë lojën e djallit me kushtetutën.

E kanë bërë kushtetutën si një leckë.Është për tu vajtu. Mjerim.
Kjo është e turpshme, skandaloze qe te jepë më kuptu se jo Kushtetuta, por gjykata kushtetuese është e kapur dhe e zapueme nga klanet e ndryshme mafioze e politike qe sa vite vrajnë e këthejellin në këtë Kosovën tonë shumë te pëvuajtur.

Deri kur kështu, një zot e dinë.