A po na vjen në pyetje shtetësia e Kosovës?

0
292
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Shqiptarët përsëri po jetojnë më saga kuislinge, si diçka shumë te pa kuptueshme ?! Pushtetet çfarë i patëm më shumë morën vendime të jashtë ligjshme. Morën vendime mbi bazat e diktaturës dehumanizuese. Kosova jo vëtem tash por që krejtë pas luftën, po jeton në gjendjën e pashpallur të jashtëzakonshme?!

Nëse papritmas u ndeshëm më epideminë si mbarë bota, pa pritmas edhe na erdhën të keqiat varg, nga njerëzit, të cilët u ‘infektuan” dhe u fiksuan vëtëm pas pasurisë së paligjshme…!

Klasa e burxhujëve politikë proceset nuk i dërguan përpara, por po i kthejnë mbrapa. Dhe, kjo po don më na kushtua edhe me sovranitet dhe me shtetësi të Kosovës?! Ka shumë kohë që miqtë tanë për shkak të këtyre veprimeve hazardeske, të cilat nuk e kan asnjë lidhje më shtët-ndërtim dhe mirëqenje, e as me demokraci po na kthejnë shpinën.

Tërheqja e njohjeve, mos liberalizimi i vizave, mos inkuadrimi në strukturat relavante ndërkombëtare, janë vepër e këtyre analfabetëve potencialë politikë. A pa tru dhe mendje të ndritura nuk mbahet shteti?! Edhe pavarësinë çfarë e kemi mbi Pakon e Mati Ahtisarit, ka filluar të na rrezikohet seriozisht.

Dështuan në politikat e jashtme dhe në politikat e bredshme, e këto dështime, po dëshirojnë t’ia faturojnë Albin Kurtit, që kurrë deri këto 50 ditët e fundit nuk e kishte pushtetin! Këtyre marifeteve ju ka dalë boja.

E kanë pru situatën, që ngadalë t’i humbim miqtë tanë evropianë dhe amerikanë, të cilët shumë na kan ndihmuar që të jemi të lirë. Po, si po e akuzoni dike si anti-amerikan dhe marrëzira tjera? Amerika dhe Evropa nuk i dëshirojnë njerëzit që abuzojnë, dhe rrënojnë çdo vlerë demokratike në Kosovë. Me veprimet e juaja e keni pru në pikëpyetje të madhe edhe pavarësinë. Dhe, për të gjitha këto, dhe kthimin e mundshëm në rezolutën famoze, 1244 ende të pa anuluar, e paska fajet, kryeministri në tërheqje, Albin Kurti!

Këto broçkulla dhe ajo e radhës më shkarkim të qeverisë, në kohë pandemie, nuk ju shiten as te fëmijët! Bota demokratike ju qiti para sprovave të shtet-ndërtimit, por ju dështuat ?! Dhe, po gjeni fajtor kujdestar dikë tjetër! Pushtetarë të tillë dhe kuvendarë kopukë, jo të gjithë natyrisht, zor së gjen dhe sheh, veç në ndonjë vend të Afrikës!

Ju nuk keni mundësi të përgjigjeni në asnjë pyetje. Pse? Sepse e keni dhier punën më ka krejtë si orlatë në plepa! Nuk dini çka është e vërtata, se jeni mësuar të fabrikoni rrena para qytetarëve. Po i frikësoheni shumë të vërtetës, dhe për atë jeni duke lëvizur çdo gurë, për ta kthyer pushtetin e humbur! Sado që po mundohemi t’ia mbyllni rrugën realitetit dhe të vërtetës, nuk do keni mundësi shumë gjatë. Kundër jush është realiteti, se njerëzit kanë sy më pa, dhe kan veshë për të dëgjuar…?!