Shkoi për vizitë tek djali në New York, vdes nga koronavirusi ish-këshilltari bashkiak i Lezhës

0
457
Agron Vraja

Gazeta Express, 13.04.2020

Një ish zyrtar lokal në Lezhë humbi jetën nga COVID-19 në New Jork.

Agron Vraja, ish-këshilltar bashkiak dhe drejtues i Partisë Demokracia Sociale prej disa vitesh, humbi betejën me virusin.

Vraja kishte shkuar në New York të vizitonte djalin që e kishte me studime atje, ku dhe është infektuar. Ai ishte babai i dy fëmijëve, dhe së fundmi punonte si specialist pranë këshillit të qarkut Lezhe.

Lajmi është bërë publik nga shumë miq të tij në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur dhimbjen për vdekjen e parakoshme të Vrajes.