Gjëegjëza e gjigantit

0
698
Gj - ilustrim nga Dea Halimi

Ilustrimi nga Dea Halimi

Dea Halimi

Nga libri “Yjtë farfuritës” tregimi për shkronjën Gj

Dea Halimi
Dea Halimi

Gjërat nuk janë gjithherë ashtu siç i shohim. Këtë pa ndërprerë ma përsëriste gjyshja, që tashmë është larg dhe zërin ia dëgjoj vetëm përmes telefonit. E kujtoja gjyshen dhe ndjeja mall për të…
– Ku e ke mendjen Dea, – më zgjoj zëri i mësueses nga kujtimi përmes së cilit lidhesha me gjyshen. – Në orë të mësimit duhet të përqendrohesh vetëm në mësim!
– Po mësuese, – ia bëra, – ne po flisnim për gjëegjëza. – Unë e rikujtoja një thënie të gjyshes sime, e cila mund të thuhet se është një gjëegjëzë e bukur.
– Po si na qenka ajo, – m`u afrua mësuesja dhe m`i përkëdheli flokët.
– Gjyshja thoshte: Gjërat nuk janë gjithherë ashtu siç i shohim, zemër.
– Kjo nuk është gjëegjëzë, por është një e vërtetë, Dea.
– Unë, – ndërhyri Gjethja, – do ta flas një gjëegjëzë për gjilpërën.
– Ta dëgjojmë pra gjëegjëzën për gjilpërën nga Gjethja, – tha mësuesja.
– Gjilpëra është e rrezikshme, të ther e të del gjaku! Të ënjtë dorën apo gishtin… – tha Gjethja e ende pa e përfunduar rrëfimin e ndërpreu Gjelbëroshja.
– As kjo nuk është gjëegjëzë!
– Po cila është, pra, moj Gjelbëroshe?
– Sot… gjëegjëza duhet të jetë me shkronjën Gj, këtë mos e harro,- i psherëtiva unë te veshi Gjelbëroshes, lehtë, të mos më dëgjonte mësuesja.
– Natyrisht, nuk e harroj! Me shkronjën Gj fillon emri im, – tha Gjelbëroshja me zë të ulët.
– Çfarë pret, Gjelbëroshe? Do të flasësh apo jo?
– Po, po… mësuese. Ja dhe gjëegjëza. “ Gjithë botën e qep e veten e vet e lë zhvesh”.
– Po, – ndërhyri mësuesja, – kjo është një gjëegjëzë.
– Natyrisht, është gjilpëra, kush tjetër, – thash unë.
– Po ti, Dea, mund të na thuash një gjëegjëzë tjetër, që nis me shkronjën Gj?
– Po.
– Thuaje atëherë.
– Ja… është një gjëzë që e ka përdorur një gjigant për ta mbrojtur një urë ylberi…
– Si është, thuaje, si është, – kumbuan plot zëra në klasë, të cilët gojëhapur prisnin ta vazhdoja gjëegjëzën e gjigantit… Të gjithë ishin bërë sy e vesh.
– Ajo urë e gjigantit lidhte qiellin e tokën… – nisa t`u flisja.
– Ka qenë ylber?
– Jo.
– Kanë qenë pupla të gjelit… – folën kureshtarë shokët e shoqet.
– Jo… Ajo është rrumbullak e ç`rrumbullak, kur të prek të bën me gjak! Kjo është, – i shikova shokët e shoqet e mia… – A mund ta thoni se çfarë është?!
Ata heshtën.
– Janë gjembat e iriqit, apo jo, mësuese, – fola unë.
– Po, – tha mësuesja.- E bukur qenka kjo gjëegjëzë.