BOTË FRIGOHU PREJ VETËVETES E ZOTIT!

0
498
Bajram Bashota

Bajram Bashota

BOTË FRIGOHU PREJ VETËVETES E ZOTIT!

Botë frigohu prej vetëvetes
se s’po e don vetveten?
Zotin e Madh po e harron
krijuesin e të gjitha botërave
pse s’e respekton?!
Ai e krijoi këtë botë e këte jetë
ta gëzosh e ta adhurosh
po ti botë pse s’respekton,
pse këshillat s’ia zbaton?
Botë ti je bërë e marrë
ti vetvetën s’po e don
vetëvetes lakun po ia bën.
Pse mundohesh ta sundosh këtë botë
sundimtarë i sundimtarëve është
veç i Madhi Zot.
Kthjellu botë se ka fuqi mbi fuqi
pse të ka hy n’shpirt gjithë kjo lakmi
mos me lanë rehat në tokë të vet e shtëpi
e me i gjue njerëzit në det të zi
me hy n’gjynah me gra e fëmij
pse botë mundesh e ke fuqi
po zoti nuk të mësoi kështu ty
prandaj t’u hakmerr me Korona virusin e zi
që është arma më e vockël që ka zoti
se ke dalë nga rruga e tij kahmoti.
Kthjellu o botë kthehu te fjala e zotit
se vetëm ai zotëron krejt këtë gjithësi
dhe vetem e tij është kjo pasuri që ta gëzosh
mbi kët dhe të mbretërosh, por jo në këtë
mënyrë se s’ke fuqi se fuqi mbi fuqi
e ke Zotin përmbi.
Prandaj o njeri mos u bën hilegji
kot ushqehesh me lakmi se ajo çka s’është
e jotja nuk të takon ty se zoti ka armën
ka virusin e zi që ta bën me dije se më i fortë
është se atomi yt o botë, o njeri
po kthjellu dhe ndiq rrugën e tij
është më e madhja pasuri dije, o botë o njeri!!!

LUMI AI QË KA DURIM!

Lumi ai që ka durim
Në këtë jetë ka lehtësim
Durimi o njerëz durimi
E sjell mirë përfundimin
Kjo jetë ka peripeti
Me durim kalohet çdo stuhi
Tani kur kemi një luftë të madhe
Këtë pandemi globale
Ku njerëzimit i kanoset rreziku
Po durimi nuk i iku
Luftë po bëhet me mençuri
Me durim e gjakftohtësi
Po kalon edhe kjo pandemi!
👎

VETËM GOTËN E IDHT!

( Prof. Latif Berishës )

Gjakove e gjakove
Livadhit të jetës
Që t’i gjesh
Tri gotat e të vërtetës
Po gotën zbrazët
Askund s’e gjete
As të ëmblen
Që e ruaje për vete
S’munde t’ikombinosh
Në të njejtën gotë
Të zbtazten e të ëmblen
T’i bënë copë më coë
– Pije të tha xhelati
Vetëm të idhtën gotë!


PSE NA ZURI KJO BELA?

Pse na zuri kjo bela
A pak ishim fukara
Të mos punojmë
Të rrimë mbyllë
Pse na zuri kjo menxyrë?
Të rrimë mbyllur
N’burg shtëpiak
Jem të mirë edhe për dajak
Se vëllau vëllaut i hyri n’hak
O për besë jemi të mirë
Edhe për dajak!
Se Zoti s’duroi ashtu si ishim
Se veç një nënë e babë e kishim
Që veç një zot dhe ata na lindën
Ata na bënë këmbë e duer
Jo me i lënë vetëm pa bukë pa ujë
Zoti është një! Babë e Nënë i dyti
Si ua këthyet shpinën e shpirti s’u dhimti?
Po zoti s’është macë me grrithë
Ta kthen prej s’larti ta fikë derën e shpisë
Kur i len prindët në rrugë të madhe
Jo me zotin s’ka hajgare!
Ta kthen belanë që s’ mund ta hjek
Murtajen e zezë që ta fikë deren krejt
Se ke lënduar zemrt që i adhuron zoti
Prandaj të solli kësi të zezë moti!