Laponët – një popull i harruar

0
1235
Vajzë lapone

Shkruan Fahri Xharra, Gjakovë – Revista Drini

Diku në veriun e skajshëm të Europës, një popull i pa njohur jeton në katër shtete: Suedi, Norvegji, Finlandë dhe në Rusi. Me ka terhequr ngjyra e flokëve, lëkurës dhe syve të tyre – por për mua mbeteshin një mister. Historia e tyre fshehet, mohohet dhe bastardhohet në atë masë sa që askush nuk i bie në fije, as banorëve të atyre katër shteteve që i përmenda. Sekreti, me siguri ruhet nga ata që nuk e lejojnë të publikojnë të vërtetën e tyre.

Shpesh e bëj krahasimin me ne, kur ne dy qind vjetshin e fundit nuk dihej se kush jemi dhe nga jemi, e para nesh ishte një histori dhjet mijë vjeçare.

Po laponet, kush janë ? Pse nuk kanë histori ? Ata nuk kanë pikur nga qielli, janë njerzë të tokës. Nuk besoj që janë të shkuar aty ku banojnë. Por urrejtja ndaj tyre është aq e madhe mu nga këto shtete, sa që janë përdorë metodat nga më të ndryshmet për zhdukjen e tyre – sterilizimi i femrave lapone.

Nga harta e shihni se ku jetojnë, pra në veriun më te skajshë të Europes. aty ku nuk jeton njeri, përveç tyre, ku temperaturat bijnë edhe në – 40 gradë C. Jetesë dhe mbi jetesë së bashku.

Të shpjegojmë, janë popull autokton i Skandinavisë, quhen edhe  popull samé ou sami. Populli Sami është i indigjen i Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës. Disa prej tyre jetojnë deri te ishulli Kola, në Rusi. Që nga shek. 16-të jetojnë gati në të gjithë regjionet nordike.

Numri i tyre sillet rreth 70 mijë të shpërndarë pra në ato katër shtete.

Shikoni një paradoks shtetëror të të kate shteteve: ”Sipas Ligjit nr. 56, i 12 Qershorit 1987, ku Parlamenti Same (Sametinget) ka trajtuar shumë probleme juridike, që i përkasin komunitetit Samé ( ligji Samé ), një person është Samé, nëse e flet gjuhen Samé, si gjuhë amtare ose jeton si ata, sipas rregullave të shoqërisë samé.

Gjuha e tyre i përket grupit fino-hungarisht, me më shumë ngjashmëri me atë fine të detit Baltik, si finet dhe estonet. Në të vërtetë gjuha e tyre ishte Proto-Lapone, e cila ka pësuar ndryshime të mëdha, duke u ndikuar nga finlandishtja. Pra, ata e kishin gjuhën e tyre, deri me ardhjen e finlandezëve.

Ka shënime nga Taciti “De origine et situ Germanorum“, por nuk jepet e vërteta e tyre. Për çudi e “vërteta“ e tyre del ne vitin 1998 !!! Në fillim ishin pagan, por që nga shek. 12 AD e krijuan Kishën e tyre.

Që nga shek. i 9-të fillojnë, të obliguar t’u paguajnë tatime vikingëve.

Zbulimet arkeologjike dëshmojnë se Laponet ( Same ) janë në Laponi para 6000-7000 vjetësh. Por ka gjurmë, që dëshmojnë për jetesë andej pari, që nga Periudha e akullit (rreth 10 000 vjet BC.)

Filozofi suedez ishek 19, Erik Gustaf Geijer donte te fliste të vërtetën e plotë të tyre. Zbulime e reja tregojnë që laponet kanë arritur këndej pari në epoken e Bronzit. Këtu thuhet që keta kane ardhur kendej pari në e pokën e quajtur “Indo-Erropiane.” ( s’ka epokë Indo-Europiane ), epokë e cila e solli edhe kulturen e bujqësisë.

Rreth vitit 1836, filloi shfrytëzimi i minierave në tokat e Laponëve nga Suedezët. Laponet ishin ngarkuar me punë shumë të rënda, duke bartur mineralet në kushte ankthi. Kjo bën që një pjesë e madhe tyre lëshohen poshtë në Norvegji, ku pason asimilimi.

Në vitin 1673, mbreti i Suedisë e shpallë kolonizimin e regjionit verior të saj, pra Laponinë e Suedisë.

Keta njihen si rrites të drenjve, por kërkimi i mineraleve e zvogëloi sipërfaqen e gjelbert, dhe jeta edhe për laponet vështiresohet. Familja lapone ( same ) zakonisht i ka 4-5 fëmijë. Djemtë mirren me rritjen e drejve dhe vajzat me punët e shtëpisë. Numri i madh i fëmijve iu paraqet problemin e trashigimisë sepse jane te varfër. Më e keqja për është vdekja e prindërve, ata mbesin pa ndihma, bile as shtetërore. Fëmijët e deshirit, pa prindë, mbeten si një pemë e veçuar, vetëm kundër frymës, sepse nuk e ka mbështetjen e pyllit.

Tani, ende pa u zhdukur, Laponia është në listën e trashëgimisë botërore. Një kopsht zoologjik me laponë… Në vitin 2016 janë regjistruar se gjuhen lapone e flasin vetëm 40% e popullsisë.

Deri në shekullin e 19-të, historinë e tyre e kanë bartur gojë pas goje, brez pas brezi.

Lashtësia historike e tyre, është shumë e errët. e kanë një fizik karakteristik, morfologjia e tyre dhe tipi i gjakut të janë të veçanta. Këtë e thonë pushtuesit sued, norvegj dhe finn. Paramendoni laponet duhet t’i paguajnë tatime Norvegjisë, Suedisë dhe Rusisë, në të njëjtën kohë. Paramendoni Franca ka dëgjuar për laponet rreth viteve 1751- 1826.

Po ne ?

(Les Samis (ou Sames, ou anciennement “Lapons” en Français) sont un peuple autochtone dont le territoire est la Laponie. Leur origine remonte à plus de 4 000 ans. C’est le dernier peuple indigène d’Europe. Leur population, répartie en Russie, Finlande, Suède et Norvège, comprend entre 85 000 et 135 000 individus.)

Europa e quan “një racizem i fshehur“, që ndaj tyre egziston ne Suedi dhe Norvegji, ndaj një populli autokton.

Fahri Xharra, 11.04.2020
Gjakovë