Kalo publikon foto me pacientin: Udhët e Tiranës t’a thyejnë zemrën

0
293
Spitali Infektiv

Aktualitet11/04/20

Përmes një publikimi në rrjetet sociale mjeku Tritan Kalo u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të dëgjojnë këshillat e specialistëve. Kjo nisur edhe nga disa foto qytetarësh që kanë populluar rrugët e Tiranës.

Njëkohësisht Kalo publikon edhe disa foto me kolegët dhe një pacient të shtruar në infektiv, i cili është duke luftuar me COVID-19.

Publikimi i plotë i Kalos

DURIM, durim dhe vetëm durim… PËRSËRITJA mbetet mama e dijes, dhe aspak baba e mërzitjes…Jemi ende larg së të thirrurit FITORE… Vetëizolimi, distancimi fizik, higjena vetjake dhe ajo kolektive, ushqimi, ajrimi i mjedisive tona, rehidrimi po fillojnë të na shpërblehen, POR me orët e “liridaljes” nuk duhet abuzuar….

UDHËT e Tiranës zhurmojnë dhe t’a thyejnë pak zemrën ku sheh pamje si më poshtë…..Në spital me infermjeret tona duararta e fjalëpakë të Pavjonit të parë, Mirën e Lulin si dhe me Agimin, i cili po përballet me Sars-Coc2/Covid-19 dhe këmbëngul që të bëjmë një foto së bashku….

Fjalët në mesazhin e tij që bashkëshoqërojnë foton me të, janë prekëse dhe përmbajnë shumë mirënjohje: “Më bërë ta shijoj këtë shkëlqim dielli në dritaren time. Përqafime me mirënjohje të thellë.”….

DËGJONI vetëm këshillat e specialistëve dhe jo ato të gjithologëve, për të mirën e shëndetit tuaj fizik dhe mendor….JU DUAM shumë, POR edhe ju duhet të doni më shumë veten tuaj, si dhe të respektoni përkushtimin e punën tonë….BASHKË ME SIGURI do ja dalim mbanë!!! /Opinion.al